Gara për specializimet afatgjata në mjekësi nis më 12 mars

March 7, 2018 20:47

Gara për specializimet afatgjata në mjekësi nis më 12 mars

Gara për pranimet e reja në programet e specializimeve afatgjata në mjekësi nis më 12 mars. Vendimi më i fundit i marrë nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, përcakton se: “Të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret për të ndjekur këto programe të ciklit të tretë, duke nisur nga dita e hënë, datë 12 mars, duhet që të dorëzojnë pranë departamenteve përkatëse dosjen me dokumentet e kërkuara”.

“Procedurat e pranimit të dosjes do të vijojnë deri në datën 21 mars. Më pas, do të jetë një komision ekspertësh që do të vlerësojë të gjitha dosjet e paraqitura dhe sipas kritereve të përcaktuara do të zbardhë listën zyrtare të kandidatëve që do të kalojnë në dy fazat e tjera të konkurimit, që janë intervista me gojë dhe testimi i informatizuar” shkruan “Dita”.

Procedurat e aplikimit, përzgjedhjes dhe konkurimit do të bëhen konform rregullores së miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë. I gjithë procesi do të monitorohet nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, si dhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

p.k/dita 

March 7, 2018 20:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*