Gara për drejtorin e ri të TKOBAP, zbulohen kandidatët

August 23, 2016 17:48

Gara për drejtorin e ri të TKOBAP, zbulohen kandidatët

Është mbyllur sot konkursi për kandidatët që aplikuan për Drejtor i Përgjithshëm, në Teatrin Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor. Ministria e Kulturës ka publikuar sot emrat e të gjithë atyre që morën pjesë në këtë konkurs, ku garojnë 6 kandidat, mes tyre emra të njohur të artit. Bëhet fjalë për Josif Gjipalin, Agim Hushin, Kleanthi Gjikën, Zana Çelën, Ylber Gjinin dhe Gëzim Xhaxhajn.

“Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, në datën 04.08.2016, Ministria e Kulturës shpalli konkursin për pozicionin: Drejtor i Përgjithshëm, në Teatrin Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor duke cilësuar se kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm në Teatrin Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor”, në përputhje me nenin 21 të ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”. Konkursi u mbyll në datën 22.08.2016.”, cutohet në njoftimin e MK-së.

Mësohet se Komisioni i përbërë nga drejtues të nivelit të lartë dhe të mesëm si dhe ekspertë të jashtëm, pasi është njohur me dokumentacionin e paraqitur do të zhvillojë intervista me kandidatët ditën e mërkurë, ora 12:00 në ambientet e Ministrisë së Kulturës.

Pak kohë më parë Ilir Kërni dha dorëheqje nga detyra e Drejtorit i Përgjithshëm, në Teatrin Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Kanë aplikuar për këtë pozicion kandidatët:

Josif Gjipali
Agim Hushi
Kleanthi Gjika
Zana Çela
Ylber Gjini
Gëzim Xhaxhaj

August 23, 2016 17:48
Komento

4 Komente

  1. Nickname August 23, 23:04

    Po po Ylber Gjinin drejtor te operas ..o tempora o mores,po smbarojne turpet ne ate vend mo?Ai mund te jete djale i mire po deri aty…krushqi do beni apo do gjeni nje njeri qe duhet te jete me se paku MANAGER ,POLIGLOT,E EKSPERIENCE NE FUSHEN E ARTIT?,Ai i shkreti nga arat u be kengetar thjesht se skishte baritone ne opera..kaq tung

    Reply to this comment
  2. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... August 24, 04:30

    Doli prap ne skene kjo kurvica Cela, qe la te vdekur ne seks ne Liqenet e Belshit Ambasadorin Amerikan Lihmpret,qe kishte pire dy viagra.

    Reply to this comment
  3. Dasha miresi D. August 29, 14:40

    Teem se me i pershtateshme nga keta kandidate eshte
    lli Gjepali. Aprori se nuk e njoh sa duhet po dhe Zana Ka eksperience. Te ieret si njoh.Po e mira u befte.Ai istitucion kerkon njerez koetemte profesionale..
    U befte e mira Ai Istitucion do profesionist te mir sa- “NJERI”,
    Dashamiresi D.

    Reply to this comment
  4. Dashamiresi D. August 29, 14:41

    Teem se me i pershtateshme nga keta kandidate eshte
    lli Gjepali. Aprori se nuk e njoh sa duhet po dhe Zana Ka eksperience. Te ieret si njoh.Po e mira u befte.Ai istitucion kerkon njerez koetemte profesionale..
    U befte e mira Ai Istitucion do profesionist te mir sa- “NJERI”,
    Dashamiresi D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*