Gara për kreun e myslimanëve, myftiu Gurra pritet të kërkojë shtyrjen e zgjedhjeve

February 28, 2019 22:49

Gara për kreun e myslimanëve, myftiu Gurra pritet të kërkojë shtyrjen e zgjedhjeve

Në garë për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar (KMSH) kanë hyrë edhe tre kandidatë të tjerë.

Krahas Skënder Bruçajt dhe Ylli Gurrës, futen në garë edhe Islam Hoxha, kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH; Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH-së dhe Gramos Blliku, myfti i Lushnjes.

Garon për postin e kryetarit edhe Gëzim Abdishahi, inspektor i xhamive në KMSH dhe imam i Golemit.

Ndërkohë, burime pranë KMSH shprehen se kandidati Ylli Gurra pritet të kërkojë shtyrjen proçesit për zgjedhjen e kreut të myslymanëve.

Sipas tij, futja në garë e katër kandidatëve të rinj vetëm disa orë para proçesit zgjedhor nuk krijon hapësirën e nevojshme për të paraqitur programet para antarëve të Këshillit.

e.t./ dita

February 28, 2019 22:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*