Gary Lineker: Barcelona e eliminon Chelsea-n, Messi është më i mirë se Maradona

February 6, 2018 16:25

Gary Lineker: Barcelona e eliminon Chelsea-n, Messi është më i mirë se Maradona

 

Gary Lineker është në Barcelonë. Sulmuesi i skuadrës katalanase, midis viteve 1986 dhe 1989, kohë kur arriti një popullaritet të madh, ka shqyrtuar shkurtimisht disa momente të karrierës së tij blaugrana, ndërsa ka thënë se “Barcelona është favorite kundër Chelsea”.

Lineker kujton: “Kujtimet e mia të asaj kohe janë të jashtëzakonshme; për ekipin, për qytetin, për më të mirët në botë… Për mua, Barça është klubi më i madh në botë”.

Aktualisht një komentues sportiv, ai nuk humbet të japë lëvdata edhe për yllin e sotëm të Barçës: “Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, për mua. Mendova se kurrë nuk do të shihja ndonjë njeri më të mirë se Maradona, por Messi është i tillë”.

Sa i përket sfidës së ardhshme mes Barcelonës dhe Chelsea, Lineker është i qartë: “Mendoj se Barça do ta eliminojë Chelsea. Është një moment i vështirë për Chelsea, me Conten të pakënaqur nga transferimet. Mendoj se ndeshja vjen në një kohë të mirë për Barcelonën, por ende duhet të jetë e kujdesshme: Chelsea ka lojtarë të mëdhenj, si Hazard, apo Kante”.

Në lidhje me një tjetër ndeshje, ku do të përballet Real Madridi me PSG-në, pohon se “francezët janë favoritë. Real Madridi ka qenë kampion për dy sezonet e fundit dhe ka përvojë, por unë nuk e shoh atë në një nivel të mirë tani”.

a.s/dita

February 6, 2018 16:25
Komento

3 Komente

  1. MH February 6, 23:59

    Fizikisht Maradona asht ma i forte per tu karrombolue me kundershtaret.Dhe mjaft artist me topin.
    Per administrimin e topit Messi asht fenomenal i pa arritshem.Per sa kuptoj lojen e futbollit asht i vetmi yll i i futbollit boterore.
    Edhe ngjales ia gjejne marifetin per ta kapur e te mos ikin nga dhuntia natyres per te shpetue me rreshqitjen.Messi asht ma shume se ngjal i ndodhur shume shpesh midis 3-4 lojtarve i iken dhe shenon,edhe nese ridel ndonji grup i dyte perseri triumfon dhe shenon.Ndersa goditjet e denimit i ka ta sigurta sikur te gjuhen ne tavoline.

    Reply to this comment
  2. x February 7, 02:00

    Llafi yt ne vesh te Perendise, … Amin.

    Reply to this comment
  3. ELIOT February 7, 18:30

    PO te luante MESI..ME mbojtesa si xhentile si spanjolli qe i theu kemben maradones ne spanje ;;;;; atehere do te shikonim MESIN E VERTETE .. DHE PERSE NUK FITON KUPEN E BOTES MESI ….. KUR ESHTE ME I MIRI NE BOTE … MARADONA E FITOI ME NJE EKIP ARGENTINAS MESATAR PA YJE .. MESI LUAN ME NJE EKIM KOMBETAR NE SPANJE KA VETEM YJE .PRANDAJ LEINEKER ESHTE TIFOS I BARCES DHE I MESIT ..DHE XHELOZ I MARADONES …SPEPSE MARADONA I TURPEROI ANGLEZET E GARIT … HA HA HA DHE MARADONA LUAJTI NE NAPOLI ME FUTBOLLISTE JO SHUME TE MIRE .DHE FITOI ..2 KUPA EUROPE … DHE PO TE KISHTE TE DREJTE ..DO TE FITONTE TOPIN E ARTE NJA 10 HERE SE NE KETE PERIODE …. VETEM EUROPIANET KISIN TE DREJTE TE FITONIN….CAPICHE ….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank