Gardisti u gjet i pajetë, Policia e Shtetit jep detaje: Pista ku po hetohet

June 30, 2018 14:47

Gardisti u gjet i pajetë, Policia e Shtetit jep detaje: Pista ku po hetohet

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm, ku shoferi i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj u gjet i pajetë brenda makinës së tij, Policia e Shtetit ka dhënë detajet e para.

“Policia e Shtetit është njoftuar nga Garda e Republikës, rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës, është gjetur i pajetë gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh.Q., 31 vjeç.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë, me përbërje oficerë të Policisë Gjyqësore ekspertë mjeko-ligjorë, ekspertë të kriminalistikës dhe hetues të SHÇBA-së.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se në mjetin e Gardës u gjet i pajetë, i ulur në sediljen e shoferit, punonjësi SH.Q. Makina ishte e parkuar në garazhin e caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, i cili u gjet i mbyllur nga brenda.

Nga kqyrja rezultoi se në kokën e viktimës ka plagë tejshpuese të shkaktuar nga armë zjarri, me qitje me drejtim nga e djathta në të majtë. Në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja të qitura nga arma automatike tip “MP5”, e cila ishte në dorën e djathtë të viktimës, me levën e ndërrimit të llojit të zjarrit, në pozicionin “qitje breshëri”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima është vetëvrarë, me armën e shërbimit.

I ndjeri, ka nisur punë në Gardës e Republikës në datën 29.03.2017 dhe nuk ka qenë asnjëherë subjekt procedimi, pezullimi apo mase tjetër disiplinore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave”, njofton nga ana e saj Policia e Shtetit.

o.j/dita

June 30, 2018 14:47
Komento

8 Komente

  1. info analitike June 30, 16:39

    U vetevra dhe ka 3 gezhoja ne vendngjarje? O shoke kontrolloni mire lajmet! Mire qe kerkoni te fshihni gjurmet po shiko se paditeni vete me ate qe komunikoni. Mos ia beni si me Shullazin qe policia doli me 4 versione te ndryshme e asnjeri nuk perputhej me ate cfare realisht ndodhi. Ky eshte shteti qe kerkuat te benit more shoke? Hajde e gezofshi!

    Reply to this comment
    • Tani June 30, 19:10

      E kane vrare UDB-ashet e Berishes per te shkaktuar me shume zhurme dhe per te ngritur nje thashemnaje te re. Eshte e pamundur qe nje person te qelloje tre here mbi veten. Tre gezhoja! Nje plumb ne koke eshte e mjaftueshme qe personi te humbase kontrollin. Si mundet te qelloje tre here ne koke. Keta kujtojne se ne jemi budallenj. Qeveria nuk ka aresye te ekzekutoje njerezit qe i sherbejne. Por ata qe po perfitojne dhe bertasin jane esadistet. Policia duhet te beje hetime te vemendshme sepse ky vertet eshte ekzekutim nga agjente te huaj ne sherbim te kaosit ne Shqiperi. Dhe kushb e kerkon kaosin ne Shqiperi pervec esadisteve. Sigurisht sherbimet sekrete ruso-sllave i kane ardhe ne ndihme agjenteve te tyre udb-asho kgb-asho Bashisteve dhe Berishisteve esadiste. Qeveria dhe pilicia duhetv te jene me te kujdesshem sepse keta maskarenj do ti vene flaken Shqiperise per te shpetuarc koken e tyre. Z. Rama nuk mund ta marresh me shaka me keta esadiste duhet te ngresh ne kembe sherbimin sekret te zbuloje se kush e ekzekutoj kete djale te pafaj.

      Reply to this comment
  2. Ylli June 30, 16:52

    Nxitoni Rilindes.Mobilizohuni…..shtrengoni rradhet e Agjitacion Propagandes !
    Bucet kushtrimi……e vrau Saliu !!!!
    E keshtu rrojme ne ,qe te degjojme perlat rilindase !

    Reply to this comment
  3. Arben June 30, 17:22

    Ta gezojme Shqiperine e droges.

    Ta gezojme edkokainen

    Reply to this comment
  4. Eraldi June 30, 17:34

    Ne kete artikull thuhet se viktima kishte ne doren e djathte armen automatike MP5. Kjo arme nuk eshte pistolete:
    https://en.wikipedia.org/wiki/Heckler_%26_Koch_MP5

    Ndersa ne kete artikullin tjeter thoni “Në makinë u gjet një pistoletë shërbimi”
    http://www.gazetadita.al/tirane-gjendet-i-pajete-nje-punonjes-i-gardes/

    Ndajeni mendjen, cfare ju gjet ne makine, nje pistolete apo nje arme automatike?

    Reply to this comment
  5. H.Reshka June 30, 18:53

    Cuditerishte nje djalosh i ri vrete veten?As behet fjale te kete pasur probleme mendore,sepse gardistet ekzaminohen tek mjeku perjodikishte.Por ndruaj do kete qene ndonje ngarkese nervore,shkaktuar nga ndonje stres,qe ka bere te shkretin tja ktheje koburen vetes.Si do qe te jete si e vrane si u vete vra shkaku ka qene teper i forte.Une kam pervoje ne organin e hetimit dhe keto raste jane teper te veshtira per tu hetuar,sepse autori e gjene formen per ta vrare e per tu dukur vetevrasje,kjo eshte teme delikate,dhe nuk kam deshire te hy ne te.Mendoj se ky djalosh ka hyre garant per dicka serjoze,dhe per shkaqe qe nuk jane varur prej tije ka deshtuar.Keshtu i gjendur nene presionin e personave te tjere perfitues,ai nuk e ka perballuar dote,keshtu qe i ka dhene funde jetes.Dy ngarkesat e kapura ne Durres qe kane vlera maramendase,u zbuluan nga sherbimet e huaja, pa mundur te kalonin,keshtu qe kriminelet jane zbrazur tek garantuesi?Sa per deklaraten e Xhafes,ndjej nevri,Xhafa e di qe sekseret dhe dallaverxhinjte e titullarve jane shoferet dhe badigardet,keshtu qe kot llomotit gjithcka eshte bere me dijenine e Xhaferit!U vra shoferi i Halit Shamates,u vra per droge,u vra shoferi i ish prokurorit Sollakut,u vra per dallavere,sepse kishte premtuar pushimin e ceshtjes te grupit “hakmarja per drejtesi”.Por Sollaku i gjendur nene presionin e vete Berishes,nuk e beri kete,keshtu qe ata u hakmoren tek garantuesi!Te dy pushtetet jane teper agresiv ne keto drejtime,mafja eshte ngjitur ne kupolen drejtuese,dhe Ramovici e hedhe hapin nene dirigjimin e mafjes,pa patur mundesi ta ndaloj,thejeshte e kane kapur per hunde!

    Reply to this comment
  6. Kris June 30, 23:03

    Eshte ne vazhdimesine e Sali konspiratorit Stalinist ! Eshte e njejta gje si me Saimirin,Agron dhe Fatmirin dhe nje sere te tjera veprimesh kriminale te Brrish Vicidolit serb! Ngushellime familjes!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*