Gati për gjyq babai që vrau vajzën shtatzanë me kushëririn dhe e njoftoi si vdekje natyrale

April 6, 2015 11:53

Gati për gjyq babai që vrau vajzën shtatzanë me kushëririn dhe e njoftoi si vdekje natyrale

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar për gjykim dosjen e një 70-vjeçari që vrau vajzën e tij, pasi ajo kishte mbetur shtatzënë me një kushëri.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në datë 28 maj të vitit 2014, në fshatin Sllatinë, Komuna Sllovë të Rrethit Dibër.

Fillimisht, babai hapi lajmin se e bija vdiq nga shkaqe natyrale. Por Prokuroria e ka zbardhur më pas këtë krim.

Doksan Dushku, 70 vjeç, akuzohet se ka kryer veprat penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” të vajzës së tij, shtetases Fatmira Dushku.

Djali tij, Lulzim Dushku, 20 vjeç është hetuar i lirë, pasi akuzohet se ka kryer veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Viktima Fatmira Dushku, kishte qenë e pamartuar. I pandehuri kishte vënë re që e bija ishte shtatzënë. Nga bisedat me të bijën, i pandehuri kishte arritur të kuptonte se vajzën e kishte lënë shtatzënë njëri nga djemtë e një kushëriri që jetonte në të njëjtin fshat.

Mbrëmjen e 27 prillit 2014, Doksani kishte thirrur në shtëpinë e tij, vëllain Ramazanin dhe të birin Lulzimin për të biseduar rreth shtatzënisë së Fatmirës. Pas bisedës Ramazani kishte shkuar në shtëpinë e kushëririt ku kishte takuar studentin A. të dyshuar si i dashuri i vajzës.

Studenti ka mohuar që kjo të ishte e vërtetë. Ata u kthyen bashkë në shtëpinë e të pandehurit për ballafaqim me viktimën Fatmira.

Papritur ajo ishte shprehur “unë e dua”, por studenti vijoi të mohonte. Në këto rrethana dy familjet vendosën që të nesërmen në mëngjes, të dërgonin djalin dhe vajzën në spital, për të bërë analizat mbi atësinë e fëmijës.

Pas këtij vendimi ata u larguan nga banesa e të pandehurit. Në shtëpi mbeti i pandehuri, me të bijën dhe dy djemtë.

Rreth mesit të natës i pandehuri mori nga pas shtëpisë një armë automatike dhe e qëlloi vajzën me breshëri në trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Burrat vendosën që vrasjen ta paraqesnin si vdekje natyrale të së bijës, po krimi kishte lënë tashmë shumë gjurmë.

Prokuroria nisi hetimet menjehere pas ceremonise mortore dhe zbuloi faktet e mësipërme.

Dosja pret tashmë vendimin e Gjykatës / DITA

April 6, 2015 11:53
Komento

5 Komente

  1. Mark uk April 6, 15:11

    Me qene se besimi i tyre e lejon te marrin kusheriren,pse e kan vrare.Zoti e humbet ket dhoj b…..mi te ndyre e ardhur nga turqia.

    Reply to this comment
  2. Kuksiani April 6, 18:39

    Mark uk, te keshilloj mos u fut ne rrethin vicios se nuk del me nga ky rreth vicios I destinuar Jo vetem per mekataret por edhe per prehistoriket.

    Reply to this comment
  3. skifteri April 6, 19:25

    kafsheri ,varferi,diskreminim shtetror,denim moral I medjese ,injorance kulturor

    Reply to this comment
  4. Mark uk April 6, 20:26

    Do kishe bere mire te mos kishje replikur.Duhej ta denonit ket rast te ndyre me cdo kusht.Ju e dini se cfar kam shkruar eshte vertet.As kafshet nuk e bejn nje gje te tille.

    Reply to this comment
  5. Popull April 6, 22:59

    O shtet mos na qit te tilla ceshtje se nuk na e mbushe mendjen per drejtesine tende te kriminalizuar. DENOJE po mua nuk me INTERESONE ky fakt se cfare beri baba me pjellin e vt.

    Mua me inretesone me teper ca ben shteti me mua… Si me skllaveron, genjene, vrete….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*