Ganaj: Vendimet e gjykatave, qesharake. Në 10 vjet s’është dënuar askush për fshehje pasurie

April 22, 2015 11:00

Ganaj: Vendimet e gjykatave, qesharake. Në 10 vjet s’është dënuar askush për fshehje pasurie

Kryetari i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, Shkëlqim Ganaj, tha se gjykatat japin vendime qesharake në lidhje me zyrtarët të paditur nga ky institucion, për fshehje apo mos deklarim të pasurisë.

I pranishëm sot në Komisionin e Ligjeve, Ganaj i kërkoi parlamentit ndryshim të ligjit, duke propozuar rritjen e viteve të burgut për zyrtarët.

“Ka 10 vjet që nuk ka zyrtarë të dënuar.

Edhe kur ne kemi raste të referuara në gjykatë dhe prokurori, vendimet janë qesharake.

Duhet të ndërhyjë parlamenti për të bërë ndryshime në ligj” tha Ganaj.

Ai u shpreh se e kishte marrë detyrën “në një situatë të vështirë për shkak të mbartjes së rreth 9004 deklaratave pasurie”

“Gjetëm një skemë kontrolli katastrofike, ndonëse ligji kërkon hetim çdo  2 vjet kishte zyrtarë që nuk ishin kontrolluar asnjëherë.

-1500 kontrolle të kryera në vitin 2014,

-156 raste kanë fshehur pasurinë ose nuk e kanë deklaruar

-500 zyrtarë janë ndëshkuar me masa administrative

-1 gjyqtar dhe 1 kryetar Bashkie kanë ardhur për të dhënë para.

April 22, 2015 11:00
Komento

3 Komente

  1. petrit April 22, 11:46

    Shoku Ganaj !
    Ju mirekuptojme se e keni te veshtire qe ti gjeni parate e fshehura te politikaneve shqiptare se kaq budallej nuk jane sa ti derdhin ne bankat shqiptare apo te bejne hapur biznese te pista.
    Me kujtohet qe OJF “Mjaft” qe lidhet me emrin e Veliajt, ne nje “studim” te saj, na nxori se shumecen dermuese te deputeteve multimilionere ne parlamentin shqiptar, e perbejne socialistet e PS e LSI.
    Sa i ke hyre gjithe asaj pune qe te zhbirosh me mijra “armiq te partise e te popullit” se sa para kane, pse nuk e nis me keta deputetet ?
    Mesa na ka informuar “Mjafti”, behen nja 25 cope deputete multimilionere socialiste.
    Nuk jane dreqi e mori kaq shume ! Vetem 25.
    Sikur nga dhjete cope te kontrolloje per cdo muaj, muajin e trete e kishe mbaruar kete pune.
    Nese do ti hyje punes persembari duke germuar edhe me pronat e parate e fshehura jashte shtetit, ja qe do te zgjateshte kjo pune per nje apo dy vjet.
    Por kur degjojme qe meresh me milionat leke te vjetra te Bodes, e hesht per qindra milionat ne euro te kapitalisteve socialiste, pak kush mund te besoje se po ben ndonje pune te ndershme.

    Reply to this comment
  2. Arben April 22, 13:09

    RROFTE SALI BISHA.

    Reply to this comment
  3. fatmiri April 22, 15:59

    Po mire parate fshihen dhe ne breke e atje vetem Saliu mund ti zbuloje, po vilat e Lalezit, Golemit e kudo fshehur jane?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*