Gardhe kundër emigrantëve, Britania do investojë 45 milionë stërlina

January 18, 2018 22:59

Gardhe kundër emigrantëve, Britania do investojë 45 milionë stërlina

Qeveria e kryeministres Theresa May do të shpenzoj 45 milionë sterlina të tjera për të rritur masat e sigurisë nëpër portet në të dyja anët e kanalit të La Manshit mes Anglisë dhe Francës.

 Kjo shumë do të përdoret për ngritjen e gardheve të rinj prej hekuri, instalimin e kamerave me qark të shkurtër dhe vendosjes se teknologjisë me infra të kuqe jo vetëm në portin e Calaise në Francë, por edhe në porte të tjera.

Ky do të jetë rezultati i parë i samitit mes presidentit francez Macron dhe kryeministres britanike Theresa May që po zhvillohet në Britani. Ndërkohë Britania do angazhohet të pranojë më shumë emigrantë veçanërisht nga porti i Calaise, dhe më konkretisht fëmijë të pashoqëruar, siç njofton BBC.

Edhe pse Britania dhe Franca pritet të ecin në korsi të ndryshme pas daljes së pritshme të Britanisë nga BE-ja duket se problemet e sigurisë kufitare janë me rëndësi të jashtëzakonshme për Britaninë në veçanti.

Gjatë fushatës së fundit presidenciale presidenti Macron ishte për rinegociimin madje dhe anulimin e marrëveshjes së 2003-shit mes Bler dhe Shirak, sipas së cilës emigrantët pa dokumente të ndaluar të hynin në Britani do mund të qëndronin në Francë në kampet e ngritura enkas në portin e Calaise.

Pas Brexit, është në interesin e Britanisë të investojë për masa më të forta sigurie në Francë, pasi marrëveshja e Dublinit do të bëhej inekzistente dhe Britania do ta ketë më të vështirë të rikthej emigrantët në vendet e para të sigurta përpara se ata të mbërrijnë në ishull.

January 18, 2018 22:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*