Gati ligji për sigurimin ndaj katastrofave natyrore, shembull merret Turqia

January 24, 2016 13:36

Gati ligji për sigurimin ndaj katastrofave natyrore, shembull merret Turqia

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, sqaron se projektligji i ri për sigurimin ndaj katastrofave natyrore është gati dhe aktualisht është dërguar pranë shoqërive të sigurimit për të marrë opinionet dhe komentet e tyre lidhur me draftin e hartuar.

Projektligji përcakton se cilat janë objektet që sigurohen dhe ato që nuk sigurohen. Sipas projektit, rreziqet e mbuluara në këtë sigurim lidhen me dëmet nga tërmetet dhe pas tërmetet, zjarret e shkaktuara nga tërmetet, shpërthime të shkaktuara nga tërmetet, rrëshqitje të tokës të shkaktuara nga tërmetet, përmbytje, rrëshqitje të tokës apo fundosje të shkaktuar nga përmbytja. Sipas AMF, modeli më i mirë për t’u ndjekur në këtë drejtim është Turqia.

Sipas të dhënave të depozituara nga shoqëritë e sigurimit pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në periudhën 2013 deri në shtator të vitit 2015, në nivel mesatar për tregun, sigurimi i pronës nga përmbytjet zinte rreth 3% të vlerës totale të rreziqeve në kontratat e sigurimit të pasurisë.

Gjatë vitit 2014, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është ftuar si pjesë e grupit të punës me Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave në “Projektin pilot për krijimin dhe eksperimentimin e një sistemi sigurimesh të lehtësuara për mbulimin e rreziqeve në bujqësi”, i cili është në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Italisë.

Ekspertë të Bankës Botërore, në kuadër të projektit “Shqipëria: Reforma e tregut të sigurimeve”, i financuar nga Nisma për Forcimin dhe Reformën në Sektorin Financiar (FIRST) kanë përgatitur projektligjin për sigurimin nga katastrofat natyrore. Prej muajit tetor 2015, projektligji është shqyrtuar nga AMF dhe komentet në lidhje me të u janë dërguar sërish zyrës së Bankës Botërore. Njëkohësisht, projektligji është dërguar edhe pranë shoqërive të sigurimit për të marrë opinionet dhe komentet e tyre lidhur me draftin e hartuar, shkruan Monitor.

Në bashkëpunim me Bankën Botërore, AMF është duke studiuar disa mundësi për struktura organizative apo skema financiare për sigurimin nga katastrofat. Kjo do të kërkojë një bashkëpunim midis disa institucioneve dhe përvojën e mëtejshme të ekspertëve në rajon dhe më gjerë.

January 24, 2016 13:36
Komento

1 Koment

  1. salah January 24, 15:34

    krejt e pakuptimtë! ju keni të ndërtimeve ilegale, prerjen e pemëve të ndaluar dhe nuk ka ekspertë në ndërtimin e rrugëve. një sistem politikë idiot i është problem i madh

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*