Gara për ajrin, kush e fitoi në 2017-n

March 10, 2018 13:42

Gara për ajrin, kush e fitoi në 2017-n

Trafiku i pasagjerëve në Aeroportin e Rinasit ka ardhur në rritje vit pas viti, për të arritur në një rekord prej 2.6 milionë pasagjerësh në vitin 2017, sipas të dhënave nga Tirana International Airport (TIA).

Në raport me vitin e mëparshëm, numri i pasagjerëve është rritur me rreth 20%.

Shqipëria në vitin 2017 përjetoi një lulëzim turistik dhe kjo ka ndihmuar shtimin e trafikut në aeroportin e vetëm në vend.

Në vitin 2002, rreth 50% të tregut të fluturimeve, sipas numrit të pasagjerëve, e zinte kompania Belle Air, që kishte fluturime të shumta direkte drejt qyteteve italiane.

Por, pas falimentimit të saj në fund të vitit 2013, tregu u rikonfigurua dhe operatorë të rinj kanë hyrë, duke ndarë, së bashku me AlItalia, tregun e Italisë.

Në fund të vitit 2017, sipas të dhënave nga TIA, Blue Panorama, operatori italian që zëvendësoi Belle Air, kishte 29% të tregut total të fluturimeve, nga 30% vitin e mëparshëm.

Pas saj renditet AlItalia, me 11% të tregut. AlItalia ka humbur vazhdimisht terren dy vitet e fundit, pasi ka shkurtuar destinacionet direkte me disa qytete të Italisë. Në vitin 2015, kjo kompani zinte 31% të tregut.

Krahas Blue Panorama dhe AlItalia në 2017-n forcuan pozitat në tregun e Italisë edhe Albawings me 8% të totalit (nga 2% vitin e mëparshëm) dhe Ernest Airlines dhe Mistral Air me përkatësisht 6% dhe 3%.

 

Destinacionet, kryeson Roma

Destinacioni kryesor ku udhëtohet nga dhe drejt Rinasit është Roma, me 323 mijë pasagjerë, me rritje prej 7.6% me bazë vjetore. Roma shërben jo vetëm si destinacion direkt, por edhe si tranzit për të udhëtuar në Europë dhe jashtë saj.

Destinacioni i dytë është Milano, me 267 mijë pasagjerë, me rritje 27% në raport me një vit më parë. Në total, pasagjerët nga dhe drejt Italisë ishin gati 1.5 milionë në vitin 2017 (rritje 18.4%), ose 62% e totalit.

Stambolli është në vend të tretë, me 235 mijë pasagjerë (16% rritje). Edhe Stambolli është bërë konkurrues vitet e fundit si një destinacion tranzit, kryesisht drejt SHBA-së, por edhe vendeve aziatike. Vjena mbetet pika kryesore e kalimit drejt gjithë Europës e jashtë saj. Në vitin 2017, nga dhe drejt Aeroportit të Vjenës udhëtuan rreth 174 mijë pasagjerë, me një rritje prej 9.6% në krahasim me 2015-n.

Më pas renditen qytetet e Italisë, si Piza, Bergamo, Bolonja, Verona, ku jetojnë e punojnë shumë emigrantë. Me Athinën udhëtuan rreth 84 mijë pasagjerë, teksa qytetet e Greqisë janë përgjithësisht të arritshme përmes kufirit tokësor.

Ka pasur një rritje të ndjeshme të pasagjerëve për në Frankfurt, me 75 mijë pasagjerë, trefishim në krahasim me vitin e kaluar. Edhe nga dhe drejt Londrës udhëtuan 85 mijë pasagjerë, një rritje 15%.

Destinacionet e reja të vitit 2017 janë Amsterdami dhe Parisi, me përkatësisht 27 mijë dhe 25 mijë pasagjerë, pasi operatori Transavia filloi fluturimet direkte drejt këtyre qyteteve. Nga dhe për në Budapest, nga ku filloi fluturimet Wizz Air, udhëtuan 30 mijë pasagjerë./Marrë me shkurtime nga Monitor

o.j/dita

March 10, 2018 13:42
Komento

2 Komente

  1. petriti March 10, 15:35

    7 rreshtat e pare lexova,deri tek pika ku shkruhet qe Belle air ne 2002 kishte 50% te tregut.
    hoqeria Belle Air sh.p.k. eshte nje shoqeri me pergjegjesi te kufizuar dhe me kapital teresisht shqiptar. Ajo eshte licensuar ne maj 2005 dhe eshte regjistruar ne regjistrin tregtar me date 09.06.2005, me vendim gjykate Nr. 33637 dhe NUIS K5181700T.

    Reply to this comment
    • Edi March 10, 18:05

      hahahaha
      Keta te Dites i ka kap dashnia e madhe me Monitor 55 e Ornela Balliut. Jam i sigurte qe nuk i lexojne fare budalliqet qe shkruan Ornela e Niko Lekes, por u duhet per larmine tematike e gazetes.
      hahahahahhahaha

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*