Gara për 2018-n, formula si do shpallen fituesit në degët e Mjekësisë

February 7, 2018 14:50

Gara për 2018-n, formula si do shpallen fituesit në degët e Mjekësisë

Pranvera Kola-DITA

Ndryshe nga sa ndodh me fakultetet e tjera, për të vijuar studimet e larta në profilet mjekësore, maturantët duhet të kenë mesatare më të lartë të shkollës së mesme. Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, ka vendosur që garën e pranimeve për 2018-ën, do mund ta vijojnë vetëm maturantët që kanë mesatare mbi 8.5 në rastet kur garojnë për degët: Mjekësi e përgjithshme, Farmaci dhe Stomatologji, mbi 8 kur konkurojnë për të fituar studimet në degën e Shëndetit publik, si dhe mbi 7.5 në rastin kur garojnë për degën e Infermierisë së përgjithshme, Fizioterapisë, Mamisë, Teknik imazherie, Teknik laboratori dhe Logopedi.

Në të gjitha këto raste nota mesatare minimale përllogaritet si mesatare aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit të arsimit të mesëm, dhe si mesatare aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të maturës shtetërore. Nota mesatare e përcaktuar si më lart do të shërbejë vetëm si kriter për të hyrë në garë. Ndërsa për përzgjedhjen e fituesve, janë miratuar kriteret të tjera specifike.

Kriteret për shpalljen e fituesve
1) Në vendimin e Senatit Akademik saktësohet se kriteret e pranimit të studentëve të rinj në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, përbehen nga mesatarja e provimeve të maturës, mesatarja e thjeshtë e gjimnazit, si dhe mesatarja e lëndëve formuese. Nota mesatare aritmetike e provimeve të Maturës Shtetërore vlerësohet me 35 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve. Kështu, nëse një kandidat jep provim lëndët me zgjedhje kimi bërthamë, biologji bërthamë dhe fizikë bërthamë, nota e provimit shumëzohet me koeficient 1.15. Për rastet kur jep si provim me zgjedhje lëndët kimi e thelluar, biologji e thelluar dhe fizikë e thelluar, nota e provimit shumëzohet me koeficient 1.25. Ndërsa në rastet kur jep si provime me zgjedhje lëndë të tjera nga ato të përmendurat më lart, notat e provimit shumëzohet me koeficientin 1.

2) Kriteri i dytë i vlerësimit është mesatarja e shkollës së mesme. Ky tregues vlerësohet me 30 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve. “Nota mesatare minimale përllogaritet si mesatare aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit të arsimit të mesëm, dhe si mesatare aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të maturës shtetërore”, bëjnë me dije autoritetet e këtij universiteti.

3) Kriteri i tretë është nota mesatare e siguruar nga lëndët formuese, e cila vlerësohet me 35 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve. Lëndët formuese të përcaktuara si prioritet për degët e mjekësisë janë: kimia, fizika dhe biologjia, ku secila prej këtyre lëndëve vlerësohet me 10 për qind.

 

4) Gjithashtu janë përcaktuar edhe koeficientet me të cilët Universiteti i Mjekësisë vlerëson të gjitha llojet e shkollave të mesme në vend. Referuar këtyre koeficienteve, maturantët e shkollave të mesme përgjithshme, si dhe ata të shkollave të mesme të profileve dygjuhëshe janë më të favorizuarit për të konkurruar në degët e mjekësisë. Kjo pasi Universiteti i Mjekësisë i vlerëson këto profile të shkollave të mesme me koeficientin maksimal 1.4. Ndërsa llojet e tjera të shkollave të mesme vlerësohen me koeficientin 1.

 

Formula për shpalljen e fituesve  

 

Lista e koeficienteve sipas llojit të shkollës së mesme

 

Lista e lëndëve formuese 

p.k/dita 

February 7, 2018 14:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*