Garues nga 42 shtete “pushtojnë” kryeqytetin për Maratonën e Tiranës

October 5, 2019 20:10

Garues nga 42 shtete “pushtojnë” kryeqytetin për Maratonën e Tiranës

Maratona e Tiranës që do të zhvillohet në 13 tetor është një nga ngjarjet më të mëdha sportive në vend. Por ajo i ka kapërcyer edhe kufijtë, pasi sikurse është bërë tashmë traditë, janë të shumtë garuesit që vijnë nga shumë vende të botës.

Edhe këtë vit janë regjistruar vrapues nga 42 shtete të botës, duke filluar që nga Australia e largët dhe Filipinet, e gjer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Brazili. Vetëm nga SHBA janë 24 garues. Ajo që bie në sy janë edhe garuesit nga Serbia, Maqedonia, Greqia dhe Mali i Zi, ç’ka tregon se Maratona e Tiranës është kthyer edhe në një nga ngjarjet sportive më të rëndësishme në Ballkan.

Në këtë garë do të marrin pjesë të gjithë kandidatët që janë regjistruar. Ndërkohë, në një postim të bërë sot nga kryetari i Bashkisë Tiranë, shihet se korsitë ku do të zhvillohet gara janë duke marrë përkujdesjen e fundit. Itinerari i Maratonës po mirëmbahet për t’i dhënë mundësi pjesëmarrësve, që të kenë një garim komod. Veliaj shprehet se gjithçka është gati dhe stërvitja vazhdon.

l.h/ dita

October 5, 2019 20:10
Komento

5 Komente

  1. info analitike October 5, 22:21

    Po ujë për t’u larë a do të ketë për këta apo edhe këta janë “të mençur” si Tani Shkreli e lahen vetëm një herë në javë!

    Reply to this comment
    • nje banor i Tiranes October 6, 14:59

      Sa per ujin , do te presim , ndoshta behet edhe nje here tjeter Luli kryetar bashkie , ai po , qe per 4 vjet nuk ndroi nje llambe te djegur ne rruget e Tiranes , madje edhe sahati i madh qe shikohet nga dritarja e zyres te kryetarit te bashkise , asnjehere nuk funksionoi . E ke te qarte per ke Luli e kam fjalen , o infoanalileshi , he mo per ate Luli , qe pasi e “lulezoi” Tiranen , tani kerkon te behet as me pak e as me shume , kryeminister i vendit , qe t’a “lulezoje” edhe Shqiperine si Tiranen . Dhe tani te flasim seriozisht : Socialistet , more infoanalileshi , mund te kene kusure sa te duash , por ama’ te gjitha gjerat e mira qe jane bere e po behen ne Shqiperi , ata i kane bere , ndersa PD-istat mbahen mend vetem per shkaterrime , per asgje tjeter .

      Reply to this comment
      • info analitike October 6, 21:39

        aaa.ti thua me mire te ta fuse lali Eri. E po mire de kenaqu me “mrekullite e lali Erit. e ma faturat e ujit qe as nuk te vjen se une i kam bere naften te gjithe ketyre mysybeteve me lu, mul e lal. Ti dukesh qe je koke e madhe serioze, per cilet socialiste e ke fjalen zotrote se une deri me sot kam pare vec zhvates e maskarenj qe e kane lebetitur e varferuar ate popull. Po nejse ti vazhdo me perralla se une prandak ika ngaqe me njerez si ti nuk me lidh me asgje.

        Reply to this comment
  2. Aleksander Thana October 6, 02:58

    Do lahen te Liqeni, ka per te gjithe !

    Reply to this comment
  3. info analitike October 6, 21:49

    aaa.ti thua me mire te ta fuse lali Eri. E po mire de kenaqu me “mrekullite e lali Erit. e ma faturat e ujit qe as nuk te vjen se une i kam bere naften te gjithe ketyre mysybeteve me lu, mul e lal. Ti dukesh qe je koke e madhe serioze, per cilet socialiste e ke fjalen zotrote se une deri me sot kam pare vec zhvates e maskarenj qe e kane lebetitur e varferuar ate popull. Po nejse ti vazhdo me perralla se une prandak ika ngaqe me njerez si ti nuk me lidh me asgje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*