Gara për kreun e PD/ Komisioni merr vendimin: Listat nuk shpallen, ja pse

July 15, 2017 16:39

Gara për kreun e PD/ Komisioni merr vendimin: Listat nuk shpallen, ja pse

PD-ja nuk do te shpalle listat e anetaresise qe do te jene pjese e votimit per zgjedhjen e kreut te ri te demokrateve.

Vendimi u mor sot ne mbeldhjen e mesdites te Komisionit te Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike.

“Në këtë mbledhje u administruan dokumentacionet zyrtare të Degëve të Partisë Demokratike që kanë të bëjnë me përbërjen e Komisioneve të votimit, vendet e votimit si dhe listat shtesë sipas përcaktimit të bërë në pikën 8/b të Udhëzimit Nr.1, datë 04.07.2017, për anëtarët që kanë karta antarësie të PD-së ndër vite, por për arsye teknike nuk ishin përditësuar në Regjistrit Elektronik të antarësisë”- njofton komisioni.

Sipas tij, deri në mesditë janë administruar të dhënat e 64 degëve nga gjithsej 68 degë të Partisë Demokratike.

“Data 15 korrik është afati përfundimtar për administrimin e këtyre të dhënave.

Komisioni vendosi si afat të fundit për përfaqësuesit e kandidatëve datën 16 korrik për të sjellë listën e përfaqësuesve të secilit kandidat për 68 komisionet e votimit”- thuhet ne njoftim.

Komisioni është duke përpunuar të dhënat e listave shtesë të cilat do i bashkëlidhen Regjistrit Elektronik dhe 5 ditë para zgjedhjeve do të merret vendimi për listën përfundimtare të votuesve.

“Theksojmë se, lista e anëtarësisë është e hapur për përdorim të brendshëm në gjithë degët dhe strukturat lokale të Partisë Demokratike. Ato janë të dhëna personale dhe bazuar në ligjin për “Të dhënat personale” dhe ligjin për “Mbrojtjen e të dhënave personale” nuk mund të publikohen. Përveç arsyes ligjore ka dhe një arsye morale”- theksohet ne njoftim.

Sipas komisionit, këto lista nuk mund të vihen në përdorim jashtë Partisë për ta kthyer “anëtaresine tonë në gjueti shtrigash në vendet e punës në administratë dhe jo vetëm. Komisioni gjithashtu mori në shqyrtim të gjitha përgatitjet logjistike për votimet e 22 korrikut. Tashme janë gati vulat zgjedhore, fletët e votimit, formularët e posaçëm etj. I gjithë procesi po ecën normalisht konform rregullave statutore të PDSH-së”-perfundon njoftimi.

July 15, 2017 16:39
Komento

6 Komente

  1. Po.Po July 15, 20:56

    E thene shkurt : “PARTI NE ILEGALITET ” , qe frikesohet prej popullit te vet ! Keshtu sillet vetem nje parti fashiste !

    Reply to this comment
  2. C'a bohet kshtu July 15, 22:03

    Shqu-pisat jane kthyer ne Njesit Gueril dhe emrat e anetareve pra te atentatoreve jane “top sekret”, i di vetem Krycari Partise.
    Hajde toca hajde.

    Reply to this comment
  3. MH July 16, 00:32

    Basha vendosu ne cader sa ma shpejt brenda teritorit te SHQUP-isit qe te kurorezosh fitoren.Eksperience stazhi ke me rrezultat fitoreje vertikale me kambe terma e me koke tatpjete.
    Cfare ndryshimit rrenjesor ka sot zgjedhjet per kryesin e PD me pretendimet e cadristit Basha qe i kerkonte opozites,duam drejtesi,ndershmeri te mos kercnohen zgjedhesit dhe te mos vidhen votat per 25 qershorin 2017.
    Ja cfare bajne brenda vathes SHQUP.Po shqyejn cfare te mundin me perdorimin nga ma te ndryshme makinacione te pa ndersyhme e me te pa turpeshme vetem e vetem te fitoj Basha vegla instrumentale e diregjentit Berisha me partitur shlivovica.Made in Beograd.Ka ngelun pa ardhe dhe ish kryekeshilltari Fazllic per ti dhane rruge zgjidhje zgjedhesit Basha per fronin ne krye te PD.

    Reply to this comment
  4. fteri July 16, 06:09

    PD-ja ishte parti regresive që e ka mbaruar misionin që ju ngarkua nga agjenturat Sllave e Greke.,për shkatrrimin e shqipërisë dhe rrënimin e saj në tre shtyllat jetsore: :
    1-Shkatrrim e asgjesim të aftësisë mbrojtëse të sajë
    2-shkatrrim e rrënim total të ekonomisë përgjithshme
    3-Luftë donkishoteske mbajtja gjallë e ushqimi i konfliktit të vazhdueshëm midis-dy idologjive të përkundërta , idologjisë kaluar dhe hedhja e gjithë fajtë asajë duke duke legjitimuar e shmangur vjedhjet ,krimet ,vrasjet e 27 vjetve .

    PD-ja duke parë vetëm krimet komuniste si rrezik dhe duke kryer krime shumë herë më të mëdha të shëmtuara e të rrezikshme për popullin ,i mbuluan ose mashtruan duke goditur ,djegur e shkatrruar gjithçka që gjetën përpara mizori ,hajdutri ,rrënim dhe shkatrrim !..

    Ky ishte dhe është misioni i PD-së së S.Berishës ,dhe këtë e ralizoi,ikona simbolike e së cilës nuk mundë të përfajqësohet më mirë se gjendja zallamhi te shtëpia e uzurpuar e ushtarakve me L.Bashën të “NGRIRË” në krye,por që shkrihet sa herë i do ineresi , ngri e shkri ky mishë është çelbur edhe egërsirat nuk do ta hanë ,jo më antarët e ndershëm të partisë sajë,misioni i kësaj partie ka mbaruar përfundimisht .

    Reply to this comment
  5. fteri July 16, 06:27

    PD-ja është parti regresive , e ka mbaruar misionin që ju ngarkua nga agjenturat armike Sllave e Greke e ndërkombëtare ,për shkatrrimin e shqipërisë dhe rrënimin e saj në tre shtyllat jetsore: :
    1-Shkatrrim e asgjesim të ushtrisë të aftësisë mbrojtëse të sajë
    2-shkatrrim e rrënim total të shtetit të ekonomisë përgjithshme
    3-Luftë donkishoteske mbajtja gjallë e konfliktit të vazhdueshëm midis-dy idologjive të përkundërta , idologjisë kaluar dhe të sotme ,dhe hedhja e gjithë fajtë asajë duke duke legjitimuar e shmangur vjedhjet ,krimet ,vrasjet e 27 vjetve .

    PD-ja duke parë vetëm krimet komuniste si rrezik dhe duke kryer krime shumë herë më të mëdha të shëmtuara e të rrezikshme për popullin sot ,i mbuluan ose mashtruan duke goditur ,djegur e shkatrruar gjithçka që gjetën përpara një mizori ,hajdutri ,rrënim dhe shkatrrim total !..

    Ky ishte dhe është misioni i PD-së së S.Berishës ,dhe këtë e ralizoi,ikona simbolike e së cilës nuk mundë të përfajqësohet më mirë se gjendja zallamhisë te shtëpia e ushtarakve (SHQUPI ) me L.Bashën të “NGRIRË” në krye,por që ky shkrihet e ngrinë sa herë ja do ineresi , ngri e shkri ky mishë është çelbur edhe egërsirat nuk do ta hanë ,jo më antarët e ndershëm të partisë sajë,misioni i së cilës ka mbaruar përfundimisht !.

    Reply to this comment
  6. Rexhep Ndreu July 17, 15:12

    Njerezit le te diskutojne e debatojne se i ben mire te gjitheve, por le te lene pak vend per te rinjte . Lulzim Basha meriton te udheheqe keto njerez.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*