Gara për kryetar i Dhomës së Përmbaruesve Privatë

October 21, 2014 23:53

Gara për kryetar i Dhomës së Përmbaruesve Privatë

Tre kandidatë sqarojnë pse u shty balotazhi Malaveci-Kamberi

Procesi zgjedhor për organet drejtuese të Dhomës së Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë ka hyrë në një fazë interesante pasi dy kandidatë ndodhen në balotazh dhe do të zhvillojnë garën mes tyre në ditët në vijim. Por procesi i datës 18 tetor është shoqëruar me polemika në media për shkak se është shtyrë balotazhi. Tre kandidatë për kryetar mes tyre dhe ai që është i pari në listë sqarojnë opinionin se çfarë ka ndodhur në mbledhje dhe pse është shtyrë votimi.

Më poshtë ndodhet deklarata që mban firmën e Tedi Malavecit, Zef Macajt dhe Johana Konomit…

Nisur nga sensibiliteti qe ka patur procesi zgjedhor i organeve drejtuese te Dhomes se Permbarueseve Gjyqesore Private, per vete rendesine qe shfaq ky sherbim, aktualisht pjese delikate e sistemit te drejtesise ne vend, deklarojme per te gjithe te interesuarit, si edhe opinionin publik, se:

Zgjedhjet per organet drejtuese te Dhomes Kombetare te Permbarueseve Gjyqesore Private, u zhvilluan ne daten 18.10.2014, nga ora 11:00 deri ne oren 17:30 (pa asnje pushim) ne sallen e konferencave te Ministrise se Drejtesise.

Procesi zgjedhor u zhvillua ne pranine e 127 permbarueseve gjyqesore private, nga 140 permbarues gjyqesore aktive qe kryejne kete detyre ne te gjithe territorin e Shqiperise.

Per zgjedhjen e Kryetarit te Dhomes, votimi u krye pasi iu dha e drejta per kandidim pese pjesetareve te kesaj dhome. Sejcili prej tyre, perveç alternativave konkuruese per kete post, pati te drejten edhe te nje perfaqesuesi ne komisionin e ngritur per kete qellim pergjate procesit zgjedhor, komision i perbere prej 5 vetesh, anetare te asamblese se pranishme ne salle.

Procesi u zhvillua ne korrektese maksimale, nen drejtimin e ish strukturave drejtuese te Dhomes Kombetare te Permbarueseve Gjyqesore Private (Kryetar dhe Sekretar i Pergjithshem), dy perfaqesuesve te Ministrise se Drejtesise, si edhe nje notereje e cila legjitimoi çdo dokumentacion te ligjeruar ne salle nga asambleja e pergjithshme e permbarueseve gjyqesore private.

Pas votimit per Kryetarin e Dhomes, rezultati i shpallur renditi emrat: Tedi Malaveci me 42 vota, Alsid Kamberi me 33 vota, Fatos Alimadhi me 26 vota, Zef Macaj me 17 vota, Johana Konomi me 9 vota.

Sipas ketij rezultati dhe rregullores se miratuar vetem ate dite ne mbledhjen e dates 18.10.2014, kandidati fitues do te duhej te shpallej vetem me arritjen e nje rezultati, i cili do ishte nje numer votash sa gjysma e te pranishmeve ne salle (50%+1).

Per kete arsye, duhej te zhvillohej nje votim i dyte (balotazh), per/nga dy te renditurit e pare, Tedi Malaveci dhe Alsid Kamberi.

Ne kushtet kur per 6 ore e gjysem, pa asnje pushim apo nderprerje, anetaresia e asamblese e cila perbehej nga pjesetare te qyteteve te ndryshme si: Shkoder, Lezhe, Kukes, Tropoje, Vlore, Sarande, Korçe Pogradec apo Gjirokaster, ndjehej e pamundur te perballonte nje round tjeter me po te njejten kohe dhe intensitet njerezor, u gjykua nga shume prej tyre qe procesi balotazh sikurse edhe ai i perzgjedhjes se organeve te tjera drejtuese (Nenkryetar, Sekretar i Sergjithshem, 7 Anetare te Keshillit Drejtues), te vazhdoje dite tjeter.

Per kete arsye tre nga pese komisioneret e komisionit te votimit, te cilet n’a perfaqesonin se bashku me pothuajse 70 anetare te asamblese se pergjithshme u larguan nga salla, me vendimin e vazhdimit te ketij procesi ne nje moment te dyte te pershtatshem ligjor dhe njerezor.

Nje pjese e anetaresise, e perfaqesuar 57 anetare, shume me pak se kuorumi i nevojshem (1/2) per te vijimesuar nje mbledhje asambleje te perbere nga 127 anetare, kane tentuar te vijimesojne ate mbledhje, e cila nuk kishte me as te pranishem legjitime, as kandidatin kryesor (i renditur i pari), as pranine e noterit apo te perfaqesuesve te paanshem te Ministrise se Drejtesise.

Procesi i vijimesimit te paligjshem te mbledhjes, natyrisht qe deshtoi, me koston e ç’orientimit apo shperndarjes dezinformuese te informacioneve per anetaresine ashtu sikunder per te gjithe opinionin publik.

Kjo deklarate eshte nje sqarim i nevojshem per te gjithe anetaresine e permbarueseve gjyqesore private sikurse per te gjithe opinion publik, te cilet duhet te jene ne dijeni se: – Ne, tre kandidatet per drejtimin e Dhomes Kombetare te Permbarueseve Gjyqesore Private, qe jemi edhe perfaqesuesit e votuar te pjeses me te madhe te asamblese se dates 18.10.2014, distancohemi nga çdo insinuate apo proces i parregullt votimi, qe jo rralle here ka vendosur ne pozita denigruese, proceset, kandidatet apo te perzgjedhurit zgjedhore ne kete vend.

I bejme me dije çdo anetari te asamblese se pergjithshme te permbarueseve gjyqesor privat, qe procesi i rregullt zgjedhor, jo vetem per roundi-n e dyte per zgjedhjen e Kryetarit te Dhomes Kombetare, por me se shumti per organet drejtuese te kesaj dhome qe jane plot 9 individe profesioniste ndermjet nesh, do vazhdoje ne mirkuptim te plote, i lajmeruar paraprakisht nga komisioni i ngritur per kete qellim, dhe ne respektim te te gjitha procedurave ligjore apo statutore te kesaj dhome, me pranine e noteres e cila mban gjithe dokumentacionin e deritanishem, perfaqesueseve te Ministrise se Drejtesise, dhe te anetaresise ligjore per te vijimesuar, kryer dhe mbyllur me sukses kete event.

Te gjithe ata, te cilet perpiqen te bejne pis kete proces legjitim, do te konsiderohen jo vetem humbesit e kesaj gare, por edhe frenuesit apo penguesit e reformimit te sherbimit permbarimor gjyqesor privat ne Republiken e Shqiperise.

Sherbimi i Permbarimit Gjyqesor Privat shqiptar, si hallke shume e rendesishme e sistemit te drejtesise, pas kater vitesh te krijimit te tij, sot, ka nje nevoje emergjente per reformim dhe krijimin e nje imazhi te ri, larg kontestimeve publike, apo reciproke ndermjet anetaresise se tij aktive.

Jemi ketu, se bashku ne kete deklarate, per te dhene nje mesazh te forte bashkepunues, edhe pse jemi apo ishim konkurente te nje gare te vogel individuale per organin drejtues te Dhomes Kombetae te Permbarueseve Gjyqesore Private.

Me e rendesishme per ne te tre, ashtu sikurse per te gjithe permbaruesit gjyqesore private ne kete vend, eshte te japim kontributin tone te perbashket dhe maksimal, ne dobi te sistemit drejtesidhenes ne Shqiperi.

Kjo deklarate sqaruese dhe bashkepunuese le te jete nje hap i pare i perbashket ne kete drejtim.

 

 

Tedi MALAVECI                 Zef MACAJ                         Johana KONOMI

 

October 21, 2014 23:53
Komento

2 Komente

  1. anonim October 22, 16:27

    Asnje respekt sme vjen per te pakten dy emrat, pas emrit te pare, qe ne fillim thurren lloj lloj intrigash ndaj te parit, e me pas i shikoj ne krah te tij. Ky eshte nje proces i kompromentuar qe nga menyra se si jane kriteret e perzgjedhjes, le me pastaj pazaret.

    Reply to this comment
  2. anonim October 22, 16:36

    kot fare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*