Gara për kreun e PD, Malko: Basha ka nxjerrë rezultatin në tavolinë

July 4, 2017 21:18

Gara për kreun e PD, Malko: Basha ka nxjerrë rezultatin në tavolinë

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Gent Malko, pjesë e njërit prej grupeve që kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës si kryetar partie hodhi dritë mbi debatin e hapur lidhur me votimin një ditë më parë në Kryesi.

I ftuar në Ora News, ai tha se kërkesa e tyre për të futur në shinat e statutit zgjedhjen e kryetarit do të ishte miratar nëse do kishte pasur votim të fshehtë.

Malko: Kemi marrë 11 vota, 14 kundër dhe gjithë pjesën tjetër abstenim. Nëse do kishte pasur votim të fshehtë të gjithë votat që abstenuan do ishin pro. Po tentohet drejt farsës, kështu si po shkon kjo punë Basha e ka nxjerrë rezultatin në tavolinë. Më vjen keq për Selamin se po hyn në një garë pa asnjë standard.

Ai e konsideroi të kundraligjshme mbledhjen e djeshme të Kryesisë ku u zyrtarizuan dy kandidaturat.

Malko: Mbledhja e djeshme ishte thirrur në mënyrë të kundraligjshme nga dy nënkryetarët.Një grup në të cilin isha dhe unë bëmë një kërkesë që në fillim të mbledhjes  duke kërkuar ta fusnim të gjithë procesin e zgjedhjes së kryetarit në shinat e statutit. Kjo i shërbente unifikimit të partisë. I shikoni polemikat që kanë plasur dhe krizën në PD. Rrezikon të konsiderohet dhe një moment fundor për jetën e PD. Gjëja për të cilën të gjithë ata që ka firmosur për dorëheqjen e Bashës por dhe mënyrën si do ndiqej zhvillimi i zgjedhjes së kryetarit po lufton për të mos ndodhur. Rruga që po ndiqet është një rrugë që nuk i shërben as bashkimit dhe as unifikimit.

Skenarin për një përçarje të PD dhe krijimin e një partie të re nuk e përjashton.

Malko: Një nga skenaret munhd të jetë dhe çarja e partisë dhe krijimi i një partie të re. Mund të ndodhë. Por është hipotezë. Ka vetëm një mekanizëm për të unifikuar partinë: Hap garë të ndershme, lërju kohë kandidatëve që do të futen në garë. Nuk jemi me asnjë kandidat ne, ky grup që flas unë.

Malko ka sqaruar dhe pozicionin e tij në këtë mes.

Malko: Unë nuk kam qenë një nga njerëzit që kanë pretenduar për të qenë deputet pavarësisht se kam qenë një ndër njerëzit e afërt të Bashës dhe për shkak të pozicionit dhe marrëdhënieve personale që kam pasur me të. Kam qenë një ndër mbështetësit e Bashës që nga fillimi. Pas humbjes së 25 qershorit, një humbje që do shënohet në historinë e PD si pikë kulmore dhe do analizohet më vonë, qëndrimi ishte parimor.Një qëndrim i menduar mirë.

Basha duhet të jepte dorëheqjen, nëse do konkuronte më apo jo për kryetar partie ishte zgjedhje personale e tij. Nëse analiza që do të bëhet mbrapa do të kishte qenë e pranueshme ne mund të kishim qenë dhe mbështetës sërish të Bashës. Basha nuk dha dorëheqjen dhe në mënyrë groteske gjeti një term që thotë ngriva funksionet. Nuk është e parashikuar në statut, në kuptimin faktik nuk ka kuptim sa kohë nuk del nga zyra, përdor automjetet e partisë, telefonin e partisë, në funksion të qëllimeve për të kandiduar.

July 4, 2017 21:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*