Gati projektligji i ri që do të “shpëtojë” Akademinë e Shkencave nga apatia

February 21, 2018 20:12

Gati projektligji i ri që do të “shpëtojë” Akademinë e Shkencave nga apatia

Pas afatit përfundimtar të vendosur nga kryeministri Edi Rama për reformimin e Akademisë së Shkencave deri në fund të Marsit 2018, grupi i punës i përbërë nga akademikë dhe specialistë nga Ministria e Arsimit gjykuan krijimin e një projektligji të ri si zgjidhje.

I hartuar dhe i gjendur në fazën e fundit të diskutimeve si me institucionet vendase  ashtu dhe me ato shkencore të huaja, ndërhyrjet kryesore janë bërë në ato vende ku shkaktohen përplasje mes Akademisë së Shkencave dhe qeverisë. Kjo e fundit për shkak të këtyre përplasjeve arriti deri në paralajmërim me heqje të buxhetit. Për të mos arritur deri këtu, është rishikuar me prioritet çështja e anëtarësimit të akademikëve.

Debatit mes akademikëve për një institucion, i është arritur përfundimi sipas kryetarit të Komisionit për Reformimin e Akademisë së Shkencave.

Në zgjedhjen e organeve drejtuese, në projektligjin e ri është reflektuar edhe për moshën e një anëtari të kryesisë. Mandati i tij do të zgjasë deri në moshën 75-vjeçare. Përcaktimi i qartë i programit, shpenzimi i detajuar i buxhetit dhe zhvillimi një herë në vit i një dialogu Qeveri-Akademia e Shkencave, janë disa nga të rejat që do sjellë ky projektligj.

Projektligji synon të shpëtojë nga apatia institucionin e kërkimit shkencor, ku ndihet prania e qeverisë.

s.a/dita

February 21, 2018 20:12
Komento

1 Koment

  1. Arber I February 22, 03:51

    Akademia e Shkencave duhet t’i kthehet programit qe pati per hartimin e Enciklopedise Shqiptare, vetem keshtu e justifikon qenien e saj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*