Gati nisja e betejës vëllavrasëse për Qytetin e Shenjtë

December 6, 2017 13:15

Gati nisja e betejës vëllavrasëse për Qytetin e Shenjtë

 

Ka ende pak shpresë në kancelaritë e vendeve arabe pro-perëndimore. Jo lidhur se “kur” do të bëhet lajmërimi i shpalljes së Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, por “ku”.

Donald Trump mund të nxjerrë nga cilindri njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, por vetëm në “Perëndim”. Dhe mund t’iu japë palestinezëve ndonjë garanci të vogël mbi kryeqytetin e tyre në një pjesë periferike lindore të Qytetit të Shenjtë.

Një “riekuilibër” që mund të evitojë katastrofën. Ndryshe për vendet që kanë firmosur paqen me Izraelin, nën rrezikun e terrorizmit islamik, rrezikohet të shkohet 20 apo 40 vite pas dhe të përfundohet përballë “frontit të rezistencës” i drejtuar nga Irani, të cilit i është bashkuar me gjithë fuqinë e saj edhe Turqia.

Fronti ekstremist po përgatitet tashmë për “betejën e Jeruzalemit”.

Palestinezët kanë paralajmëruar tre “ditët e zemërimit” që nisin që sot, ndërsa forcat e sigurisë izraelite janë në alarm, gati për të çuar në Bregun Perëndimor dhe rreth objektivave amerikanë, ndërsa autoritetet amerikanë kanë urdhëruar qytetarët e tyre të “evitojnë Qytetin e Vjetër”.

Priten përballje të ashpra dhe të gjata. Kriza ka ribashkuar fraksionet palestineze. Nesër në Gaza, Hamas do të sjellë ne shesh mijëra mbështetës në 30-vjetorin e themelimit të organizatës; në Ramallah të gjitha fraksionet politike do të marshojnë kundër Trump.

Në një klimë të ndezur, në Aman, Kiro, dhe Riad, nuk e kuptojnë dot sensin e zgjedhjes amerikane. Të prekësh butonin Jeruzalem, i konsideruar kryeqyteti “unik dhe i pandashëm” nga shteti hebraik është si tu japësh një dhuratë vetë ekstremistëve.

Më i shqetësuari, që burimet diplomatike e përshkruajnë si mjaft të “zemëruar” është mbreti Abdullah i Jordanisë, që po përjeton momente të stuhishme me Izraelin, me ambasadën izraelitet të mbyllur prej muajsh pas të shtënave në 23 korrikun e kaluar që përfunduan me vdekjen e dy jordanezëve.

Jordania ishte shteti i dytë arab që njohur shteti hebraik pas Egjiptit.

Një bombë vendimi i Trumo që mund të plasë në një vend ku gjysma e popullsisë është me origjinë palestineze, dhe ku ka 700 mijë refugjatë sirianë, mes të cilëve ka të infiltruar celula të fjetura të Isis Al-Qaeda-s.

Shteti tjetër që është vënë në siklet është Arabia Saudite. Princi i kurorës Muhamed bin Salman ka thyer të gjitha tabutë. Vizitoi Izraelin “in incognito”, duke hapur në mënyrë të qartë mundësinë e njohjes zyrtare të shtetit hebre. Ai vuri me shpatulla pas murit presidentit palestinez Abu Mazen të cilin e detyroi të pranonte planin e paqes në përputhje me propozimin saudit të vitit 2002.

I nevojitet një aleancë e çeliktë me Izraelin dhe Amerikën për të organizuar një kundërsulm në rajon kundër Iranit. Por asnjë lider saudit, ruajtës i “Xhamive të Shenjta”, Mekës dhe Medinës nuk mund të lejojë “shitjen” e selisë së Xhamisë Al-Aqsa. Kështu mbreti Salman ka telefonuar Trump dhe e ka këshilluar të heqë dorë nga “provokimi flagrant” që do të “irritonte ndjenjat e të gjithë myslimanëve në botë”.

Me një gjuhë të qartë, por ende miqësore, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e ka cilësuar Jeruzalemin si “vijën e kuqe” e myslimanëve. Lideri turk rikthehet në një terren që e njeh mirë, atë të “mbrojtësit të islamit” dhe në drejtim të vendeve arabe myslimane. Një terren që e afron më shumë me Iranin, një rival i pastër shit. Presidenti Hassan Rohani i mbajti menjëherë ison, duke ftuar “të gjitha vendet islamike” të presin marrëdhëniet me Izraelin.

Për Republikën islamike të themeluar nga Khomeini rasti është i papërsëritshëm. Rihyri në lojërat e Lindjes së Mesme me luftërat në Siri dhe Irak, ku njësitë e tyre ushtarake ishin vendimtare në mundjen e grupeve xhihadiste. Ndërsa tani ka nevojën të rilidhet sërish me fuqitë suite. Ia ka arritur pjesërisht me Turqinë. “Beteja për Jeruzalemin” mund të çojë në krahët e Iranit shtete të tjera arabe.

Në mbledhjen e ligës arabe në Kajro u pa një Abu Mazen i përkëdhelur siç nuk ishte parë vitesh. Sekretari i përgjithshëm Ahmed Aboul Gheit njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga ana e administratës Trump do të inkurajonte fanatizmin dhe dhunën dhe nuk do t’i shërbente aspak procesit të paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Presidenti palestinez i kërkoi Papa Françeskut të ndërhyjë tek Shtëpia e Bardhë. Më pas mori një telefonatë nga lideri rus Vladimir Putin, i cili i ka thënë që statusi i qytetit duhet vendosur “vetëm më anë të tratativave mes Izraelit palestinezëve”.

Cari që prej kohësh është shpallur si mbrojtës i kristianëve në Siri, ka përpara një tjetër “mundësi strategjike”. Vështirë ta imagjinosh së nuk do ta shfrytëzojë”./La Stampa/ Përgatiti: Dita

 

December 6, 2017 13:15
Komento

4 Komente

  1. Arben December 6, 15:42

    PO TRUMPI, PRANDAJ E NJOHU JERUZALEMIN

    PER TE SHPERTHYER LUFTE.

    KESAJ HERE DO TI KTHEHET NGA KOKA,

    PO NUK KA PARE GJE AKOMA

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 December 6, 17:38

      hë qëni turk ulërije deri dje kundër obamës dhe klintonit!
      tashti e fillove dhe me atë të cilit i lëpije bythën??
      kot nuk i thonë që qëni turk kafson të zotin!!

      Reply to this comment
  2. Adri December 6, 15:55

    Trump nje idiot noterik qe po i hedh benzine zjarrit qe do te shkrumboje gjysmen e botes dhe vete presidencen e tij driteshkurter

    Reply to this comment
  3. Pellazgos December 6, 17:43

    Po cfare qyteti te “shenjte” flet ty zoti Arben.
    “Shenjtoret” i provoi historia per 1500 vjet Erresire Mesjetare,luftra,vrasje,djegje ne turre te druve etj.
    Evropa e Civilizimit Greke nuk ka lidhje me budallalleqe qe Abrahami foli me Zotin apo Krishti erdhi ne Toke te permbush nje “Profeci” te Jahveut.
    Keta kane qene cobenj qe ishin te pa civilizuar,perdhunonin vellai motren apo babai vajzen.
    Po te lexosh “Biblen” e vjeter flet per “njerez” nga xhungla.
    Abvrami i thote gruas se tij Sares qe ti ke e bukur dhe thuaj Faraonit te Eghyptit qe je motra ime dhe fle me te.
    Vajti i varfer ne Egjypt dhe u kthye i pasur.
    Por clidhje kane keta me Evropen,Zotin,Civilizimin Pellazge?
    Eshte per te ardhur keq qe edhe ne Greqi keta kriminele qe mbjellin urrejtje te quajture Kristian Orthodoks po bejne Ligjin.
    Nje eshte Zoti,Sofia e Verteta Athina d.m.th Dija,e vetmja fuqi qe e ben njeriun te cliruar nga Ignoranca.
    Dhe kjo vjen me pune,me djerse,me llogjike,drejtesi etj.
    Fete te gjitha jane percarese dhe nuk kane lidhje me Zotin e Vertete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*