“Game of Thrones”, shakaja e Veliajt me nxënësit e “Hasan Tahsin”

September 11, 2017 17:32

“Game of Thrones”, shakaja e Veliajt me nxënësit e “Hasan Tahsin”

Kryebashkiaku i Tiranes dallohet per bluzat me mbishkrime qe vesh here pas here, kur deshiron te jape nje mesazh te caktuar. E nese shpeshhere e kemi pare me bluzen e Superman-it, Spiderman-it, Iron Man-it apo Batman-in teksa peruron nje çerdhe a kopesht, sot ne perurimin e shkolles se re “Hasan Tahsin”, ka zgjedhur t’u beje nje shaka femijeve duke veshur nje bluze ku shkruhej “School is Here”.

Te fiksuarit pas serialit te famshem qe ka rrembyer vemendjen e gjithe botes “Games of Thrones” e kuptojne paralelizmin me shprehjen e njohur “Winter is Here”.

Me sa duket Veliaj ka dashur t’u thote femijeve se mjaft me pushimet, tani erdhi shkolla, duhet te pervishni menget dhe te dilni me 10-ta. Keshtu kryebashkiaku na tregoi se edhe ai vete eshte fans i çmendur i “Games of Thrones”.

September 11, 2017 17:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*