Gangsterët Reformatorë

Viktor Malaj April 12, 2016 21:30

Gangsterët Reformatorë

“Krimi ynë ndaj kriminelëve qëndron në faktin se ne i trajtojmë ata thjesht si maskarenj” / Friedrih Niçe

 

Tash 26 vjet shqiptarët kanë dëgjuar premtime pa fund për reforma që do ta bënin vendin “si gjithë Evropa”. Dëshira e tyre e ligjshme për të jetuar më mirë dhe më me dinjitet i ka bërë ata të jenë shumë të ndjeshëm ndaj “reformave”, por ndjeshmëritë dhe pritshmëritë më të mëdha, me të drejtë, kanë qenë dhe mbeten për drejtësinë. Kur njeriu normal ballafaqon premtimet 26 vjeçare me gjendjen reale të punëve, fillon e dyshon se mos këtë gjendje e kanë shkaktuar faktorë jashtëshqiptarë dhe se autorët e kësaj gjendjeje nuk mund të jenë pikërisht ithtarët dhe propaganduesit zhurmëmëdhenj të reformave.

Reforma në Drejtësi, e propaganduar dhe iniciuar nga drejtuesit aktualë të Shqipërisë, ka ngjallur më shumë interes sa për shkak të padrejtësive të hapura, të shumta dhe alarmuese që bëhen përditë, aq edhe për faktin se në të janë përfshirë drejtpërdrejt edhe të huajt. Në këto kushte, dalin më në pah disa probleme që vështirë se zgjidhen, pa u dhënë përgjigje pyetjeve pse u krijuan dhe kush i krijoi.

Përderisa nevojiten reforma të thella, kjo do të thotë se gjendja e punëve është katandisur shumë keq dhe se kjo gjendje mund të shërohet vetëm me një reformë rrënjësore. Të gjithë e dimë se kjo gjendje nuk është krijuar as në një ditë dhe as në një vit. Si gjithmonë dhe si gjithkund, gjendjet e krijuara kanë shkaqet dhe autorët e tyre. Dhe dihet mjaft mirë se autorët kryesorë të mjerimit tonë moral në fushën e së drejtës janë ata që e kanë drejtuar, qeverisur apo sunduar vendin prej një çerek shekulli me metoda kaçakësh dhe bejlurçinash otomane, pavarësisht nëse ishin në pushtet apo në opozitë, janë ata që e nisën “reformën” në drejtësi me juristë kursesh 6-mujore dhe e përfunduan me manipuluesit e zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës dhe që pastaj, veglat e tyre të manipulimit, disa pijanecë dhe ish- të dënuar ordinerë, i bënë zëvendësues të tyre në krye të partisë. Këta njerëz janë ata që kanë më shumë arsye t’i druhen reformës së vërtetë, dhe në fakt i druhen. Atëherë, kush do ta realizojë reformën “shpëtimtare” për shqiptarët?

Si pushtetarët aktualë, ashtu edhe ata të deridjeshëm, lënë të kuptohet se janë gati të sakrifikohen për të drejtën dhe për popullin. Të gjithë thonë se janë dakord me përfundimet e Komisionit të Venecias dhe me sugjerimet e diplomacisë perëndimore. I dërgojnë ftesa njëri-tjetrit dhe ua refuzojnë takimet palës kundërshtare. Tani njerëzit pyesin: Me kë po luajnë dhe po tallen këta politikanë të paskrupuj që kanë sjellje qartësisht prej halabakësh?

Si mund të jesh dakord me reformën dhe, kur të thërrasin për miratimin e reformës, ose shkon e rrëzon gardhet ku ndërtohet një kënd lojërash për fëmijë, ose i vë benzinën një bunkeri “artistik” që ka ngritur mentaliteti deficient i qeverisë, ose i kërkon palës tjetër të heqë nga parlamenti ata deputetë që s’të pëlqejnë ty etj.etj.? Edhe flet për shtet të së drejtës e kërkon të marrësh monopolin e reformimit të drejtësisë dhe, nga ana tjetër, nuk i drejtohesh drejtësisë por rrugës për të zgjidhur ato që beson, ose hiqesh sikur beson, se nuk janë të drejta. Edhe flet për drejtësi dhe rend demokratik, por edhe bën thirrje çdo javë për revolucion e madje i kërkon Presidentit të zgjedhur me 71 vota deputetësh të shkrijë parlamentin me një shumicë prej gati 90 deputetësh.

Të gjitha këto do të tingëllonin të çuditshme dhe të pakuptueshme, sikur të mos i njihnim autorët e këtyre kundërthënieve e kundërqëndrimeve. Ata që e kanë kontributin më të madh në situatën në të cilën gjendet drejtësia në Shqipëri janë pikërisht ata që bëjnë sikur po shkrihen si qiriri për drejtësi. Madje, të krijohet iluzioni se ka qenë mungesa e reformave në drejtësi që e patën “detyruar” Sali Berishën të urdhëronte gjykatësit për dënime kundërshtarësh politikë apo për nxjerrjen të pafajshëm të bashkëpunëtorëve të tij më të afërt në qeveri, megjithëse kishin kryer krime të rënda dhe qartazi të provuara; se ka qenë mungesa e reformave që e shtynë Berishën dhe klikën e tij të falsifikojë dhe dhunojë zgjedhje. Pra, ai, ç’t’iu bëjë reformave në drejtësi se përndryshe do të ishte vetëdorëzuar në burgjet e sigurisë së lartë për krimet e panumërta që ka kryer. Po kështu edhe L.Basha, ç’t’iu bëjë reformave se përndryshe do kishte shkuar vetë në burg për t’u kyçur nja 20 vjet për shpërdorime fondesh qindra milionë euro, tjetërsim të territorit të vendit dhe për vrasje protestuesish të pafajshëm.

E gjithë kjo shfaqje është një lojë me maska siç ka qenë gjithë sjellja e tyre politike. Një sistem i vërtetë demokratik drejtësie është gjëja më e fundit që ata preferojnë dhe gjëja më e parë që duan të sabotojnë. Gjithë çështja është se iu duhet të duken çfarë nuk janë. Këtu ata duhen mirëkuptuar. Me gjithë ato padrejtësi dhe krime që kanë kryer, do të duhej të ishin budallenj që t’i shërbenin asaj drejtësie që i duhet popullit shqiptar. Ata kanë 25 vjet që punojnë për një drejtësi në shërbim të tyre dhe në dëm të popullit. Një drejtësi e moralshme dhe për popullin, ata do i çonte në burg. Po pse, kaq të trashë janë ata sa që të hapin me duart e tyre shtegun që i çon drejt burgimit? Këtë nuk do ta bënte askush po të ishte në vend të tyre.

E keqja më e madhe nuk qëndron tek padrinoja dhe i biri, por tek gjithë “farefisi politik” që i rrethon, i cili, në një mënyrë apo tjetër, ka përvetësuar moralin e tyre. Shumica dërrmuese e “farefisnisë” së tyre nuk kanë kurrfarë idealesh, as atdhetarizëm. Kaq keq janë infektuar saqë edhe njëfarë profesori i tyre, kur e pyeste gazetari nëse protesta e PD-së tek parku ishte në përputhje me ligjin, ai përgjigjej: “Ajo ishte në përputhje me objektivat tanë dhe PD s’ka bërë kurrë mitingje apo protesta të paligjshme”. Ky është morali i tyre politik dhe koncepti i tyre për të drejtën qysh kur janë shfaqur në skenën politike. Pra, për ta është e ligjshme dhe e moralshme gjithçka i shërben objektivit të tyre ose më saktë ardhjes në pushtet. Ky koncept teorik dhe kjo sjellje politike janë tërësisht në kundërshtim me shtetin e së drejtës dhe me realizimin e reformës në drejtësi. Partia e këtij profesori pa moral i ka konsideruar të ligjshme edhe protestat zjarrvënëse që digjnin komisariate policie, apo atë të 14 shtatorit 1998 kur u uzurpuan institucionet shtetërore me njerëz të armatosur.

Ajo që të vë më shumë në mendim është sjellja e të huajve, sidomos e atyre perëndimorëve që e kanë shpallur projekt-reformën si vepër të shtetit të tyre. Ata po na thonë se shteti i tyre do të shpenzojë shumë para për trajnimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve shqiptarë për të mundësuar burgosjen e Al Kaponeve. A thua vërtetë besojnë këta zotërinj se e keqja më e madhe iu ka ardhur shqiptarëve nga Al Kaponet dhe jo nga Kapot e politikës dhe se Al Kaponet kanë mbetur pa u ndëshkuar për shkak të paaftësisë dhe jo nga mungesa e moralit të punonjësve të strukturave përkatëse?

Pra, e keqja ka ardhur nga mosdija, apo nga mosdashja? A shërohet mosdashja me para dhe me trajnime, apo me largime dhe me burgosje? Përse nuk ndryshon dorën, por kërkon të ndryshosh mashën? A mos nuk e kupton se e njëjta dorë do të përdorë masha të të njëjtës markë për të arritur të njëjtat qëllime? Pse dorën kriminale e përkëdhel, e takon, e fton, i lutesh, në vend që ta diskreditosh dhe ta ndëshkosh? Po të ishte prerë dora me kohë sot do të kishim probleme me drejtësinë, por gjendja nuk do të kishte qenë kaq alarmuese dhe e pashpresë. Dokumentet që tregojnë se këta të huaj kanë pasur dijeni për dorën kriminale mbi drejtësinë tashmë janë publikuar. Atëhere, si ta kuptojmë mosreagimin më të hershëm të këtyre diplomacive perëndimore?

Njerëzit që kanë dinjitet vetjak, që kanë respekt për veten dhe shoqërinë së cilës i përkasin, duhet të përpiqen të njohin vetë ç’është e mirë dhe ç’është e keqe, ç’është e drejtë dhe e padrejtë, ç’është e ndershme dhe ç’është e pamoralshme. Paskëtaj as kanë arsye dhe as duhet të presin që këto t’ua tregojnë të huajt. Madje, konsideratën për të huajt duhet ta formojnë mbi bazën e qëndrimeve që këta të huaj mbajnë ndaj normave dhe parimeve që vetë propagandojnë.

Nëse të huajt konsiderohen a priori si engjëj, si mbrojtësit tanë dhe të së drejtës, si të papërlyer e të rënë nga qielli, atëherë kulti i rremë që krijojmë për ta nuk do të na lejojë të shohim të vërtetën. Ata të huaj që marrin me të mirë ligjshkelësit tanë, që i përkëdhelin, i lavdërojnë apo “i amnistojnë” për krimet që kanë bërë ndaj popullit shqiptar, ata të huaj duhen përbuzur dhe trajtuar njëlloj si sundimtarët tanë.

Është e sigurt se jo pak të huaj do të përgjigjeshin me ironi se, “ju vetë i keni zgjedhur këta gangsterë”. Po. Është e vërtetë se jo pak herë ne i kemi zgjedhur dhe jo pak herë të tjera ata janë vetëzgjedhur. Të dyja herët, me ndihmën e këtyre të huajve, me inkurajimin, me mbështetjen e zëshme apo heshtjen e tyre. Ne i kemi zgjedhur kur i kemi parë këta të huaj në krah të gangsterëve tanë, dhe kemi besuar se këta të huaj na duan të mirën dhe na thonë të vërtetën. Kur sundimtarët tanë janë vetëzgjedhur me mashtrime dhe dhunime, shumë prej të huajve ose kanë heshtur, ose kanë mbajtur qëndrime as mish, as peshk. Kanë mbyllur një sy e një vesh ose, më keq akoma, na i kanë shpallur dhunuesit tanë si e ardhmja e qeverisjes tonë, megjithëse ishin e shkuara, madje e shkuara e errët. Me qëndrimet e tyre këta të huaj kanë shpërdoruar besimin tonë tek ata, respektin tonë për ta dhe kanë diskredituar përfytyrimin tonë për vetë ata. Tani, këta të huaj duan të bëjnë reformën në drejtësi me gangsterët tanë dhe jo pa ata, në një kohë që ata janë shëmbëlltyrat e padrejtësisë dhe amoralitetit.

Por, a duhet bërë reforma në drejtësi? Megjithëse, personalisht, nuk pres shumë prej saj, mendoj se ajo duhet bërë. Mirë është të bëhet së bashku me rrënuesit e drejtësisë. Jo pse e meritojnë apo se janë të vlefshëm, por sepse i kemi aty ku ndodhen. Reforma e vërtetë do të mund të bëhet duke i tërhequr në proces, por jo duke i lejuar ta tërheqin procesin në drejtimin që duan ata, domethënë të lejohen të bëhet një reformë që ndryshon mekanizmat, por nuk prek funksionet, që ndryshon strukturat por ruan njerëzit vendimmarrës dhe kështu e mban të drejtën nën këmbët e tyre. Nëse s’duan, duhen gjetur mekanizmat ligjorë për ta bërë edhe pa ata, ashtu siç janë bërë Kushtetuta (ju lutem, kujtoni se ç’thonë sot për Kushtetutën që nuk e votuan) dhe disa reforma madhore ligjore dhe administrative. Një reformë e kushtëzuar apo imponuar prej tyre do të ishte një tallje tjetër me popullin shqiptar, me të sotmen dhe të ardhmen e tij. Një mbajtje peng e reformës nga drejtësivrasësit, do t’i bënte shqiptarët të besonin vërtetë fjalët që përsërisin gangsterët politikë pas çdo vizite në Perëndim, se “U takuam me partnerët tanë dhe kemi përkrahjen e tyre”.

Ndërkohë që zotërinjtë partnerë duhet të kuptojnë se deklaratat e tyre aspak koherente, tashmë zhangëllojnë bezdisshëm në veshët e shqiptarëve. Janë në shumicë ata që mendojnë se gurra e së keqes sonë çerekshekullore do të kishte shterruar, po të mos ishte ndihmuar nga përfaqësues të shteteve partnere. Prandaj kërkojnë qëndrim të qartë: O me popullin shqiptar, o me gangsterët politikë të Shqipërisë! Çdo qëndrim tjetër do të lexohet si një mashtrim i ri. Shpresoj të mos ndodhë një e keqe tjetër e cila do të ligjëronte aktet e mëparshme kriminale ndaj drejtësisë dhe të tjera të së ardhmes, që gangsterët politikë janë të gatshëm të kryejnë për interesat e tyre dhe “në përputhje” me reformën që pritet të bëhet.

Viktor Malaj April 12, 2016 21:30
Komento

26 Komente

  1. TJ April 12, 10:18

    Me vjen keq Dita dhe Z. Malaj! Keto jane gjera qe i dime te gjithe! Keto jane fjale fjale imzot! Nje gazetar duhet te kerkoje shpenien e Berisha dhe Co.para drejtesise dhe largimin e prokurorit apo dhe gjyqtareve qe nuk veprojne! Faktet i dime te gjithe! Tregoni rrugen se si!

    Reply to this comment
    • Albi_I April 12, 11:09

      Mos u lodh kot se nuk ndodh. Arsyeja eshte e thjeshte. Tani edhe Rilindja eshte deri ne fyt me vjedhje dhe krime. Po krijuan precedentin e burgosjes per keto vepra atehere e dine se pas Saliut e kane rradhen ata.

      Me mire ju intereson loja “nuk te ngava, mos me nga”

      Reply to this comment
    • fatja April 12, 17:18

      koment fotos,,,ne kembe kush t’ja filloj LLAPES i pari!!!!!!!!!

      Reply to this comment
    • rrem vogli jr. April 12, 17:38

      shyqyyr zotit qe nga 1991 e deri me sot nuk ka pasr asnje sigurms : operatv e hetues, asnje me sjhkollen e kohes enverit qe messonin dhunen mizoe ndaj shqiptaeve, asnje qe nukk kishte bere gjyqe per aratisjje, e propagande, pra jo te tille.ne sistemin e drejtesise
      Ate e prishi Saliu prandaj nuk do reforme per te cilen ppo bijen theror si arbeerorte virgjerit e virgjereshat e te pakorruptuarit e Edvinit.
      mos i pandeh budallenj njerezit Thano

      Reply to this comment
    • rezart April 12, 23:12

      Dicitura e fotos se mesiperme:
      -Zoti Berisha,te hengshim mune!

      Reply to this comment
  2. andromeda April 12, 10:52

    Të keqen Berisha e kemi parë dhe anatemuar aq shumë sa tashmë jemi cfilitur me këtë simbiozë shoqërore. E keqja më e madhe tani është Rama dhe Rilindja e tij që po tregon nga dita në ditë se është e paaftë të qeverisë me efikasitet vendin. Reforma në drejtësi duhet të ishte kryefjala e kësaj qeverija ‘qysh në krye të herës’, që të mos e linte kundërshtarin të fitonte revansh pas disfatës në zgjedhje. Populli e votoi rilindjen pikërisht për të vënë drejtësi në një republikë horrash e hajdutësh. Por kjo nuk ndodhi, dhe qeveria e adoleshentëve u muar me zbukurime fasadash, fryrje të administratës, dhe show mediatikë. Kështu që, për fat të keq, Rilindja është e diskredituar dhe Blushi ka shumë të drejtë në ato që thotë.

    Reply to this comment
    • Guri April 12, 16:43

      Te krahasosh dhe, me keq akoma, te barazosh qeverisjet e klanit Berisha me qeverine e sotme, eshte njelloj si te barazosh te zezen me te bardhen. Dhe kjo per faktin e thjeshte sepse krimet e Berishes jane faktuar boterisht dhe jane mbuluar perpara syve tane, kurse “krimet” e Rilindjes, megjithe lehjet e arrivistit Blush, jane vetem te supozuara, ose me mire te themi te fabrikuara ne punishten e baltes te PD, dhe te pavertetuara ligjerisht. Kur te vertetohen, atehere le t’i karahasojme cilat jane me te renda dhe ta shprehim ne kutine votimit.

      Reply to this comment
  3. XXXL April 12, 11:08

    Te huaj jane me gangsteret politike ne Shqiperi, kane dhene prova e vazhdojne te japin, ku gangsteret pasi vrasin qytetare ne protesta ne bulevard, quhen BURRA SHTETI, Yll ne Ngritje, etj etj. Me se fundmi i “Huaji i Fundit”, projektet e Reformes ne Drejtesi dhe Dekriminalizimin e Politikes, ja dorzon Kryekriminelit, Kryegangeterit ne nje godine te vjedhur, qe padrejetsish eshte i lire, duke i trokitur ne deren e zyres se tij, per ti marre mendimin qe ai te mitatoj “veteburgosjen” si KRIMINEL.

    Reply to this comment
  4. Edi Sal Met April 12, 12:01

    Dy gangstere ka Tirana
    Sal Berishe Edi Rama
    Al Capone me fleta
    Eshte floriri Ilir Meta

    Reply to this comment
  5. boarder April 12, 13:10

    FOTO TURPI!!!

    Kjo fotografi tregon me shume se mijra fjale se udheheqja e PDse eshte nje bande piratesh te servilosur pa fund ndaj kryepiratit.
    Edhe aktoret me te mire ne bote t’i kerkoje nuk do te luanin me mire rolet e servileve se sa keta sharlatane.
    Sali Berishe Vici(doli) duket si nje kasap mesjetar i ruar e i veshur me kostum.
    Mjere ne kush na ka drejtuar (=rrjepur e neperkembur).

    Reply to this comment
  6. trollna April 12, 13:48

    Perse lodheni kot duke shkruar,i nderuar analist?Ju paguheni,per keto qe thoni,dhe me deshire kapitali ju paguan edhe me shume se disa analiste te tjere,por migjethese eshte nje realitet qe duket dhe qe nuk ka zgjidhje,Ju perseri shkruani. Po cila eshte zgjidhja? Mos duhet te ketheheni ne vitet 1945,kur u be konfiskimi,burgosja dhe shkaterimi i asaj klase qe kishte vjedhur popullin Shqiptar,i asaj klase qe kishte bashkepunuar me pushtusit dhe kishte perfituar para dhe pasuri? Sa here jane thene,e sterthene per keta nderkombetaret keto 25 vjet,qe se ruajne fare per ne,qe nuk i hyn ne pune dhe si prish asnje pune kjo Shqiperi,kjo dihet.Atehere perse nuk jepni rrugen e vetete te zgjidhjes se ketij problemi,gangrene qe e shperfytyroi kete komb? KUSH ESHTE RRUGA?
    AJO E VITEVE 1945.JENI NE MENDJE ME MUA? PO QE JE DAKORT,KJO ESHE E VETMJA MUNDESI QE KY POPULL TE MBUSHI BANKEN E SHTETIT ME 30-40 MILIARD EURO,E PO NUK JE DAKORT,PO DAL NE FILLIM”Shkruaj me mire e me bute qe te paguhesh me shume” Sa per te huajt,perendimoret,perveç SHBA,Europa nuk do ta degjoje emerin Shqiperi,ashtu si ka bere 100 e kusur vjet.TUNG.

    Reply to this comment
  7. tani April 12, 14:36

    Piken mbi “i” ke vendosur edhe me kete shkrim Viktor. Shqiperia sot ka pikerishte fytyren qe donin te huajt, sidomos amerikanet, qe te kishte. Dhe ja dolen se ne krye te vendit mbajten Sali kriminelin edhe kur populli e shporri me arme ne 97. Kurse kjo puna e reformes ne drejtesi eshte si te besosh qe nje kriminel perserites te shkoj nje dite te paraqitet para prokurorit dhe te rrefeje cka ber. Kush do ta bente kete reforme, Ilir Meta qe u zu me presh (bllok) ne dore? Apo Sali Berisha qe jo vetem ka vjedhur bashke me femijet e tij por me keq se kaq, kane vrare shqiptare per te vjedhur dhe mbrojtur veten politikishte! Apo ky rilindasi qe ka peng jete faktin se nuk u be dot rrobaqepes dhe sot ne krye te vendit di te merret vetem me zbukurime zyrash, por qe sot sic po tregon ka nisur edhe vjedhe me keto koncensionet qe i jep vetes dhe betohet per vellane qe e ka te paster. Do duhen disa breza deri sa ky vend te nis rrugen e mbare. Deri atehere……..qendroni veç.

    Reply to this comment
  8. Te cfilitur e te pashprese April 12, 17:17

    Me Hale Berishen e me Nevojtore Meten mos prisni o Shqiptare te behet Reforme. Kjo klase politike nuk eshte e gatshme per Reforme ne Drejtesi pra sdo drejtesi. Shikoni parlamentin qe eshte kthyer ne hamam, drejtuesi hamamit eshte Nevojtorja, perziersi eshte Haleja, pra ka gjetur tenxherja kapan.
    E vetmja zgjidhje eshte zgjedje te reja, por a ka tope kaqoli e PS ta beje, nuk mendoj qe ka, ai eshte nje frikacak pa din e iman, prandaj prisni o Shqipetare te mjere e gogesisni, ndoshta dicka perendia nqs ka te tille do tju hedhe dicka, ju nuk besoni as ne nje tille, por syte megjithate lart i mbani. Amin

    Reply to this comment
  9. katarakti April 12, 19:54

    Jam plotesisht dakort me Andromeden kur thote se nga “qeveria e adoleshenteve” nuk mund te presesh me shume. Nga ana tjeter une verej nje mungese serioziteti dhe perkushtimi ne qeverine e sotme qe jepet pas shou-ve dhe fasadave. Per mua faji tani nuk eshte te Berisha apo te Meta. Por vetem te Rama. Te papergjegjshmeria e tij.

    Reply to this comment
  10. o prangat saliqenit ,o permendoren e xhaxhit April 12, 21:08

    I nderuar Viktor.

    Pa ju genjyer..sinqerisht po ju them qe ke qene nje nder 2-3 analistet me te kompletuar ne gazetat dhe mediumet shqipfolese..por jo vetem je shume larg por dhe po gaboni ose me sakte kaloni kohen dhe merrni ndonje shperblim :

    Gabimi i pare:
    Ju fusni ne nje thes te “gangsterrave reformatore” duke barazuar Ramen me Saliqenin..NE FAKT TE DY KANE KRYER VEPREN E KRIMIT:….-saliu ka veprimtari superkriminale..ndersa edi rama po ben nje tradheti kriminale

    Gabimi i dyte:
    Ky artikull eshte ne formen e nje fletrrufeje dhe me lejo ta pershtas si ne vitet 70 ne kohen e xhaxhit madherishem:

    FLETE RRUFE nr 1
    ==============
    drejtuar zotit Barak Obama si i plotfuqishmi i planetit
    ———————————————————————-
    Une i nenshkruari Viktor Malaj analist ne gazeten Dita ju drejtohem ju i nderuar i plotfuqishmi i planetit se deri kur do vazhdoni te mbyllni syte para krimeve monstruoze te Sali Rame Berishes.(SRB)

    A e dini ju qe SRB i vetmi kryeminister i NATOS qe ka vrare njerez pa ju dridhur qerpiku dhe nje ambasador i juaji i tha “burre ne ngjitje”

    A e dini se edhe NATO qe eshte realisht te na mbroje nga armiku i jashtem…po na le te na vrase armiku i brendshem qe eshte dhe ish k/m Natos
    Keto zyrtaret tuaj me nder me thane e kane “dhi” punen dhe do jap nje shembull:

    Nga zoti Arvizu paiset me vize gjeneral Luan Hoxha qe jo vetem ishte denuar nga gjykata me 7 vite burg por ishte i denuar me vdekje dhe nga i biri i Salikriminelit per te cilat ju mund te shikoni raportimet makabre te ambasades ne kohen e duhur.

    Pra zoti Obama
    deri kur ju do beni sikur flisni per demokraci ne Shqiperi dhe ne bejme sikur ju besojme juve.

    Ne e duam Ameriken dhe presidentin e saj me te mire per te gjithe kohrat por me shume dua te verteten prandaj kerkojme nga ju

    OSE I VINI PRANGAT BERISHES

    OSE NA KTHENI MBRAPSHT PERMENDOREN E ENVERIT

    Me respekt
    Viktor Malaj
    edhe nje here betohem se do jap gjakun tim per te miren e demokracise (per te miren e popullit dhe te partise thuhej atehere)
    gazeta dita
    albania
    …………….
    Ne fakt ne kohene xhaxhit Enver (diktatorit) te behej nje flete-rrufe e tille ai i gjente “vendin” per 24 ore tipave kriminale si saliqeni…kurse sot kemi ngelur jetime..llapim me artikuj..me komente dhe kur vjen puna Lu-ja ben ligjin..e dekriminalizmit me kriminele..qe ne fakt eshte poshtrimi me i madh qe i behet nje kombi..qe nuk e bene as fashistat as komunistat..por po e bejne demokratistat ne nje regjim ambasadorist.qe arrijne deri ne perdhosje te vraresh dhe perdhosjen e jetimeve te tyre..duk bere dhe film per Gerdecin..e pabesueshme per keto gangsterra importi dhe exporti..

    Reply to this comment
  11. Wollcot Herbert April 12, 21:54

    Te lumte IDEALISTI I FLAKTE Viktor Malaj!
    Mjerimi i drejtesise shqiptare eshte i lidhur pazgjidhmerisht me sistemin politik te instaluar ne Shqiperi pas rrezimit te SOCIALIZMIN,me kontributin kryesor te sherbimeve sekrete ARMIKE TE SHQIPERISE!!
    U premua se ne Shqiperi do vendosej demokracia dhe se populli shqiptar do jetonte ne mireqenie e lumturi!
    Por hapi i pare pas 90-tes nuk u hodh ndertimi i ketij lloj shteti te premtuar,por RRENIMI i gjithckaje ne Shqiperi!
    Nen flamurin e rreckosur fashist te luftes kunder fantazmes se KOMUNIZMIT,Sali Berisha mori uren e zjarrit ne dore dhe i vuri flaken te gjithe Shqiperise!
    U grabit dhe u shkaterrua e gjithe pasuria kombetare,u rrafshuan minierat,pyjet,tokat bujqesore,vreshtat,ullishtet,pemtoret,kanalet vaditese e kulluese,u privatizuan per nje cope buke mijra prona shteterore,u grabit i gjithe armatimi e municioni i ushtrise me vlere mbi 1000 miliard dollare,u grabiten dhe shkaterruan pasurite kulturore mijravjecare te popullit,u mboll percarja ne popull sa as pushtuesit nuk ia kishin arritur,u shkaterrua shteti dhe u nxiten piramidat mashtruese qe grabiten miliarda euro te popullit shqiptar,duke shkaktuar 97-ten e pergjakeshme,qe solli shkaterrimin perfundimtar te shtetit!
    Sali Berisha ndryshoi histtorine,hodhi poshte LUFTEN NACIONAL-CLIRIMTARE,tradhetarit Ahmet Zogolli i ngriti shtatore ne mes te Tiranes dhe ka 26 vjet qe nuk e njeh 29 nentorin si dite te CLIRIMIT etj,etj!
    Ky bandit shpertheu tragjedine e Gerdecit,vrau 4 protestues ne bulevard me 21 janar,vodhi zgjedhjet sa here ka dashur,por…..PERENDIMI KURDOHERE I KA MBESHTETUR TE GJITHA KRIMET E TIJ!
    Dhe tani keta perendimore,ulurijne per REFORMEN NE DREJTESI,njelloj sic bene me Hitlerin dhe Mussolinin dikur!
    Ishin po keta perendimore qe ARMATOSEN DHE NXITEN Gjermanine naziste te sulmonte BRSS,ne emer te gjoja rrezikut te perhapjes se te KOMUNIZMIT,por kur e pane se USHTRIA E KUQE i shpartalloi hordhite e Hitlerit dhe po marshonte me shpejtesi te CLIRONTE te gjithe Europen deri ne brigjet e Atlantikut,atehere HAPEN FRONTIN E DYTE!!!

    Shqiperia kurre nuk ka per t’u bere shtet per shqiptaret ,sepse keshtu u intereson ne radhe te pare PERENDIMORET!
    Ulurijne per reformen ne drejtesi,por kur Sali Berisha zaptonte nje nga nje te gjitha organet kushtetuese dhe gjykatat dhe prokurorite duke vene besniket e tij,ATA HESHTNIN!!
    Kur Berisha vidhte votat ne zgjedhje dhe sajonte rregulla e norma qe atij i interesonin ATA PRAP HESHTNIN!
    Kur u be tragjedia ce Gerdecit,ATA HESHTEN!
    Kur u vrane 4 protestuesit e 21 janarit,ATA HESHTEN duke e shpallur ate “BURRE SHTETI”!
    Asnjehere perendimi nuk e ka akuzuar Sali Berishen gjate 8 vjeteve te sundimit te tij,kur nderkohe ka akuzuar opoziten per bojkote,per greva urie,per protesta te dhuneshme etj,etj!
    A KA FYTYRE KY PERENDIM TANI TE ULURASE PER REFORME NE DREWJTESI???
    Ku e gjen Berisha gjithe kete KARSHILLEK,kur ka mbi supe dhjetra KRIME DHE TRADHETI KOMBETARE ndaj popullit shqiptar?
    ME SIGURI TEK MBESHTETJA E PERENDIMOREVE!
    Dhe pa pike turpi vazhdojne te merren me Enver Hoxhen,qe ka 31 vjet qe ka vdekur!

    Reply to this comment
  12. MH April 12, 22:00

    Te bash rreforme drejtesie ne Shqiperi me keto kodosh,kriminel e hajdute.Asht e pa mundur.Sepse cuditem si nuk e kupton populli qe vete keto kriminel hajdut te korruptuar ishin jane dhe mbeten ne pozita zyrtare qeverises,politike.Keto kurr nuk e bejne nji gje te tille.Sepse i bie qe te denojne vetveten.Asht kaq absurde sikur keto te vendosen ne rresht per dy e ti drejtohen burgut.Edhe bagetia e kupton se ku asht e ku punon kasapi.E kur i dergojne virrin sa me tu dhimbsur shpirti. po kata si mund te bejne nji gje per veten e tyne te shkojne vullnetarisht e me kenge e brohoritje ne burg.

    Reply to this comment
  13. kritiku April 12, 22:11

    Hera e pare qe analisti Viktor Malaj tregohet i njeanshem

    Reply to this comment
  14. Albani April 12, 23:22

    Une do te thosha se ne kriminelet, te tille si Sali Berisha, ne i vleresojme si heronje, trima, trendi, sepse ky eshte edhe trendi ne pergjithesi i shqptareve te tanishem. Te vjedhin, te vrasin per nje peme, per nje vend parkimi, dhe te vjedhin vilat e italianeve e te gjermaneve dhe te merren me droge. Prandaj, kriminelet i duan dhe i mbrojne kriminelet! Filozofi e ka gabim thenien e tij, nuk i trajtojme thejsht si maskarenje, por si heronje.

    Reply to this comment
  15. shaqo April 12, 23:22

    Pyetjes se fundit te Viktorit un e do t’i pergjigjesha duke pohuar se ENVER HOXHA i kishte njohur mire dhe vleresuar drejt te huajte, prandaj dhe mbajti ate qendrim gjate gjithe periudhes se udheheqjes se vendit pr ej tij. Pra ai ka patur te drejte, ka synuar qe te jete i barabarte me ta dhe jo nje YESMAN servil dhe antishqiptar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*