Gara e kadetëve

July 5, 2017 00:24

Gara e kadetëve

 

Nga Gëzim Basha*

 

1. Grupimi kundër Lulzim Bashës, të shokuar nga mbyllja e beftë e misionit të tyre në PD, refuzon ta kuptojë se çdo fillim ka një fund. Kiameti i tyre personal nuk është kataklizmë për PD-në nga që, kudo dhe kohë pas kohe, elitat ndërrohen përmes një procesi cerebral, kryesisht nga lart, pa elegji, dhe më shpesh pa lavdi! Ky është tagri, pavarësisht midesë, sepse siç na mëson Aristoteli, “Politika nuk është profesion por vokacion.” Mund të aktivizohesh përkohësisht por një ditë do t’i rikthehesh zejes së parë, nëse ende e ke një të tillë.

Shumë prej mëtonjësve për “fron” kryetari, a vend të sigurt në listë, ranë në panik sapo zbuluan se ata nuk kanë tjetër zanat përveç rolit të masovikut populist të reduktuar në organizim mitingjesh, fushatash elektorale me dhe pa program, apo  bindjes pa kushte ndaj njëshit. Këtu nis dhe drama e tyre, ofrojnë besnikëri por s’ua do njeri, nuk ka me treg për kinse luajalitetin e tyre!

Të kota kushtrimet kundër ‘kunatit,” ata e kanë nga Ati!

Të katapultuar në majë të PD-së nga Berisha, jo për meritë të tyre, ata mbeten kadetë të shkollës politiko-ushtarake që mban emrin e ish-kryetarit, me trajnim bazë luftën e brrylave. Aty, nëpër korridore dhe nevojtore selie, ca me ibrik në dorë, ca pa ibrik fare, filluan të ëndërrojnë karrigen e Atit Politik…U përdorën e u spërdorën, u bën paburrërisht buratino duke pritur një vakt që s’mbërriti kurrë!

Të shkretat marioneta!
Ka shumë mëtonjës por vetëm një fron, kjo është çështja. Të tjerat janë fjalë… shumë fjalë…. Salut, Shekspir, o (ri)shpikës i konflikteve (jo)humane-jo sipas meje por sipas Harold Bloom-it: “Glory to the our light this days! Glorious forever!”

Një pjesë, duke qenë mendërisht të ngathët – kam parasysh Mustafajin – janë kapur pas statutit, por statuti i një Partie nuk është  këmishë metalike mbi trup të partisë, lere më arkëmort i konvertueshëm në barkë shpëtimi; statuti është vetëm një klastër principesh me synim nxitjen e dinamizmit politik brenda grupimit. Largimi i të konsumuarve prej lidershipit, pavarësisht si bëhet, mendoj se do ta atletizojë PD-në për garat e ardhshme të cilat priten të ashpra. Largimi i të pakënaqurve do ta ndajë PD-në prej një rrethi sektar dhe politikisht të atrofizuar, do ta hapë partine me popullin.

Edhe nëse Basha do të sillej zemërgjerë, shumë prej tyre do t’i largonte vetingu.

VETINGU…Gongu do të bjerë!

 

2.Në gati tri dekada, për fat të keq, PD-ja ka kultivuar harresën politike, e ka përdorur amnezinë si narkozë për të siguruar bashkëjetesën e të njomit me të thatin brenda kutisë së madhe të Pandorës, duke e shtyrë për në kalendar greke hapjen e kapakut.

Le të bëjmë pak histori, për të mos mbetur pa të.

Kur në vitin 1997 Arben Imami e shndërroi një tank sovjetik në tribunë nga kërcënoheshin demokratët e jugut, Genc Ruli propozohej nga Fatos Nano në postin e Drejtorit Ekonomik të Ministrisë së Mbrojtjes. Pas shpartallimit të turpshëm të Ushtrisë Shqiptare, po vinte stina e skrapit dhe Ruli, me nuhatjen e tij të rrallë, e ndjente erën e pares si pak të tjerë. Sabit Brokaj e refuzoi prerë kandidaturën e Rulit në favor të Pinarit, por Imami, si shpërblim për rebelimin jo dhe aq kushtetues, u bë ministri socialist i reformës kushtetuese!

Në vitin 2005, Berisha, për shkak të urrejtjes ndaj atyre që iu gjendën pranë në kushtet e debulesës së tij politike, zgjodhi të punojë me ata që iu kundërvunë në 1997-n. Arben Imamin e beri shef të kabinetit dhe më vonë, shi çfarë ironie, ministër të Mbrojtjes. Genc Ruli rihyri në PD si apendiks i marrëveshjes Berisha-Nano-Pashko, ku u investua fuqishëm edhe greko-amerikani, Nicolas Gejxh. Ruli rimori Gjirokastrën, ku falë instinktit të tij të pagabueshëm për të qëmtuar me dorë të gjitha fundërrinat e shoqërisë, për 8 vjet bëri thagmën e radhës. Me shijen e pagabueshme të sekserit, zotëria në fjalë e mbushi Gjirokastrën me drejtorë-cera, duke e zbritur nivelin e administratës në nivele historikisht të turpshme. Sot, i linduri politikisht nga sqetulla e kunatit të ndjerë, lëshon kushtrimin e mjerë, për të qitur jashtë PD-së me kamzhikun e Krishtit një “kunat uzurpator!” Ç’ironi ekstreme e maskuar me sharm parabolash biblike!

Këta dy dallkaukë ordinerë, pra Imami dhe Ruli, këtë herë ndihen – ndjesë për shprehjen -krejt të dhjerë ngaqë nuk ua kërkon kush shërbimet. Pa Imamin, Rulin & co, PD-ja mendoj se do të gëzojë një rikuperim moral më të shpejtë!

Por ka edhe plot të tjerë si Ruli dhe Imami në atë parti.

Jozefina Topalli, për shembull, femra machismo-perfekte në sharlatanizmin e saj-do të mbahet mend gjatë  si mendja, historikisht më e cekët dhe më agresive në krye të Parlamentit shqiptar; epike në injorancën e saj, pa pikë finese mendore apo feminiteti politik, ajo ka kontribut qendror në përzënien e mjaft figurave premtuese nga lidershipi i PD-së. Po përmend vetëm një, Albina Karamitron, një ekonomiste e mprehtë dhe ndër mendjet më brilante që ka kapërcyer ndonjëherë pragun e PD-së. Lista është e gjatë…

 

3. Me kushtrimin plot pezm për ndërsim militantësh për të nxjerrë “kunatin” nga tempulli, Ruli kërkon t’i nxjerrë gështenjat nga zjarri me duart e të tjerëve. Jo pa intuitë e dinakëri politike, ai nuk e ka më “kunatin” por me Atin – lexo autoritetin – me Sali Berishën, përpara të cilit i bie pika. Kavies së denjë për Dr. Frojdin, nuk i shkon kamzhiku i Krishtit por konopi i Judës.

Me kadetët e pakënaqur, PD-ja nuk humbet asnjë aset, përkundrazi përshpejton rikuperimin e saj moral. Ka ende kohë…

…Ndoshta!

 

*Ish-korrespondent i VOA-s, aktualisht pedagog i Letërsisë dhe Shkrimit Kreativ
Milwaukee, Wisconsin, SHBA

 

 

 

July 5, 2017 00:24
Komento

18 Komente

  1. Arber I July 5, 00:35

    Bravo Xhevdet Shehu!

    Reply to this comment
  2. Novruz Taip Vishanji July 5, 06:54

    GEZIMI I AGO BASHES

    nga Lazarati, edhe nga si shkruan : “konop”, “nevojtore”, ”ibrik”, “eren e pares”etj.. duket se asgje nuk e lidh me Jugun shqiptar, aq me pak me Gjirokastren, nga ku paska qene korrespondent i VOA-s se Elez Serbomalazez Antishqiptar Biberajt ! Me siguri ne Lazarat i ka afruar nje krevat per te fjetur, lazaratushka Viloleta, ku polli per hir te shtimit te popullsise lazaratase ne bote, edhe Artanin e Enkelejden.

    Ky tipi, qe na qenkerka edhe “lektor” ne nje kolegj te South Milwaukee, ne Wisconsin, nje fshat amerikan me 21238 banore (Census 2012), pasi u dorovit ne kerkim te lavdise per tu bere “lektor” ne Cudahy, gjithnje Wisconsin, e me pas ne Taylor te Michigan-it, gjeti rehatine e tij te “ibrikut per bythelarje” ne South
    Milwaukee.

    Dhe gjeja e pare qe beri ishte te lidhte miqesi me te njohurit e tij te periudhes se lavdishme te korrespondentit te VOA-s, ne Gjirokaster, ata qe e rekrutuan duke e mbajtur me therime per te mbijetuar, agjentet e UDB-se dhe KGB-se se Putinit, me nje fare Jennifer MEDVED (ju kujton ndonje emer siç eshte ai i kryeministrit rus !) qe eshte edhe Presidente e Bibliotekes Publike te katundit Suoth Milwaukee.

    Nga veset dhe virtutet kosovare nga ku edhe eshte shperngulur per ne Lazarat, i ka mesuar Jennifer-it, si te laje bythen me sapllak, ibrik me ose pa uje te ngrohur, sepse, fatkeqesisht, ne Suoth Milwaukee, ashtu si ne tere Ameriken e VOA-s, se pushtit Elez biberaj, bidete dhe letrat higjenike mungojne.

    Kjo leter e injorantit kosovar nga Lazarati, tregon pa medyshje friken qe i ka kallur deri ne kerthize, ardhja e Genc Rulit ne Filadelfia te Pennsilvania-s, hajdutit te parave te shqiptareve, i amnistuar nga kinezi Lu i rruges se Elbasanit.
    Se aty ne ameriken e demokracise dhe civiliznit, me parate qe ka vjedhur Ruli, pa tjeter mund te angazhoje ndonje kodosh te “brunte”, ti beje te ndjeje nga afer, pas vesheve te sixhiluar me dyllin e qelbesirllekut eklatant, eren e plumbave te dala nga ndonje Colt i vjedhur rrugeve te Filadelfia-s.

    Veshtire, apo e pa mundur, qe nje injorant i ketij niveli, si ky Lazarats i adoptuar, te lejohet te edukoje rinine amerikane, ashtu siç me dergoi nje @-mail, Karen Stichart, kryekuzhinjerja e Kolegjit ku pretendon te jete “lektor” bythepalari Gezim Basha, me ndihmen e Agos dhe Violetes, ai pergatit ne shtepi, supe, biskota lazaratase dhe sallate nga kopeshti qe ka pas kasolles ku jeton, per ti servirur, natyrisht me pagese, frekuentuesve te Kolegjit.

    Keta jane mostrat qe u shfaqen menjehere pas shkaterrimit te shtetit enveroxhist, sharlatane, injorante, kodoshe e bythelepires te çdo kallepi e bestytnije, i dashur trushkuluri Xhevdet !

    Reply to this comment
    • Lazerati July 5, 13:57

      “Nexhip”,,,dil me emer grua qire.

      Reply to this comment
      • Novruz Taip Vishanji July 5, 19:54

        DO DAL PO ESHTE EMRI I SAT’EME !

        Mos ki frike se sat’emes do ja ruaj edhe per pak kohe identitetin, deri sa te piqet Canabis Sativa qe e ka mbjelle ne tenxheret e fasuleve, ne dollapin e qenefit, ku ruan kellufet per te mos ngelur shtazene.

        Do ja stilizoj emrin, siç ka bere Gezimi yt me Agen, duke e quajtur Ago !

        Reply to this comment
    • 12kadeter July 5, 17:06

      Geryerja juaj tregon se nje njeri i ulet si ti nuk mund te identitet! Te fala bashkeshortes edhe vajzes, sidomos vjeres se sat shoqeje

      Reply to this comment
      • Novruz Taip Vishanji July 5, 20:00

        TANI QE PO TE PERGJIGJEM

        sapo mbarova pune me tet’moter, se tet’bije e kam rrampullosur plot shtat here diten e djeshme, nen hijen e pjergulles, pas mullarit me kashte.
        Mos u telendis o kadeti i sat’eme, se vapa, themi ne dumrejanet e Viçidolit per te kullotur, kalon me Gushtin, e shtatori do te te sjelle gezim te ri ne koliben nga ku hungeron, do behsh me vella e plot nipa e mbesa, te ngjizura nga hamshoret e turnit, qe me pagese natyrisht, gelojne rreth vatres tende ere shurre.

        Reply to this comment
        • 12kadete July 6, 04:38

          Po kur te nxjeresh koken nga guri ku e ke strukur si gjarperi, do te te dale qumeshti i buçes qe te ka pjelle nga hundet! Mbi tankun e Imamit do piqesh

          Reply to this comment
  3. I.Troplini July 5, 09:41

    Nuk jam ekspert marine por kam diçka kundèr denigrimit tè figurès sè kadetit, duke e sjellè nèn hijen e Jozefina Topallit apo Arben Imamit.
    Kaq shumè servilizèm dhe falsitet nè format, kaq shumè mungesè karakteri dhe kleptomani tè shfrenuar saç ka Jozefina, kaq shqipe tè pèrdhunuar qè flet “zonja e hekurt”, do ishte vèrtetè pèr tè ardhur keq, ti ofendoje kadetèt, duke vènè paralelen me tè.
    Lulzim Basha mund tè pèrpiqet tè heqè nga listat e PD, oktapodèt e sharlatanizmit. Kjo do ishte edhe nè favorin e tij personal. Pèr Shqipèrinè dhe shqiptarèt, do ishte njè diçka pozitive, vetèm nèse drejtèsia shqiptare, do fillonte tè hapte petèt e lakrorit tè pronave dhe milionave pafund tè kètyre hienave tè tranzicionit.
    Nèse kjo nuk ndodh, atèherè jemi nè stadin e asaj fjalès sonè tè vjetèr,,,,, Çohu hoxhè, tè ulet prifti.
    Problemi mè i madh qèndron nè faktin se Lulzim Basha vetè, nuk mund tè ndihet i qetè nga ajo drejtèsi. Miliona Euro nga rruga e kombit dhe gjaku i viktimave tè 21 janarit, e pengojnè Zotèrinè, tè vèrtisè lart shkopin magjik tè profetit moralist.
    Ndaj nuk do ishte keq, ta quanim ashtu siç e ka emrin, kjo qè po ndodh nè PD. Èshtè luftè grupimesh, aspak parimesh. Po ndahet plaçka. Asgjè mè tepèr.

    Reply to this comment
  4. LORA July 5, 10:16

    Sa qenka lodhur ky g.basha ne devocionin (bythelepirjen) e tij ofertues per “kadetet” me te rinj ne moshe ,por te te njejtave thagma me te vjetrit.I ngjkerka tepke g.rulit,shemtires qe e ndjen me mire nga te tere eren e kermes,,,,
    I marsh te keqen kadeteve,qe ne moshen e tyre aspirojne dhe bejne sakrificat me ekstreme per nderin e flamurit te vendit te tyre.
    PD-ja lindi e vdekur (autori KasemTrebeshina),,,mbijetoi e pakallur,,,,,,tash po lemeris dynjane;si shpagimi me I lehte,para Vetting-ut dhe implementimit ekzigjent te reformes qilizme ne drejtesi.
    PD-ja e jote.more g.basha ,,,eshte sot aty ku eshte prej vullnetit te shenjteruar te shqiptareve ne shumice,,,,pavaresisht se mendja e jote e cunguar dhe dashakeqe e anashkalon kete te vertete therese.
    T’a mban bytha te fajesosh vullnetin e shqiptareve ????

    Reply to this comment
  5. Harris July 5, 10:24

    Ju falem nderit zoti Shehu.

    Reply to this comment
  6. A July 5, 12:11

    LULEZIM BASHA sa qesharak dhe pervers.
    Me firmen e tij fali ujra teritorial detar Greqise ne Detin Jon, ishte Minister i Jashtem.
    Si Minister i Mbrendshem, vrau me 21 Janar, 4-ter persona dhe u plagosen me dhjetra te tjere te nxjerre per proteste nga mender barboni EDI RAMA. Qe gjakun e tyre EDI e ka harruar me kohe.
    Si Minister i Transportit, LULI, grabiti me miliona Evro Rrugen e Kombit, qe eshte nje katastrofe ku kerkon edhe 300 milion te tjera, pasi jane shpenzuar 1 mijeliard e 300 mijelion Evro.
    Shkaterroj si kryetar Bashkie i Tiranes, Stacionin e Trenit te udhetareve te Tiranes dhe hekurudhen qe lidhte kete stacion. Sot Tirana pa stacion treni, thuhet se eshte ne Kashar.
    Hapi dhe hyri per 3 muaj ne nje çader gjigande dhe nuk ishte ne gjendje ta mbyllte, sepse nuk kishte as programin dhe platformen e duhur.
    Ne zgjedhjet parlamentare te ketij qershori doli katastrofe.
    Eshte i pa afte ne te gjitha drejtimet, por eshte mashtrues, demagog dhe genjeshtar i paskrupullt.
    Ti rroje ky person SALI BIRISHES dhe PD-se sot te pjerdhe qe tradhetuan demokracine e vertete dhe ish persekutuarit dhe ish pronaret. Demokratet e vertete qe duan zhvillim, begati dhe mireqenie te vertete i jane larguar me kohe kesaj PD-je mashtruese.
    Tani kemi vetem militantet e EDI RAMES qe kenaqen me barsaletat dhe genjeshtrat e tij. Tung.

    Reply to this comment
  7. Faro July 5, 13:15

    Gjynah qe njerez si ky i mungojne……….i mungojne…….kresjtesisht PD-se.
    Keta qe po degjojme keto dite, po e fundosin me keq.
    Shqiperise i duhet me domosdo nje opozite serioze, punetore, reformatore, idealiste, qe t’i riktheje besimin ketij populli sh inteligjent.

    Reply to this comment
  8. anticensurë25642654 July 5, 15:26

    metamorfoza e shtypit shqiptar!!
    fjalë e bukur për ndyrësinë që gjëndet në këtë shtyp që fare mirë mund ta quajmë riciklues sipas pagesës!!
    ngaqë se njihja këtë koresondentin e VOA,nuk e mora mundimin ta lexoja!!në sy më ra shkrimi i xhotës!xhevdet shehut,prezantimi që i kishte bërë konrespondentit me “biografi të pastër”!!
    këshut që lexova dhe shkrimin e konrespondentit,ish,të VOA!!
    pasi e fillova dhe deri sa e mbarova pata të njëjtin mendim!!
    BASHA I DUHET PATJETËR RAMËS NË KRYE TË PDsë!!
    kuptohet dhe berishës,sepse pa urdhërin e tij nuk do të kishte bërë kaq shumë pordhë basha!!
    pakti i 18-19 majit është në rrugë e sipër!!çdo lapaqenëri e bashës,kundër ramës është një teatër i dobët!!është thjeshtë shuars zhurme!muzikën do tia dëgjojmë së shpejti!!
    bravo xhevdet shehu me shkrimin “Xhevdet Shehu Një sqarim i vogël për Gëzim Bashën dhe opinionin Gara e Kadetëve”!nuk ke bërë gjë tjetër veçse ke zbuluar qëllimin e ramës!!
    dhe ky është një nga faktet që pakti rama-basha është një gjë e vërtetë dhe se është shumë i ndyrë!!
    për të dy palët!!si për mbështetësit e ramës dhe për mbështetësit e berishës!!
    që të dy po tradhëtojnë mbështetësit e tyre për interesa THJESHTË PERSONALE!!

    faro
    ke filluar të interesohesh dhe për problemet e PDsë tashti???

    Reply to this comment
  9. fteri July 5, 15:33

    Qenefi i PD-së është i mbushur me ibrikë,me legena ,me furçe ,me sapuna ,me peshqira ,të gjithë kan një detyrë ti lëpijnë bythën tiranit Sali dhe të ngelen të verbuar nga rrezatimi i thesareve të parave , pronave dhe pasurive të grabitura shqiptarve dhe të vjedhura falë zgjuarsisë së këtijë mizori ,të pa besi , keqëbërsi njeriut të komploteve ,vrasjeve dhe shpifsit më të madhë që pushtoi me forcë PD-në dhe ja dha partinë L.Bashës në tavolinë.

    Këta njerëz në këtë parti nuk kan dashuri për njëri tjetrin ,por dyshim të ndërsjelltë .Kadetë të PD-së nuk jenë,dhe as nuk kan qenë miq të vërtet në shërbim të shqipërisë ,por bashkëpuntor në krime ,fatin e sejcilit e ka në dorë tirani dhe ky fat mund të pritet në çdo çastë në se i teket ose jep urdhër SALIU .siç dha urdhër për të vrarë A.Hajdarin ai mund të presë fatin e sejcilit.Nuk ka miqësi aty ku ka mizori ,pabesi,padrejtësi.

    Këta të mjerë kandidatë ose kastë e vjetër e PD-së ngalen të verbuar nga rrezatimi i thesareve të vjedhura i afrohen tiranisë së Saliut pa e ditur se do të digjen e bëhen shkrumb e hi në zjarrin e këtijë katili.Të gjithë që shkojnë për ta puthur do të digjen në zjarrin e wetin-ut !

    Reply to this comment
  10. demo July 5, 16:00

    Shqiperise nuk i duhet PD,Nuk i duhet rrugacja parlamentit Xhusepina zhelja(sa do te doja ta kishte mbeshtjelle mire Makbule Ceco,por iku bishtdredhura) .Nuk i duhet sekseri i perjetshem Ruli,nuk i duhet deshtaku i perjetshem Arben Imami,por mbi te gjitha nuk i duhet shpellari Sali Berisha.Nuk i duhen as Paloqja,as Muli,as Strazirrupi,..Te qahesh per nivelin e Birose Politike dhe te biesh ne nivelin e ketyre,eshte si te biesh nga shiu ne bresher.Keta ma partine e Berishes duhen varrosur,se mjaft e qelben kete vend.Te jetre per politiken,me marreveshje,pa marreveshje PD kerma jeton perjetesisht,por eshte populli i mencur shqiptar qe po e varros me VOTE.

    Reply to this comment
  11. andromeda July 5, 18:14

    Bën mirë që ia zbulon zullumet antibashistëve por mos e mbro viçin e lëpirë me brillantinë Lulzim Basha. S’ka për të qenë kurrë një lider i shqiptarëve, thjesht se s’e ka karizmën për të qenë lider, por edhe se gënjen për çdo akt të kryer e deklaratë të thënë.

    Reply to this comment
  12. Luli July 5, 19:27

    Zoti G. Basha,
    Duke iu lexuar me dukej se po godisnit ne shenje. Por, te marresh per shembull “shkelqimi” dhe “ndershmerie” ne vitet 90-te Albina Karamitron, guvernatoren e Bankes Shqiptare, anetare e Kryesise se PD-se, dhe goditjen e padrejte te saj nga Jozefina Topalli, eshte te tallesh rendshem me te verteten.
    Thjesht se A. Karamitro, e reja e Rexhep Kollit, ish zv.ministrit te puneve te brendeshme te E. Hoxhes, ishte nje HAJDUTE e mencur. Dhe vetem kaq! Ne rremujen e 97-es A. K. u largua nga Shqiperia me nje thes me dollare te Bankes se Shqiperise, dmth te shqiptareve, per ne Kanada, ku edhe jeton. Me te arritur atje, bleu dy shtepi, njeren prej tyre per verim! Ne se vettingu do te filloje qe ne vitin 1992, atehere do degjojme me siguri per BEMAT e saj zhvatese!
    Luli

    Reply to this comment
  13. Arber Iliri July 6, 03:58

    Hahaha, stil interesant, me dha kenaqesi.Ja vlen pa hyre ne analiza te atyre qe thote.Urime Gezo duket rafinimi qe ke marre ne USA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*