“Garancia” e PS shqyrton letrën për statutin

February 29, 2016 19:24

“Garancia” e PS shqyrton letrën për statutin

Komisioni i Garancive Statutore në Partinë Socialiste u mblodh këtë të hënë për të shqyrtuar kërkesën e firmosur nga katër deputetë socialist për të interpretuar statutin në rastin e zgjedhjes së kryetarit.

Në përfundim të mbledhjes, kreu i këtij Komisioni, Hyseni deklaroi se është marrë në shqyrtim parimisht kërkesa dhe se për këtë do të dëgjohën edhe firmëtarët e saj.

“Shqyrtuam në parim kërkesën që na ka ardhur. Të premten e ardhshme do të thërrasim në seancë dëgjimore firmëtarët e kësaj kërkese”, tha ai.

Mbledhja e këtij komisioni brenda Partisë Socialiste lindi si nevojë pas kërkesës së firmosur nga katër deputetë dhe disa anëtarë të Asamblesë Kombëtare të partisë me objekt që lidhet me zbatimin dhe interpretimin prej këtij komisioni të shkeljeve të konstatuara në statut.

“Kërkojmë zbatimin dhe interpretimin e nenit 30 pikat 1/a, 1/b, 1/d, dhe pika 2 të Statutit të PS, mbi kufizimin kohor të mandatit të kryetarit të PS, si dhe mbi legjitimitetin e ushtrimit të funksioneve të tij në parti përtej këtij mandati”, thuhet në kërkesë.

Interpretim kërkohet edhe për çështje të tjera që lidhen me parimin e kolegjialitetit, garantimi i së drejtës kushtetuese, ligjore dhe statutore e çdo anëtari të PS, për të zgjedhur e për t’u zgjedhur në të gjitha organet drejtuese të partisë.

February 29, 2016 19:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*