Gati të dorëzojnë mandatin edhe ministrat e fundit

January 6, 2014 09:34

Gati të dorëzojnë mandatin edhe ministrat e fundit

Procesi i dorëzimit të mandateve parlamentare nga ministrat e Qeverisë “Rama”, pritet të përfundojë gjatë muajit janar. Të ndarë në dy grupe, pjesa më e madhe e ministrave i kanë dorëzuar mandatet, ndërsa grupi i tretë dhe i fundit pritet ta bëjë atë para nisjes së punimeve të Parlamentit më 20 janar. Bëhet fjalë për ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, të Financave, Shkëlqim Cani, ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri dhe kolegun e tij të Mjedisit, Lefter Koka. Mandati i këtij të fundit, sipas listave shumë emërore të LSI-së, pritet t’i shkojë Edmond Panaritit, aktualisht ministër i Bujqësisë, që gjithashtu do ta dorëzojë atë. Ndarja e funksioneve të ministrit dhe të deputetit ishte një premtim elektoral i socialistëve, që nisi të aplikohej në muajin dhjetor. Për të mos humbur shumicën në Kuvend, mandatet u dorëzuan në grupe. Shtatë të parët ishin Ilirjan Celibashi, Eglantina Gjermeni, Klajda Gjosha, Edmond Haxhinasto, Nasip Naço, Erjon Veliaj dhe Milena Harito. Pas zëvendësimit të tyre, radha i takoi Mimi Kodhelit, Lindita Nikollës, Arben Ahmetaj, Ilir Beqaj dhe Saimir Tahirit.

 

January 6, 2014 09:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*