Si e organizoi faktori ndërkombëtar takimin e shumëpritur Rama-Basha

June 2, 2016 10:05

Si e organizoi faktori ndërkombëtar takimin e shumëpritur Rama-Basha

 

Gojët e liga citojnë burime të sigurta nga ambasada e SHBA dhe përfaqësitë diplomatike në Tiranë, sipas të cilave janë përpiluar disa metoda specifike në mënyrë që palët deri më tash luftarake dhe të papajtueshme me njëra-tjetrën, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, të rinisin komunikimin e munguar.

“Cilado temë do të bënte punë, mjafton që të bisedojnë”, pohoi ambasadori i SHBA Donald Lu.

Sipas tij, një fillim i mirë do të ishte edhe biseda për motin. I të njëjtit mendim ishte dhe ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin.

“Zoti Rama dhe zoti Basha mund të zgjedhin plot tema për të thyer akullin; meqe ra fjala, akull s’ka fare, si s’bëri fare dimër sivjet mor aman? Trafiku këtë mëngjes ishte i padurueshëm. Ata mund të interesohen edhe si shkojnë fëmijët me mësime”, tha Vlahutin.

Ambasadori Lu pohoi se mund të rregullonte një situatë që, teksa ftonte në shtëpi Luli Bashën për të ngrënë sushi, të shtirej sikur kishte harruar që në të njëjtën orë, kishte ftuar edhe Ed’ Ramën.

“Në temat e lira, mund të mos jesh dakord me bashkëbiseduesin por me pak meze dhe një gotë raki, mbrëmja kalon këndshëm”, tha Lu, “jo po ç’qe ai zjarr në Dardhë, ose na ngordhi reumatizma; jo po Interi ishte skandal dje, ndërsa Barcelona yll fare, e kështu me rradhë. Meqë ra fjala, Barcelonës nuk ja kalon kush këtë vit”.

Mësohet se shpresa rezervë e zotit Lu, është rregullimi i një takimi gjasme të rastësishëm mes Ramës dhe Bashës të shtunën e ardhshme, duke bërë pazar në supermarket.

 

 

******

Gojët e Liga është një rubrika satirike e Ditës ku ngjarjet dhe citimet janë të krijuara. Çdo përputhje është thjesht rastësi 

June 2, 2016 10:05
Komento

3 Komente

  1. Muli December 29, 18:33

    te takohen posi, tja fusin dhe nje dore tavell me Donaldin, ose domino. Ne sduam gje tjeter, vetem ata te jene mir

    Reply to this comment
  2. Lila December 29, 18:57

    Luja do rregulloj takimin e nje boshi me nje fyell ku fryn ere. mendo ca muzike do dali

    Reply to this comment
  3. ikja December 30, 12:07

    Une jam i mendimit qe Edi Rama ti ftoj te dy se bashku e tu lexoje poemen tashme te dhene me çmimin “Lum ti o Skendo” VRIMA!Tu tregoje atyre qe nuk behet fjale per ate vrime qe gjeti Kryekrimi shqipetar ne 1998 ku per tu mbrojtur gjeti ate vrime te fameshme qe ndoshta as miu nuk kalon!Besoj qe te dy te ftuarit do te kenaqen e pas ketaj do te hedhin ndonje gote skoçi me meze sy mace sepse kinezet i servirin e i pelqejne shume!Pas ketij takimi shpresoj qe edhe Shqipëria te jete çliruar nga akthet qe e kane zene nese Rama do te jape doreheqje ne Janar apo edhe ky si paraardhesi i tij ne PS do tia kaloje ne menyre paqesore Lu-se (jo ambasadorit m-ik)por Lu-se “Yll ne ngjitje” si pasardhes i denje i kkryekrimit shqipetar “burre shteti” e keshu behet e mundur qe edhe reforma ne drejtesi te mos jete e domosdoshme e marredheniet disi te krisura midis miqeve Saliniane e popullit Shqipetar te shikoje nje hop gjigand ne mardheiet e tyre!Me vjen keq per zotin Thano qe s’ka arritur te kuptoje mesazhin qe ka lene “m-iku”ne mbremje me lolot e salloneve qe tashme jane te paisur me dyshtetesite perkatese !Pasketaj Shqipëria e cfilitur do ti drejtohet vete buzes se varrit ne kembe duke i hapur rrugen nje mrekullieje te papare ku i gjithe populi do filloje te fjlase Kinezeçe me shpresen se ndonjeri do kete fatin te shkoje ambasadore ne ndonje vend si ky i yni ku mendojne se bishtin iua ka hequr ambasadoret e radhes se Amerikes e jo evolucioni njerezor e vitaliteti i perfituar nga vrulli punesor qe perfituan nga rregjimi diktatorial Enveris qe i kishte hale ne sy keta ufo qe jane veshur me kollare!Uroj qe te ndodhe sa me pare ky takim, ku ne fund te fundit ç’fare humbi Meta apo Rama ne gjirin e kurvave kur bene ate marveshje qe sot e paguan rishtaz po ky popull i dhjerre por krenar!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*