Galliani ndëshkon Mario Balotellin

Redaksia Online May 8, 2013 13:11

Galliani ndëshkon Mario Balotellin

Mario Balotelli vazhdon të shënojë pa pushim, duke u shndërruar në një lojtar kyç te Milani. Nga ana tjetër, vijon të ketë një raport aspak të mirë me gjyqtarët. “Super-Mario”, në dhjetë ndeshje me Milanin, ka shënuar nëntë gola, ndërkohë që ka marrë gjashtë kartonë të verdhë.

Sakaq, administratori i kuqezinjve, Adriano Galliani, ka bërë të ditur se kartoni i fundit që Balotelli ka marrë, do t’i kushtojë rëndë “Nuk bën mirë që heq fanellën dhe do ta kuptojë se sa shumë ka gabuar kur të marrë rrogën. Është e vërtetë që ka marrë gjashtë kartonë të verdhë, por ama ka shënuar nëntë gola. Dhe, duke qenë se numri i golave është më i madh se ai i kartonëve, unë nuk mërzitem. Por, pavarësisht kësaj, gjobën nuk ia heq kush”.

Galliani tregon edhe një prapaskenë interesante lidhur me jetën e Mario Balotellit “Fakti që Mario është një tifoz i Milanit, i jep atij diçka më shumë. Më ka treguar se në vitin 1999, kur Milani u shpall kampion i Italisë me trajnerin Zacheroni, ai festoi në sheshin e Brescias me flamurin e Milanit”.

Redaksia Online May 8, 2013 13:11
Komento

1 Koment

  1. Tani May 8, 13:40

    Ky do te perfundoje punetor krahu.Me kete po eksperimentohet se si pa tru dhe me shume leke je futbollist.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*