Gara jubilare, Hamilton fiton çmimin e madh të Kinës

April 14, 2019 19:05

Gara jubilare, Hamilton fiton çmimin e madh të Kinës

Hamilton fitoi garën jubilare numër 1 000 në historinë e Formula 1. Piloti anglez kryeson renditjen e Botërorit, ndërsa Mercedesi po dominon mbi Ferrarin.

Ishin në krye që në fillim.

Pilotët e Mercedesit, Valteri Botas e Lewis Hamilton u nisën nga rreshti i parë në Çmimin e Madh të Kinës në Shangai, duke mos lejuar të papritura.

Ndryshimi i vetëm i madh ndodhi menjëherë, me Hamiltonin që kaloi shokun e tij të skuadrës për ta dominuar garën kineze deri në mbërritjen e vijës së finishit.

Asnjë lloj strategjie nuk mundi ta ndihmonte Ferrarin që hyri në këtë sezon si favorit, por që po paraqitet më dobët sesa vitin e kaluar.

Dy pilotët e skuadrës italiane bënë më shumë duel mes njëri-tjetrit sesa me rivalët e Mercedesit.

Leklerku e zuri në befasi Fetelin, por nuk mundi ta mbante ritmin deri në fund, dhe gjermani u konfirmua për momentin si numri 1 i “kokëkuqes”.

Në të vërtetë, ishte më shumë lojë skuadre e Ferrarit, që sakrifikoi Leklerkun duke favorizuar Fetelin.

Aq shumë i prishi punë skuadra e tij pilotit nga Montekarlo, saqë ai mbeti edhe prap Red Bullit të drejtuar nga Maks Verstapen.

Kjo ishte fitorja e tretë e dyfishtë e Mercedesit, në tri gara të zhvilluara deri tani këtë sezon, shenjë e qartë e epërsisë së skuadrës gjermane.

Ishte edhe fitorja numër 75 në karrierë e Lewis Hamiltonit, me kampionin e botës që shpreson të kalojë rekordin e Mikael Shumaherit, që ka 91.

Suksesi ishte jubilar, pasi Formula 1 festoi në pistën e Shangait garën e saj numër 1 000 në histori, ndërsa Hamilton është favorit për të fituar titullin e gjashtë kampion bote, për të mbetur vetëm 1 titull prapa legjendës Shumaher.

v.l/ Dita

April 14, 2019 19:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin