Gara e FRESSH, Rama: Të zgjerojmë forumin tonë

September 25, 2016 11:45

Gara e FRESSH, Rama: Të zgjerojmë forumin tonë

“FRESSH Voice”, nisma e Partisë Socialiste për të përthithur sa më shumë të rinjtë në strukturat e saj dhe në politikë, ka mbërritur në gjysmëfinalen e saj.

Në eventin e organizuar, veç anëtarëve të jurisë që kanë ndjekur këtë proces gjatë gjithë rrugëtimit të tij, merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Në fjalën para të rinjve, Rama tha se mbërritja në këtë gjysmëfinale nuk do të thotë përfundim i procesit, por hapi i parë i hapjes.

“Synimi i projektit nuk është thjeshtë që të mundësojë identifikimin dhe zgjedhjen e liderëve të rinj të FRESSH-it, por të zgjerojmë rrjetin e njerëzve të përfshirë në këtë forum. Është shumë i rëndësishëm forumi ynë rinor dhe ambicia që ne kemi, që hapet me FRESSH Voice, por nuk mbyllet me FRESSH Voice është zgjerimi më tej i tij”, tha ai.

Kryeministri tha se nisma bëhet në një periudhë të vështirë për politikën, që vështirësohet akoma më shumë me përshpejtimin e komunikimit, që shpesh tha ai, përçon emocione përpara mendimeve, ideve dhe argumentave, që mbeten të pathelluara në fund, siç tha Rama.

Rama kërkoi përfshirjen e sa më shumë të rinjve në politikë si e vetmja rrugë për të ndryshuar gjërat në këtë vend, por edhe për të shmangur devijimin e saj.

“Politika ka një fuqi që mund të bëjë keq që nëse lihet në pak duar dhe në duar të gabuara, por patjetër që fuqia e saj është e jashtëzakonshme për të ndryshuar për mirë”, tha Rama.

Procesi do të mbyllet me përzgjedhjen e kreut të ri të FRESSH dhe drejtuesve të tjerë të forumit rinor.

September 25, 2016 11:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*