Barsoleta në PD

Nga Habjon Hasani July 10, 2013 22:30

Barsoleta në PD

Shumëkush në Partinë Demokratike mendon se Sokol Olldashi e ka marrë seriozisht këtë punën e garës, ai po loz fort për të fituar. Vetë Olldashi dhe stafi i tij, e dinë mirë se pëlqimet, preferencat, ndjesitë pozitive të Berishës dhe rrethit të ngushtë të besnikëve  të tij janë të orientuara drejt Lulzim Bashës, e megjithatë përpjekjet nga kampi Olldashi vazhdojnë. Por nëse Sokol Olldashi ka një trajektore të gjatë karriere në këtë parti dhe nuk bën pjesë tek të “katapultuarit” e Berishës në 8 vitet e ëmbla  të qeverisjes së PD-së, siç është Basha, duket se kolltuku i pushtetit ka bërë të vetën dhe për Olldashin, rreth tij qarkullojnë dhe diskutohen shumë episode që sipas simpatizantëve të Partisë Demokratike nxjerrin në pah faktin se Olldashi në katër vitet e fundit “kishte marrë për kot” dhe kishte krijuar shumë pakënaqësi rreth vetes. Së fundmi Olldashi ka nisur një ofensivë ndaj partisë Lëvizja Socialiste për Integrim të Ilir Metës, ofensivë që i jep atij një farë valence në garë, e bën deri diku me një kauzë të vetën në një garë ku as ai, e as Lulzim Basha, nuk e cenojnë dot figurën okulte të Berishës, përballë të cilit të dy janë po aq shërbëtorë e hyzmeqarë të bindur.

Barsoleta me LSI dhe biznesmenin

Furishëm dhe pa dorashka po godet Olldashi LSI-në, duke e konsideruar madje edhe si një “çetë plaçkitëse” këtë parti. LSI-ja u ribashkua me PS-në dhe nxorën në opozitë demokratët këtë vit, kjo sigurisht ka krijuar ndjesi negative te shumë demokratë, por jo aq sa për të mos mbajtur parasysh faktin se vetë Sokol Olldashi që akuzon sot, është një ndër faktorët kryesorë që ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha te shumë njerëz me influencë në zonën e Fierit, duke bërë që ata të hidhen në kampin e LSI-së. Si shembullin më domethënës të këtij roli të luajtur nga Olldashi jepet historia e tij me një biznesmen nga Fieri të quajtur P.G.

Biznesmeni prej vitesh ishte një kontribues dhe mbështetës i Partisë  Demokratike. I tillë ishte dhe në vitin 2009 kur Olldashi drejtoi për herë të parë fushatën në Qarkun e Fierit. Biznesmeni e ndihmoi në shumë mënyra Olldashin. PD me ndihmën e LSI-së fitoi zgjedhjet dhe një ditë biznesmeni i shkon Olldashit në zyrë dhe i kërkon ta mbështeste në një tender të rëndësishëm për blerje tubosh për transportin e gazit të lëngshëm. Olldashi, duke ndjerë detyrimin i thotë: “Po, do të mbështes që ta fitosh ti këtë tender”. Pas një jave biznesmeni shkon i alarmuar në zyrë te Olldashi dhe i thotë se kishte marrë informacione se tenderin ishte paravendosur ta fitonte dikush tjetër. Olldashi e qetëson duke i thënë: “Vazhdo pa problem, më ke mua”. Biznesmeni niset për në Kinë dhe blen rreth 200 mijë euro tubo dhe bëhet gati për të fituar tenderin, por…tenderin e fiton pikërisht konkurrenti për të cilin ai ishte paralajmëruar më parë. Me 200 mijë euro tubo që nuk i hynin në punë askujt biznesmeni shkon sërish  te Olldashi dhe i lutet që ta ndihmonte në shitjen e këtyre tubove në të tjera mënyra. Pas këtij takimi Olldashi nuk i ngriti më telefonin biznesmenit. Në fushatën elektorale të këtij viti, biznesmeni P.G ishte në krahë të LSI-së, duke e mbështetur fuqishëm këtë forcë politike në Qarkun e Fierit. Sepse ishin njerëzit e Metës që e ndihmuan biznesmenin dy vite më parë të gjente treg për shitjen e tubove të mbetura stok nga premtimi i Olldashit.

Mesila dhe Andon Ledhi

Deri pak muaj më parë Indrit Sefa ishte sekretar i Partisë Demokratike për Rrethin e Lushnjës. Me prejardhje nga një familje e angazhuar herët në mbështetje të Partisë Demokratike në Lushnjë, në zgjedhjet e vitit 2009 zoti Sefa dha një ndihmë të veçantë në fushatën e demokratëve në zonën e Lushnjës. Njohës të tij thonë se ai nuk ishte një “aparatçik nga halli në PD”, por një mbështetës i flaktë i kësaj partie prej vitesh dhe me “punët e veta” në rregull. Pra nuk priste lëmoshë nga partia. Pas fushatës së vitit 2009 Sefa i kërkon Sokol Olldashit që të angazhohej në një vend në administratë ku të mos kishte lidhje me dogana e tatime por të ishte i angazhuar në drejtori që i mundësonin atij që të zgjeronte sa më shumë rrethin e mbështetësve të PD-së në radhët e të rinjve.

Olldashi i thotë Sefës se “duhej të fliste me Mesilën për këtë çështje”. Sefa shkon te Mesila Doda, por kjo e fundit i bën të ditur opinionin e saj sipas të cilës “Sefa kishte makinë, mundësi dhe ishte i pavarur “ dhe se nuk e kuptonte dot se për çfarë dreqin i duhej ai vend pune. Pas disa kontakteve të mbajtura me Mesila Dodën, kësaj të fundit i soset durimi dhe përpara selisë së PD-së në Tiranë i thotë Sefës se i ishte bërë “si Andon Ledhi”. Kaq u desh, kupa ishte mbushur. Sefa i çon një sms Olldashit pak muaj më parë ku i bën të ditur se secili duhet të shohë punën e vetë. Olldashi nuk denjon as ti kthejë përgjigje. Pak javë më vonë Sefa kalon me FRD-në e Bamir Topit dhe emërohet kryetar i kësaj partie për degën e Lushnjës. Me nisjen e fushatës më 23 Maj Olldashi nis dhe kontakton me dhjetra “sms” dhe telefonata Sefën, por pa sukses, lutjet nuk vlenin më, aq më pak në kohë fushate.

 

Flluska e Buzëqeshur, ose Lulzim Basha në sytë e demokratëve

Si e shohin demokratët Lulzim Bashën? Çfarë i rendisin atij si avantazhe dhe cili është problemi më i madh, që shfaq Lulzim Basha në sytë e anëtarësisë së Partisë Demokratike. Opinioni i përgjithshëm se Lulzim Basha nuk ka dhënë dot asnjë provë suksesi deri më sot pa ndihmën e Berishës dhe aftësia e tij brilante për të mos dhënë dot produkt me punët që bën….

Dy ditët e fundit, anëtarësisë së Partisë Demokratike u ka ardhur një sms e dërguar nga Berisha, ku ky i rikujton atyre se në asnjë mënyrë nuk duhet të shfaqen publikisht në mbështetje të këtij apo atij kandidati. Në fakt, meraku është për mbështetjen publike që i është bërë Lulzim Bashës nga disa eksponentë të PD-së të niveleve të ndryshme, kryesisht në rrjete sociale, asgjë më tepër. Edhe pa këtë sms të Berishës në telefon, aktivistët dhe sidomos zyrtarët e të gjitha niveleve në PD e kanë më se të qartë tashmë se për cilin kandidat “i qan syri” Doktorit.

Madje, rezulton se një pjesë e mirë të zyrtarëve të Partisë Demokratike nuk janë më duke e vrarë mendjen se si do shkojë rezultati i garës, ata kanë nisur të bëjnë llogaritë se çfarë PD-je do të jetë ajo e udhëhequr nga Lulzim Basha . Në fakt, fjala “udhëhequr” nuk rezulton e duhura, pasi pritshmëritë reale janë për një PD me kryetar të emëruar Lulzim Bashën dhe me eminencë, udhëheqës në hije, Sali Berishën.

 

Lulëzimi i karrierës

Gazeta “DITA” publikoi pak kohë më parë një raportim sipas të cilit Lulzim Basha etiketohej në korridoret e ambasadave më të rëndësishme në Tiranë me nofkën “Empty Suit”, ose e shqipëruar “Kostum-boshi” . Mes radhëve të demokratëve dhe anëtarësisë së partisë së tij, ekzistojnë të tjera nofka për Bashën, zakonisht   e quajnë “Njeriu që Qesh”, “Trashëgimtari” por së fundmi në modë për të ka nisur të dëgjohet termi “Flluskë e Buzëqeshur”. Ka shumë dilema mes radhëve të demokratëve në lidhje me atë që është duke ndodhur aktualisht në partinë e tyre, debatet dhe bisedat ziejnë, pavarësisht se të gjithë janë mjaftueshëm të kujdesshëm që kjo të mbetet një çështje e brendshme. Për Lulzim Bashën ekziston paranoja e një fitoreje të paralajmëruar, falë mbështetjes së linjës që ka realisht kontrollin e asaj partie, linja familjaro-politike e Sali Berishës. Basha ka namin se në çdo karrige pushteti ku është ulur, gjithnjë është marrë në krahë si një fëmijë nga Berisha dhe asnjëherë nuk ka mundur dot të ulet me forcat e veta. Për më tepër, pasi është ulur, asnjëherë nuk ka ofruar dot produkt me punën e vetë. Si ministër Transportesh ish-bashkëpunëtorët e tij e kujtojnë thjesht si një “pupac” si një “kukull” që i premtonte shumëkujt punë por vendimet i merrte diematralisht të kundërta me premtimet.

“Në Ministrinë e Transporteve, ai bashkëpunoi ngushtë me Marin Biçokun. Në fakt bashkëpunimin ia kishin imponuar. Kur vinin kërkesat për ndërtime, teknicienët e ministrisë i paraqisnin atij një listë të ofertave të vlerësuara prej tyre si më të mirat. Basha u thonte: ‘Dakord, shumë shumë mirë, kjo është lista që na duhet’. Më pas listën e dorëzonte te Marin Biçoku. Ky i fundit e konsultonte listën te “studioja” dhe kur kthehej pas konsultës,  lista ishte tërësisht e ribërë dhe Basha firmoste gjithnjë listën e dytë”, -dëshmon një ish-bashkëpunëtor i Lulzim Bashës  në kohën kur ai ishte ministër i Transporteve.

E njëjta histori përsëritet edhe gjatë kohës që Basha u emërua ministër i Brendshëm, Ai pati lejen të emëronte tek-tuk ndonjë person që i ishte gjendur në fushatën elektorale të vitit 2009 në ndonjë post policor, të gjitha vendimet e tjera të rëndësishme të tij në këtë ministri, në fakt nuk ishin fare të tij. Thjesht zbatonte dhe vetëm zbatonte urdhrat. Dy vjeçari i tij në Bashkinë e Tiranës thuajse bindi dhe ata që besonin më shumë se kushdo tjetër tek ai, se Lulzim Basha ka një aftësi të lindur për të mos bërë dot punë dhe për të mos reflektuar dot produkt real. Mbi të, tashmë ekzistojnë dhe barsoleta në lidhje me marrëdhënien që ka me drejtorë të caktuar në Bashki apo me biznesmenë të ndryshëm.

Trashëgimtari i mëndafshtë

Tashmë që po bëhet çdo ditë e më tepër e qartë se vetë Berisha, njerëzit kyç të tij në parti, media dhe analistët pranë të djathtës (dhe jo vetëm) kanë nisur të qëndisin një profil të Lulzim  Bashës si kryetar i ardhshëm në PD, mes radhëve të militantëve dhe zyrtarëve të kësaj partie kanë nisur të shtrohen disa pyetje të rëndësishme. E para është se për ku e ka nisur Doktori Bashën? Të bindur se pas çdo vendimi dhe projekti të kryetarit Basha do të jetë dora e eminencës Berisha, ka paqartësi dhe dilema mbi këtë nxitim për të zgjedhur kryetarin në PD. A është Berisha duke mbledhur forcat për të nisur një ofensivë të ashpër opozitare në Shtator me Bashën në tribunë? Apo thjesht shpejtoi me zgjedhjen e Bashës si kryetar për të shuar një paranojë të vetën në lidhje me trashëgimtarin?A është Basha kryetari i projektuar nga Berisha për të udhëhequr PD-në dhe në humbjen e zgjedhjeve të ardhshme në vitin 2017, me qëllim spostimin e tij më pas dhe kandidimin për kryetare partie të Argita Malltezit? Janë të gjitha pyetje që po i shtrojnë anëtarët e Partisë demokratike sot.

Por pasiguria që trashëgimtari Basha ngjall mes anëtarësisë së PD-së si pasojë e natyrës së tij “të mëndafshtë” dhe tërësisht të patestuar në mungesë të Berishës , ka avancuar më tej parashikimet e zymta në PD për të ardhmen. Thuajse të gjithë janë të bindur se nëse për një moment Berisha nuk do të ekzistonte as biologjikisht dhe Basha do ishte kryetar i PD-së, kjo parti do të shpërthente, duke u copëzuar në kushedi se sa mini-PD. Duket e çuditshme situata psikologjike në PD, të gjithë mendojnë se do të jetë Basha kryetari pasardhës, por njëkohësisht askush nuk beson dot se ai mund të bëjë dot ndonjë milimetër sukses, pa pasur orë e minutë përkujdesjen e kryetarit paraardhës.

 

Nga Habjon Hasani July 10, 2013 22:30
Komento

15 Komente

  1. Babai i vertete i Dardanit July 9, 20:51

    Per tre dite terhiqet Olldashi nga gara.

    Po sa idiot qe jam une ! Kujtoj se mos ndonjeri nga keta pjellet e babait te Shkerdhenit eshte rob normal !

    Reply to this comment
  2. TIGER July 9, 20:52

    PD-ja sot katandisur ne nje cete qensh te nje plaku te rrjedhur per te cilen te vjen turp si parti e pare opozitare.

    Reply to this comment
  3. I pabinduri July 9, 21:25

    Lulëzimi i palulezuar eshtë nje monster me të cilin PS qendron ne pushtet gjithe jeten.Mjaft PS ti kujtoje Sovranit se ky eshtë vrasesi me Sali Berishen!
    Por PD te pakten edhe pse ende nuk ka dale ndonje forcë tjeter politike qe t’i varros partite,banda të pashpirte ne shpine te Sovranit,PD i duhet Shqiperise! Por Saliu e do PD per vetveten!Ai me Lulin ne krye garanton vazhdimesine e tij politike!Kujtesen,gjestet,antiplumbin!…nese do ish dorehequr vertet berisha situaten duhej ta kishte marrë sekretari i pergjithshem,si ndodh kudo neper demokracite e perparuara, si ndodhi ne Itali,ku Bersani dhe dorheqje se nuk fitoi berjen e qeverise,dhe u dorhoq nga partia.Menjehere erdhi tjetri dhe Bersani nuk duket me të loz fije a te ngaterrojë partine!Shkurt u dorhoq dhe vetem deputet eshte. Berisha duke qene monster ramiziste,stalinist predikon vetveten,urdheron dhe dikton kur tashme si cdo qen,si thote anglezje,e morì nje fund!Natyrisht Basha do fitoje,por problem mbetet per shqiptaret raporti midis demokracise reale dhe PD,ku vazhdimesia Bashai behet “projekt” ogurzi,PD,pasi kurre nuk fitohet me KASTEN Berisha i cili ne momentet e fundit te agonise politike,mori ne kamp kafkathyersin e PD se dikurshme,Kac (Loqe ne italisht)Islamin!Mjerim,mjerim i vertet per PD!Shume prej PD-isteve te mbetur ende e meritojne këtë gjendje!…Shpellë,te duket PD!Larg prej saj!Sa më larg!….

    Reply to this comment
  4. Vlora July 10, 07:40

    Po une e kam thene qe kur doli ai i Vucidolit per doreheqje se gjithe te tjeret pervec Lulkes kot jane ne gare …. te gjitheve jua a ka veshe kepucet mbrapsht Vucidolasi. Po ishallah eshte e vertete ajo fjala e atij pedistit te Korces … lesh arapi u befshin ishallah

    Reply to this comment
  5. ana July 10, 10:27

    Dhe hopa,me partine e Topit,Andon Ledhi na u be deputet!Ore,jeni ne terezi ju se cfare shkruani?Sipas jush,keta njerez te PD nuk kane bashkepunuar ne tendera me militante te PD dhe mire kane bere.Ku qendron e keqja?Apo qe ai biznesmeni i dikurshem i PD ne Fier,kete vit u ble nga LSI?

    Reply to this comment
  6. Argita July 10, 10:33

    KETA KANE KRIJUAR NJE ZEMERIM POPULLATE,QE DUAN 10 VITE TE MARIN VETEN,KETA TE KORUPTUAR DERI NE PALCE ,POPULLI JA DHA PERGJIGJEN

    Reply to this comment
  7. skandro July 10, 12:37

    Serbi hafijet qe mezi ka rekrutuar,i mbandhe i ushqen mire…Spiunlliku kalon ne trashegimi familjare dhe tribale..Pse,kot e urdheroi Salushi Lulu-ne te vriste njerezit ne mes te bulevardit??? Bashushi mjeran,edhe kur qesh zgerdhihet si hijenat!

    Reply to this comment
  8. per laron mark.uk July 10, 13:19

    vallaj kesaj mesila dodes duhet me i pas shume kujdes se kjo te var prej koqesh tek palma ndaj edhe kan emeruar lul peden si kandidat per pd-ne ..

    Reply to this comment
  9. Azemi July 10, 13:26

    Behet mire qe vihet ky karafili Basha ne krye te PD se shume shpejt do shuhet si Berisha,e provoj dhe ne Tirane 19 me 13 deputet si dhe ne gjithe Shqiperine,do e provoj dhe pas dy vjetesh ne zgjedhjete e pushtetit vendor ku PD mund te marre nja dy komuna ne Kukes,dhe pas kater vjetesh do dal si Ali çiçja me 12 lekura.Ore Luli si nuk te vjen turp si konkuron por ti e ke vendin prapa hekurave apo don te fshihesh nen petkun e Kr.te PD.

    Reply to this comment
  10. Lefter Agaj July 10, 13:56

    Duke lexuar gazeten Sot te dates 9 korrik 2013,si qytetar i ketij vendi prisja qe ne diten e sotme te degjoja dy lajme te rendesishme, lidhur me 25 pyetjet qe i drejton gazeta z.Sali Berisha. Sipas mendimit tim ,pas ketyre pyetjeve,ne nje shtet ligjor e ne nje shoqeri normale do degjonim: 1.Prokurorija e pergjitheshme lidhur me problemet qe trajton gazeta SOT e dt 09/07/2013 nisi hetimet kryesisht. 2.Kryesia ePDSH pezullon nga gara per kryetar te partise z.Lulezim Basha. Per te bere kete koment jam i nxitur edhe nga gazeta juaj qe probleme te kesaj natyre i ka trajtuar vazhdimisht,por organizmat e sigurise kombetare,deri tani kane qene nen urdherat e Kryeministrit.Eshte koha qe keto organizma te tregojne se dln te korigjohen dhe per me teper te veperojne kur behet fjale per interesa kombetare.

    Reply to this comment
  11. Astrit July 10, 15:00

    @Ana
    Artikulli ka disa parregullsi. Ai personi nuk donte te hynte ne administat me 5 mije euro zonjush dhe jo se nuk kishte mundesi por nuk donte tia jepte atyre qe nuk kan lidhje as me PD-ne e as me te djathten, por kur shikonte qe punesoheshi njerez qe blinin diplomen sot te Kristali dhe te nesermen hynin ne pune mendonte qe keto veprime kishin shume pak te benin me familjen e tij politike. Sa per dieni Ana dhe ai djali te cilin e njohe ashtu dhe ai bisnesmeni donin te ishin pjese e nje gare te hapur dhe te drejte gje te cilen Olldashi dhe zedhensia e Metes kur ishte kryeministes Znj. Doda nuk garantojne dot sepse eshte large nga koncepti klienteliste qe kane per drejtimin e partise dhe prove per kete eshte gjendja e qarkut te fierit i cili la mare rezultatin me te dobet madje se dhe ai i 97.

    Reply to this comment
  12. Gramoz July 10, 16:01

    me keta qener do beje sehir e gjithe shqiperia keta do behen gazi i botes .po gjithesesi ketyre u ka plas cipa dhe nuk u ka mbetur nje fije dinjiteti

    Reply to this comment
  13. iliriTirane July 11, 05:57

    Kjo qe po ndodh ne PD eshte vdekja perfundimtare e kesaj bande mafjoze. qe e duan partine per te vjedhe dhe per tu mbrojtur para drejtesise me mandat. Fantazi maloke per pjano dhe orkester. Skec……kendon kori SRB.

    Reply to this comment
  14. kirurg July 11, 21:06

    Po po, tregojme barsaleta ne ketu, dhe u qajme hallin ketyre. E merrni vesh ju se kane bere pasuri sa per 3-4 breza keta apo jo? Kane vetem hallin te mos ua marrin! Edhe burg si ata te firmave piramidale jane gati te bejne, se kur te dalin do te jene milionere ata dhe femijet e femijeve te femijeve!!! Sa milet kot jemi ne!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*