Gatishmëri e armatës së viteve ’80, për 72 orë 750 mijë ushtarë “nën armë”

October 6, 2018 16:28

Gatishmëri e armatës së viteve ’80, për 72 orë 750 mijë ushtarë “nën armë”

 Leonard Veizi

Ky material “dossier” është një përmbledhje e të dhënave që më janë transmetuar në intervistat e bëra me disa nga drejtuesit më të lartë të ushtrisë shqiptare të para vitit 1990.

Nëse lufta do të fillonte krejt papritur, pa paralajmërime dhe pa përqendrim të trupave armike në vijën e kufirit, ushtria shqiptare ishte përgatitur që për 2-3 minuta nga shkelja e territorit shqiptar, të hapte zjarrin e parë me mitralozat e rëndë të cilësuara si “armë roje”, apo me anë të batalioneve që gjithashtu quheshin “art-mitraljer”. Kjo sa për fillim, pasi strukturat ushtarake e viteve ‘80 lejonte që për 72 orët e para, të mund të viheshin nën armë të paktën 750 mijë njerëz me uniformë jeshile. Por si ishte e organizuar ushtria shqiptare në vitet ’75-’85, gjë që daton dhe me kulmin e fuqisë së saj? Ish drejtuesit e lartë të saj gjatë intervistave të drejtpërdrejta kanë dhënë këto shifra:

 Kolonel Edip Ohri, ish-komandanti i aviacionit Shqiptar

Aviacioni, 240 mjete fluturuese

“I gjithë aviacion u inkuadrua në 3 regjimente gjuajtës-bombardues të cilët u inkuadruan në tre aerodrome: Gjadri, Rinasi e Kuçova. Reparti i parë u krijua në Tiranë në vitin ’51. Regjimenti i parë i Aviacionit Reaktiv u krijua në vitin 1955 në Kuçovë. Ai do të pasohej me krijimin e Repartit të Transportit Ushtarak në Tiranë, Regjimentin e Rinasit, Shkollën e Aviacionit, Regjimentin e Helikopterëve, Regjimentin e Gjadrit. Të paktën 240 ishte numri i mjeteve fluturuese, që përbënin armën e Aviacionit Luftarak:

 

95 avionë MIG-19-S,

12 avionë MIG-21,

12 avionë MIG-17,

3 avionë IL-14 për shërbime qeveritare

1 avion bombardues IL-28.

36 helikopterë MI-4.

12 avionë AN-2 transporti

 

Kolonel Estref Musabelli zv/komandant i Grupimit të 6-të operativ për tanket

Ushtria, 1200 mjete të blinduara

“Ushtria shqiptare në fund të vitit ‘80 dispononte thuajse se 1200 tanke e mjete të blinduara në arsenalin e saj. Kompania e parë e tankeve u krijua në 1 prill 1946 me prodhimin italian “Spali” trofe nga Lufta II Botërore. Në prill 1948 u krijua Regjimenti i parë i tankeve “Vojo Kushi”. Në këtë regjiment u përfshinë tipet T-34 dhe AVL-76 m/m, të ardhura nga BS. Brigada e Parë e Tankeve u krijua në 24 prill 1963 në përbërje të të cilës ishin tanket tip T-59 të prodhimit kinez. Në vitet ’70 ushtria shqiptare kishte 10 brigada tankiste me nga 100 tanke të tipeve T-59 (54), T-62, si dhe disa batalione autonome me drejtime të caktuara dhe me tanke tip T-34, AVL-76 dhe 100 m/m. Përveç tankeve, ushtria shqiptare zotëronte dhe 3-4 batalione të mekanizuara me transportues të blinduar.

Bajram Mane, ish-zëvendësministri i Mbrojtjes në vitet ‘82- ‘90

Organizimi me 9 korpuse

“Ushtria jonë rreth viteve ’80 erdhi pas një riorganizimi të thellë dhe të gjerë në strukturë dhe në përmbajtje, duke filluar nga njësitë e repartet e vogla ushtarake deri në Shtabin e Përgjithshëm. Në ato vite ushtria kishte në strukturë 7 Korpuse dhe 2 Grupime Operative në rang Korpusi, të cilat përmbanin njësi rezervë të Komandës Përgjithshme të pajisura me armë dhe teknikën e nevojshme. Gjithashtu kishte Komandën e Mbrojtjes Kundërajrore, Komandën e Aviacionit, Komandën e Flotës Luftarake Detare, njësi e reparte autonome, si dhe 4 Baza Furnizimi, Forca Vullnetare dhe Rininë Shkollore të armatosur.

 

Kolonel Dashamir Ohri, ish -komandanti i Brigadës së Nëndetëseve

Flota Luftarake Detare me 100 anije

“Në vitin 1980 flota detare shqiptare kishte anije rreth 100 luftarake të tipave dhe destinacioneve të ndryshme, luftarake e ndihmuese, të ardhura nga BS e Kina”

  1. Katër silurues                          80 copë rus + kinez
  2. Dragamina rade                      6 copë rus
  3. Dragamina bazë                      2 copë rus
  4. Gjuajtës detarë                        4 copë rus
  5. Nëndetëse                                 4 copë rus
  6. Motovedetë tip Shangai II     6 copë kineze

 

Hetem Halili, ish- Komisari i Korpusit të 7-të

Normat e gadishmërisë, njësoj me Izraelin

“Nivelin e normave të gatishmërisë e kishim më të lartin në botë. Me këto norma na afrohej vetëm Izraeli. Në 6 orë deri në 6 e 30 minuta kompletohet një brigadë, efektivi i të cilës varionte nga 5 mijë deri në 7 mijë trupa. Ndërsa një korpus vihej në gatishmëri të plotë brenda 9-10 orëve. Për rastin konkret, kur flitej që Shqipëria kërcënohej  nga trupat e Traktatit të Varshavës, merrej parasysh që pika më e afërt, nga ku mund të ngriheshin avionët desantues, ishte aeroporti i Sofies në Bullgari, me një largësi prej 650 kilometrash. Megjithatë, të gjitha përgatitjet bëheshin me idenë që kundërzbulimi shqiptar nuk arrinte të merrte asnjë informacion dhe, ashtu si në Çekosllovaki, agresioni të bëhej i menjëhershëm dhe në befasi. Të gjithë shtabet e brigadave dhe korpuseve kishin të njëjtën shkallë gatishmërie”

 Kostaq Karoli-ish shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë

Shkelja e kufirit, për 3 minuta zjarr i përqendruar

Forcat e Armatosura kishin një efektiv shumë të madh, si aktiv ashtu edhe rezervist. Efektivi përbëhej nga rreth 16.500 oficerë, rreth 9.000 nën/oficerë, rreth 60.000 ushtarë si dhe nga rreth 8.000 civilë. Ndërkohë që rezervistë kishte rreth 450.000 vetë, dhe 230.000 Forca Vullnetare. Këto forca përfshiheshin në 22 Divizione dhe tre Forca që ishin: Mbrojtja Kundër Ajrore, Flota Luftarako-Detare dhe Aviacioni.  Ishin 127 Brigada Këmbësorie, Brigada Artilerie dhe Brigada Sulmuese ; rreth 1050 tanke të inkuadruara në 9 brigada tankesh e në dy batalione autonome, rreth 4.000 gryka zjarri artilerie tokësore; 34 regjimente të artilerisë kundërajrore pa llogaritur artilerinë kundërajrore të Brigadave, etj. Në kufi, mitralozët e rëndë (armët roje), bateritë e gatshme të artilerisë kundërajrore, hapnin zjarr për 2-3 minuta. Për 20-30 minuta, batalionet mitraliere në vijën e kufirit kishin bërë gati për luftim. Po kështu për 15– 20 minuta, artileria tokësore e gatshme kishte hapur zjarr.

 Ushtria

Fuqia njerëzore dhe ajo e zjarrit

Ushtria Shqiptare në vitet ’80-‘90 ka pasur në përbërjen e saj:

-22 Divizione

-Mbrojtja Kundër Ajrore (MKA),

-Flota Luftarako-Detare (FLD)

-Aviacioni

 

Efektivi përbëhej nga:

-rreth 16.500 oficerë

-rreth 9.000 nën/oficerë

-rreth 60.000 ushtarë

-rreth 8.000 civilë

-rreth 450.000 rezervistë

-rreth 230.000 Forca Vullnetare

 

-Ishin 127 Brigada, Këmbësorie, Artilerie dhe Sulmuese

-Ishin 34 regjimente të artilerisë kundërajrore

-Ishin rreth 1050 tanke inkuadruar në 9 brigada e dy batalione

-Ishin 4.000 gryka zjarri artilerie tokësore

-Ishin më shumë se 100 anije të të Luftës Luftarake Detare

-Ishin rreth 240 avionë e helikopterë të Flotës Ajrore

 

Namik Shehaj, ish-komisari i Regjimentit të Raketave

Mbrojtja kundërajrore me 240 raketa

Në përbërje të ushtrisë shqiptare janë 3-Grupe luftarake raketash një Grup tjetër që përdoret për qëllime mësimore si dhe një grup teknik. Katër grupet e raketave janë të vendosura në Petrelë, Sukth, në Patos dhe Krujë. Çdo Grup ka nga 6-të shtretër raketash. Pra gjithsej 24 shtretë. Është përllogaritur që çdonjëri nga shtretërit të lëshojë deri në 10 raketa. Realisht 240 raketa. Ato kanë një gjatësi prej 10.,88 metrash. Raketat që kanë qenë pjesë e armatimit të Mbrojtjes Kundër Ajrore të Ushtrisë Shqiptare nuk kanë pasur mbushje bërthamore, por kanë pasur vetëm mbushje luftarake, e cila kur shpërthente ndahej në 3600 copa.

 Irfan Lulo ish-shefi i Katedrës në Zall-Herr

Artileria 6 gryka zjarri për çdo kilometër të frontit

“Ushtria shqiptare kishte më shumë se 4000 gryka zjarri. Ndërmjet viteve 1954-1955. Ushtria Shqiptare u pajis me bateri KA 85 mm e mjete radioteknike më të sofistikuara, ndërsa në vitet 1957-1958 u pajis me bateri 57 dhe 100mm. Në vitet 1959-1969, në armatim futen edhe raketat e drejtuara, topat AKA 37 mm, topat 57mm dhe 100mm me drejtim automatik, mitralozët 14,5 mm me katër tyta, dhe me radarë të zbulimit të largët. Në vitet ’70 kishte 22 regjimente të AKA, 18 batalione mitraliere AKA, që llogarisnin rreth 6 gryka zjarri për çdo kilometër të frontit”.

 Kolonel Thoma Lakra, ish-komisari i Divizionit të Xhenjos

100 mijë qendra zjarri në 5 vjet

Vlen të përmendet që tërë procesi i projektimit, prodhimit dhe montimit të mbi 100 mijë qendrave zjarri u bë për afro 4-5 vjet, (1975-1980). U bënë njëkohësisht qendrat e zjarrit të montuara me kërkesën e Mehmet Shehut, të cilat iu nënshtruan eksperimentimit me qitje direkte me të gjithë kalibrat e armëve, ku u nxorën konkluzionet dhe reflektime në projektimin dhe prodhimin e tyre. Në Shqipëri u prodhuan dhe u montuan rreth 100 mijë qendra zjarri. Vitet me intensitet më të lartë kanë qenë 1976-1980.

 

Bazat e betonizuara

-Aerodromit të Gjadrit, i tunelizuar

-Baza e Shëngjinit të Tunelizuar

-Baza në Porto Palermo

-Tunelizimi i Uzinës në Poliçan

-Tunelizimi i Bazës Ajrore në Kuçovë

-Depove të tunelizuar në Vermsh Gjerbes, Qafë -Shtamë

-Ndërtimi i Radiostacioneve për kohë lufte, në Bizë, Livadhe e Hamet, Puke, Teqe e Dushkut, Gramsh etj”.

 

LEONARD VEIZI/ DITA

October 6, 2018 16:28
Komento

47 Komente

  1. Shqiptari October 6, 17:13

    Kujt ja tregoni keto filma fantashkence? Ne vitet ’80 kur populli mezi merrte neper rradha ate tallon ushqimesh, do shkonte e do luftonte? Sapo te niste lufta, e para pune do shperthehej kufiri por jo nga jashte, nga brenda. Do largoheshin masivisht nga kolera komuniste te gjithe. Askush nuk do merrte mundimin te futej e te priste armikun ne ato bunkere te bere WC e te mbushur me mut. Ato manovrat beheshin se kufiri ish i mbyllur dhe vritej kush e kalonte. Beheshin se kush nuk shkonte e priste burgu. Por ne nje lufte imagjinare, armiku i shqiptareve nuk ishin ato qe gjoja do vinin nga jashte. Armiku ishte kasta komuniste ne pushtet. Atyre populli do tu hiqte kokat e do fitonte lirine se nuk kish nge te luftonte per te mbajtur nje rregjim qe ushqimet ja jepte me rracion. Nisja e nje lufte do ishte vetem fundi i atij rregjimi gjakpires qe per 50 vjet e mbajti ne mesjete kete popull.

    Reply to this comment
    • I tillë je , sa here qe hap gojën October 6, 17:57

      Bëj një herë ADN-në dhe kërko babanë që të ka ngjizur more “shqiptar”, se me 1000% ti nuk je shqiptar … , mbase … kushedi , mund të jesh shpellar… , vëlla me Sali Karaxhiçin !

      Reply to this comment
    • Radisti October 6, 18:02

      Ne baze te llogjikes tende do ti kishim pritur me lule, por nuk eshte keshtu. Ne periydhen ne fjale motivimi dhe stervitja ishin elemente parsore. Bazat e rezerves ose e ashtuquajtura 101K Kishte rezerva ushqimore dhe twknike per 2 vjet. Keto rezerva ushqimore rifreskoheshin rregullisht. Por keto rezerva ushqimore u plackiten , u derdhen rrugeve ne vitin 91 dhe 97.

      Reply to this comment
      • Shqiptari October 6, 20:01

        Ore ku keni qene para vitit ’90 ju ketu apo ne Kozmos? Atehere komunizmi ruante kufirin vetem mos arratisej njeri, keto histori me armiq te jashtem qe donin te pushtonin Shqiperine ishin perrallat e Enverit qe te mbulonte varferine e tmerrshme qe ka patur ne Shqiperi. Me tallon or me tallon eshte ushqyer shqiptari nga 1945-1990. Dhe eshte vrare teksa kalonte kufirin. Keto vetem miopet vullnetare te djeshem dhe enveristet e sotem nuk i pranojne.

        Reply to this comment
    • lazar October 6, 21:09

      ti gjithmon dhjet nga goja .pleher antikombetare

      Reply to this comment
  2. intelektuali October 6, 17:17

    C’A KENI TREGU KESHTU O GAZETA DITA?

    sepse:

    Pamjet famoze te Kohes se Qepes te Partise se Punes qe keni qitur si reklama REZILI ne nje kohe kur shqyptaret po vdisnin nga uria per buke, jane si:

    KARIKATURA TE NDRYSHKUARA TE USHTRISE FAMOZE TE KORESE SE VERIUT TE UDHEHEQESIT KIM

    per:

    Te engledisur dhe kselhasur enveriste fanatike, katunare dru me pre.

    Reply to this comment
    • Dunavatasi i vjeter October 6, 17:57

      Iku per lesh intelekleshi…..dhe nja dy “analiza” shkoi dhe vate ki i “kselhasuri”enverist i Dita-s…filloi logorea e sharjeve pa kontroll per te kaluaren e ketij “mesuesi mizantrop” manjak kazani te plehrave shqupiste leshiste…

      Reply to this comment
    • I tille je , sa herë që hap gojën October 6, 18:09

      Shko ore bajgë…! Nuk te ze gjumi as natën , për të lexuar gazetën e nderuar Dita , që iu shfaqet me llahtar edhe në ëndërr ! Nuk do të çuditeshim , në se ndonjë ditë nuk do e shihnim më , komente idjote të Inteloleshit , se diagnozën e sëmundjes sate , e dinë të gjithë ! Por , siç po zhvillohen ngjarjet , kriza nervore po arrin limitet e fundit dhe , fundi juaj dihet …!

      Reply to this comment
  3. katarakti October 6, 17:56

    Qe nga koha e Skendebeut dhe deri me sot asnjehere Shqiperia nuk ka qene me e forte dhe me e pergatitur ushtarakisht se ne kohen e Enver Hoxhes. I gjithe populli ushtar nuk ishte vetem nje parulle, por edhe nje realitet.I dime ne qe kemi hequr zborret 25 diteshe ne kurriz. Apo ato marshimet e famshme ne mes debores… Te gjitha ato qe shkruhen ne artikullin e mesiperm jane 100 perqind te verteta. Siç eshte po ashtu e vertete se Enveri harxhoi aq shume per mbrojtjen saqe kjo u ndje edhe ne nivelin e jeteses se popullsise. Sidomos gjate periudhes 1980 – 1990. Heqja e oborrit kooperativist ishte nje nga gabimet me te renda ekonomike te Enver Hoxhes. Qe dukej se ne ato kohe ishte i shkeputur teresisht nga realiteti i perditshem i jetes se njerezve te thjeshte ne vend.

    Reply to this comment
  4. Plaku Xhuxhumaku October 6, 18:06

    Akoma me ushtrine qe vinte era pordhe?

    Reply to this comment
    • I tillë je , sa herë që hap gojën October 6, 18:15

      Po jeton në mes të pordhacëve , more matufi xhuxhumak , ndaj vetëm atë “aromë” shijon hunda jote ! Për matufë si ty , nuk çuditet kush , se ju pirdhni edhe nga goja ! YYYT !

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku October 6, 18:59

        Ou, perseri ti qe sa here qe hap gojen ha mut me kosha? Ti perpiqesh te mbarosh mutin qe te ka tepruar qe nga koha e Enver Bythos, po nuk ke per t’ia dale dot edhe sikur te rrosh edhe 100 vjet te tjera. Aq shume ju ka shkerdhyer Enveri ne tru saqe nuk e harroni dot dhe nuk e merrni vesh qe ka vajtur ne vërrën e Anesë.

        Reply to this comment
    • Askushi October 6, 20:25

      Ike plaku Mere ike. Ajo ushtri me pordhe ne fakt i hodhi grekqiret ne anen tjeter te kufirit ne fund korrikut 1949. Jam i habitur po te kishim ushtri pordhe do na kishte pushtuar jugosllavi ose greku kur te duash, por dhe ti ke nje semundje si ajo e intelektoleshit vuani nga antiEnverizmi por me keto komente idiotr vecse ja rrisni vlerat asaj kohe.

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku October 6, 22:52

        Askusho, pervec grekerve ne 1949, ke harruar te permendesh disfaten qe ushtria shqiptare e pordhes i shkaktoi forcave te bashkuara te imperializmit me ato te socialimperializmit tri here rresht, nje here tek Guri me Vërrë, heren e dyte ne Pyllin e Kakës, heren e trete dhe te fundit prane Staneve te Karit te Capit. Oficeret pa grada te ushtrise shqiptare me kete rast moren Medaljen e Leshit Kacurrel, kurse ata me trimat, dmth ata qe konspektuan me shume plane neper format e Pjerdhimit moren edhe Urdherin e Biles se Fishkur.

        Reply to this comment
        • Askushi October 7, 00:18

          Jo mor plaku Mere jo. Ushtria shqiptare nuk mundi asnje se nuk sulmoi asnje ushtria shqiptare tamam me pordhe duke pire caj ne mengjes e duke ngrene fasule ne darke ka mbrojtur kufijte tane per reston sna intereson. pordhet dhe kaken qe leshon ushtria jone ne keto kohra qe eshte bere si fshesaxhin e zjarfikes po ja le tja ndiesh ti. Tani na thuaj ti ca medalje dhe ku tja japim medaljen??? Ike plaku Mere ike.

          Reply to this comment
          • Plaku Xhuxhumaku October 7, 01:24

            E ke gabim, une kujtoja se ti dije me shume per ushtrine, po e paske me te treguar. E para, ushtria groshet i hante ne mengjez qe te kishte me shume takat, cajin e pinte ne darke qe ta zinte gjumi lehte. E dyta, po ketu ke te drejte, po me gjithe se kjo ushtria e sotme nuk eshte hiçgje si thua ti, si mor burre nuk u sul njeri te na zaptonte? Apo akoma kane frike nga ushtria e vjeter e lavdishme, qe vinte era pordhe. E mo e, te pelqen s’te pelqen ty era pordhe vinte, se edhe per t’u lare nje here ne dy jave e kishin ushtaret, nje here ne jave oficerat, e nuk kishin me cfare fshinin as bythen.

        • Askushi October 7, 11:34

          Plaku Mere sa e dredh muhabetin dhe ti. Del nga superfuqia e ushtrise ne kohe te monizmit te pordhet e ushtrise se sotme. E dine shume mire si ne 97 kur u shkri shteti shqiptar si greket afruan tanket ne kufi dhe fale kryeministres se atehershme Tansu Ciller qe tha fjalet e famshme kush prek shqiperine ka prekur interesat e Turqise. Keshtu qe plaku Mere mos na bej intelektoleshin. Sa per ushtrine mos me thuaj se e bera vete ne 98 ku prr mengjes kishte ajer per dreke ajer dhe darke ajer po te mos kisha leke do vdisja per buke. Krevati ishte bosh dhe jastekun dhe carcafet i solla nga shtepia a se harrova ne kohe te monizmit njehere ne 2 jave benin ushtaret dush po kur e bera une skishte fare shyqyr qe kam qene afer shpise dhe shkoja atje te lahesha se eren e kakes time do ndjeje ne komente. Megjithate llogjika te ka ikur per lesh plaku Mere prandaj komentet e tua i marr pa te keq zere se po flas me te semure mendor si puna e intelektoleshit.

          Reply to this comment
          • Plaku Xhuxhumaku October 7, 14:50

            Me pelqen kokefortesia jote, po meqe ushtrine e paske bere ne vitin 1998, ate ushtrine e pordhes e paske me te degjuar, vertet qeke Askushi per kete pune. Ik e shit noi carac a noi hide te bosh noi lek, e me komentet e mia mos u merr se nuk ke bythe t’i kuptosh se per ate ushtrinee pordhes qe flas une ti di vetem perrallat qe te ka treguar babi, ose qe lexon ketu tek DITA.

        • Askushi October 7, 17:36

          Ahahahahaha ca po me ben te qesh. Normale nje i plak i rrjedhur si ti s mund te kuptohet. Ne rradhe te pare ushtrine e asaj kohe e kam me te degjuar se kam pasur xhaxhain oficer ne velecike te shkodres ne repart artilierie burrin e tezes oficer te marines nr bazen e pashalimanit dhe babai im mesues qe kush e di sa e sa zbore me studentet e vet ka bere. Edhe une si puna jote mor bastard i ndyre mendoja ce do ushtrine e pordhes eshte cope cope. Por ja qe une detyren time ndaj atdheut e bera dhe jam gati ta bej prape si me pordhe dhe pa pordhe. Po ti mor plaku Mere???

          Reply to this comment
      • s.g. October 6, 23:34

        Se a janë matur e ç’matur jugosllavët për ndonji sulm të mundëshëm ndaj Shqiprisë PO në çdo orë politike mësimi aty villej vneri ndaj Shq. por si pati pohu oficeri i njohur Agim Çeku bunkerët ishin tmerr për falangat serbo -çetnike mu këta bunker u munguan shteteve arabe dhe ja çfarë tmerri po jeton populli i atyre vendeve

        Reply to this comment
  5. Ushtari October 6, 18:10

    Ju koqe qe shani ushtrine shqiptare, keni bere ushtri, e keni ngrene rreshtore e gadishmeri sa u eshte shkerdhyer mamaja. Ndaj e mira ehste ta qepni gojen. Plehra.

    Reply to this comment
  6. Alban I October 6, 18:16

    “I gjithe populli ushtar! – per te mbrojtur paranojen e Enver Hoxhes. 50% te Buxhetit te Shtetit per mbrojtjen fantazme te Shqiperise, e cila nuk ishte ne vemendjen e askujt, pervec paranojakut Enver Hoxha. Pese vjet nga vdekja e tij, Sistemi socialist I tij u shemb jo nga rrethimi imagjinar imperialist-revizionist, por nga marrezite e Enver Hoxhes ne Sistemin e gabuar Ekonomik dhe Sistemin e tmerrshem te Luftes se Klasave, Nenin famekeq 55, heqjen e riteve te besimeve fetare etj.

    Reply to this comment
  7. Sazani October 6, 18:18

    Mos na numuro hekurishtet që na dhanë per sevap , rusët dhe kinezët . Nga këto kishte shumë më shumë Sadam Hyseni dhe i mbolli shkretëtirës . Nuk vendosin hekurat , qofshin edhe më modernet . U harrua njeriu, mbi kokë i rrinte shpata harbute e gjakatare e “ proletariatit “ dhe në plan të parë vihej politika – politika boshe, aventureske , jashtë realitetit , jashtë hapsire e kohe. Falsiteti i kësaj politike u shfaq lakuriq pas vitit 90- të dhe pasojat e saj do vazhdojnë të ndihen akoma , siç duket, gjatë !

    Reply to this comment
  8. Vjola October 6, 18:27

    Ushtri e pa perseriteshme . Koha e te Madhit ENVER HOXHA e pa perseriteshme ne te gjitha drejtimet .

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku October 6, 18:55

      Sidomos ne ate te budallallikut. Shyqyr nje milion here qe nuk perseritet me ai absurditet i shkerdhyer nga para e nga prapa.

      Reply to this comment
    • Duan apo nuke duan mijte e kenetave e mizat e kalit,Drejtesia do te BEHET, October 7, 12:46

      Aqe e madhe ishte ushtria moj Vjola,sa u shkermoq si kripa ne uje brenda pak oresh,Mjaft me, me perralla qe nuke i shkojne per shtat nje rrealiteti te dhimshem. Dje e kishin ato faktkeqe, neser mund ta keshe ti,se cdo besh ne dete me kripen do ta gelltisesh;thote populli.Te ishte aqe efikase ajo ushtri dhe ata oficeret e saje,qe ropen popullin me pordhet e tyre si besnik ndaj atdheut,nuku do te ishin hapur depot e armeve ku bandat blu-roze do te benin kerdine ne popull me armet e “rrembyer”ne depot e asaje ushtrie dhe brenda vetes qe lane pas mbi 30mije viktima dhe nuku kane te ndalur.Ne moralin e zhgaravitesve per lavde ndaj asaje ushtrie”popullore”,qe ne fakt ishte nje mashe ne duart e pergjakura te diktatures komuniste.Dhe kjo faktohet me mbi 90 perqind te kuadrove te luftes dhe te asaje ushtrie u flijuan vetem nga cmenduria per leke e te piset e pushtet brenda djallit.GermoniVjola. se do ta shikoni rrealitetin e dhimshem te asaje ushtrie te quajtur “POPULLORE”.C’do gje munden te shkallmojne eterit e bijte dhe mostrat e diktaturs komuniste,por historine e percjellur ne kohe e breza kurrsesi jo,se ajo eshte ngulitur ne mendjen e shqiptareve aqe shume sa mijra nena e gra i veshi me te zeza dhe mijra femije i la jetime, sa kur u hapen kufijte mbi 40 perqind e shqiptareve morren arratine,e te tjere presin rradhen neper ambasada e azile,dhe kjo jo nga lluksi,e mireqenja,por nga pasiguria per jeten qe po vazhdon dhe sot e kesaje dite e diligjuar nga eterit diktatures komuniste,dhe bijte e mostrat e tyre.Bile aqe shume sa detyruan popullin,USA,e BE te kerkojne me force Reformen ne Drejtesi,Vettingun e Ligjin e Dekriminalizimit.Shikojeni si eshte bere qendra e Tiranes nga palopolitikat e bandave blu-roze,njera i veshi pamperisin,kurse tjetra roza e beri me barre.Nuke e di nese do te kishte ne ndonje vend nje shesh kryeqyteti, ku bandat blu-roze u sollen si ne bacen e babait pa i marre pelqimin qytetareve dhe pa i kthyer mbrapsh ne arken e shtetit miljona euro qe u grabiten nen masken prish e nderto sa ke pushtetin, pa i hyre gjemb ne kembe asnje pushtetari qe abuzoje dhe vazhdon te abuzoje me djersen e gjakun e POPULLIT.Tallja me reformen ne Drejtesi,Vettingun e ligjin e Dekriminalizmit nga politika bastarde e Tiranes zyrtare,ere lufte po i sjell prane per ta pastruar njehere e mire me shkop te hekurt bandat kriminale blu-roze qe nuke kane te ndalur ne avokatine e djallit,se ate qe nuke e ben njerezia,e ben perendia;thote populli.Dhe kete fatkeqesi ere lufte e ere gjaku,vetem ndergjegjesimi i popullit me protesta masive per te shkulur nga rrenjet kete paloklase bastarde politike superkorruptive e superkriminale do ta ndalonte,ku me te thatin,digjet dhe i njomi;thote historia ne kohe e vite.Zgjohu o POPULL,PROTESTO, sa nuke eshte vone per ti shkulur me rrenje e derguar ne bangen e akuzes ata palopolitikane te Tiranes zyrtare qe jane te akuzuar meze,figure e deshmi te gjalla si pjese e botes se krim-korrupsionit-ekstreist-mafjozo-imorao-politik ne dite e vite deri me sot.Ndryshe era e lufte do te sjelle bubullimat e shkreptinat e saje,Shqiperia nuke ka me privilegjin te sakrifikoje bijte e bijat e saje nga cmenduria e bandave blu-roze,se ate qe nuke e ben njerezia,do ta beje perendia;thote historia ne dite e vite.Besoni,binduni dhe protestoni ne mbrojtje te vlerave njerezore qe koha e Zoti te na vlersoje.

      Reply to this comment
  9. vasili October 6, 18:49

    Gazeta Dita,kur keni bythe te botoni cmendurira te ketilla,ahere duhet te lejoni dhe llogjiken elementare te lexuesit te ekspozohet dhe jo te trembeni nga ajo dhe te mos i hapni driten jeshile.
    Dhe autori vet,Leonard Veizi,i kundervihet me mire se kushdo,pafytyresise se vet:
    Mbasi Veizi paraqet me mburrje ushtrine-dardalec te hoxhes,qe ish vetem per nje gje,per te mbajtur ne tutar skllevrit e vet,kur keta te fundit e kishin enderr,qe te vinte ´´pushtuesi´´amerikan dhe ti clironte,nga kanibalet vendas dhe vet tani ky i paftyre ka vajtur dhe ben jeten e vet ne gjirin e ngrohte te imperializmit ´´te urryer`´ amerikan.
    Kesaj i thone te dalesh dhe te mburresh me maskarallekun e vet.
    Mirpo kjo gazete nuk kuptohet perse i ekspozon keto surrate.

    Reply to this comment
  10. demo October 6, 20:37

    Te rrojne ingranazhet! Ushtrine tuaj e shpetuan ingranazhet.Te punoje gjithe diten llac e beton per kupola dhe qendra zjarri me 4 leke buke,nje gote caj.Ju dhjefsha ushtrine tuaj.Ushtaret si tufa derrash futeshin neper arat me miser,neper pemetore,me kllufe jasteku,te ngopnin barkun.Fisheket qe na kursyen kapterrat e skraparit ne ushtri,i shkrepen kaculat e lagjes ne 97.Cfare numuroni kaq tanke,kaq avione,kaq rraketa?.Sa aviatore,marinare,ushtarake jane vrare pa lufte,me ata oficera qe e kishin mendjen tek gavetat e mishit.Numuroni pak sa studente ushtarake vdiqen gjate marshimit te madh te 68 qe do imitonin marshimin e brigades pare?Njesoj me partizanet qe vrane Qarrishtaret ne 44,.Sa u vrane gjate marshimit te shkolles bashkuar nga orteku Fekenit?Sa pilote jane vrare kot nasikoti ne stervitje?Vajmedet po te kishte pasur lufte! Nuk behet ushtria me bashibozuke

    Reply to this comment
  11. SS October 6, 20:51

    More ai vetem nje gabim beri izolimin …keta muter kane bere dhe vazhdojne te bejne gabime Per punet qe ka bere ka dhe merita …dhe me te drejte do te mbetet ne histori legjendar i kombit Shqipetare

    Reply to this comment
  12. SS October 6, 20:54

    More ai vetem nje gabim beri izolimin …keta muter kane bere dhe vazhdojne te bejne gabime Per punet qe ka bere ka dhe merita …dhe me te drejte do te mbetet ne histori legjendar i kombit Shqipetare Edhe per izolimin ka patur te drejte se ku shkel kemba e Shqipetarit nuk mbin me bari …faktet flasin vete

    Reply to this comment
  13. intelektuali October 6, 21:05

    Ty Demo te dhjefshim te gjithe Mu ne goje, Pis e byth… I koci xoxes dhe I xhafer te derit.

    Kafshe, katnar koklope.
    Mos na thuj se keni qon intelektual, katnar keni qon kokpalare e mush me morracake.

    Reply to this comment
    • intelektuali October 7, 11:29

      Beji te fala Nexhmijes se po te pret e te ka bere kafen o intelektuali fallco i Enverit qe:

      LUFTOI ME USHTRINE E TIJ FAMOZE ME “MULLINJTE E ERES” PER 50 VJET ME RADHE

      Reply to this comment
  14. dori October 6, 21:06

    A u provua ndonjehetre ne lufte.Te shikonim. Ata ishin te zote te benin lufte klasash kunder populli te tyre per te mbajtur karriken e vet..Shajn e Ahmet Zogun.Thone iku.Po te kish ndodhur ndonje agresion me Enver Hoxhen, nuk e di si do vepronte….

    Reply to this comment
  15. O sali mos tu gjend gure varri October 6, 21:40

    Punuam 45 vjet me radhe dite dhe nate i madh dhe i vogel, bem shtet krijuam ushtrin me te fuqishme ne ballkan, dhe pas luftes se ftohet ne vitet 90 e shkatrroi djersen e prinderve tane komunisti i fundit Sali Berisha.

    Reply to this comment
  16. GRANIT DRENICA October 6, 22:33

    Të gjithë këta shqipfolës kundërenveristë, komentues këtu në këtë rubrikë, janë aq të gjorë e tej gjorë sa nuk mund të krahasohen as me vlerën e MUTIT; as me vlerën e TË GJITHË MUTAVE dhe as me vlerën e MË MUTAVE TË MUTAVE MË MUTA !!!

    …Këta mund të jenë gjak, mendje dhe zemra edhe të të gjitha kombeve dhe kombësive të botës, veç: gjak, mendje dhe zemra shqiptare këta nuk janë hiç; nuk janë asfare!!!

    …Këta dhe soji i këtyre shqipfolësve, ka qenë , është dhe do të jenë gjithmonë ARMIQTË MË ARMIQË të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar !!! -KËTË DUHET TA DINË MIRË DHE PËRGJITHMONË SHQIPTARËT E VËRTETË!!! Dhe, le ta dinë mirë shqiptarët e njëmendtë se PA E PASTRU POPULLIN SHQIPTAR prej këtyre SOJSËZVE të popullit shqiptarë, populli shqiptarë, kurrë nuk do t’mund të shkojë perpara!!!

    …Tashmë për çdo shqiptar të vërtetë, patjetër duhet të jetë e qartë dhe krejt e qartë, se krejt fatkeqësitë popullit shqiptar, prej se egziston populli shqiptar ia paskan shkaktuar; po ia shkaktojnë dhe do t’ia shkaktojnë pikërisht këta sojsorollopësh SOJSËZËSH shqipfolës, e jo ndokush tjetër!?!!! Prandaj, nëse shqiptarët e vërtetë nuk do ta kenë parasysh mirë E FORT MIRË këtë që e thash këtu deri tash, do t’i kenë e do t’i vuajnë PASOJAT gjithnjë e më të këqia dhe gjithnjë e më të rënda të këtyre SOJSËZVE dhe ULTRASOJSËZVE SHQIPFOLËS, armiqë e tej armiqë të gjithhershëm e të përgjithmonshëm kundër SHQIPTARËVE dhe kundër SHQIPËRISË !!!

    Reply to this comment
  17. Aljopri October 7, 09:27

    Un e kam bere ushtrine ne marine nga viti 1978-1981.Eshte vertet qe populismo nuk kishte qe hanin me tullon por ne kishim norme te larte ushqimi.Nuk genjej.Ne mengjes makarona nje gote çaj de djathe,ne dreke pilaf mish (180g)per person fruta( molle ose portokalle) dhe nje kuti sardele, ne darke kishim supe me perime è copa mishi 180g mish ishte norma ditore e mishit.Kush ka qene ne marine ne ato vite mund ta vertetoj.Per ushtrine ata idiote shpenzonin.

    Reply to this comment
  18. demo October 7, 15:15

    O ti intelektual fallco,po muti te ka mbuluar koke e kembe e po te dhjesin e shurrojne tet ate ne varr,.Shko e ruaj varrin e tet ati e pastaj hajde komento!
    Ti qe e ke bere ushtrine ne marine,kushedi je bere pishman qe u lirove nga ushtria,se kur shkove tek talloni tyt eti re si peshku ne rere,por une e kam bere ushtrine ne batalionin e xhenjos,4 leke buke nje pagure caj,turli sade se mishin e zhduknin kapot.Te rrojne ingranazhet e klubit Xhemes.

    Reply to this comment
  19. GRANIT DRENICA October 7, 16:03

    Përgjigje komentit “Aljopri” !

    O “Aljopri” se, komenti yt, kështu sikurse ti e thua, patjetër që, veç tjerash është i qëllimtë, është shumë qëllimkeq dhe është i lig dhe i poshtër, se, tashme thuhet nga arsye të liga dhe të poshtëra, dhe ndër më të poshtrat, apo jo, “Aljopri ?!

    …Sidoqoftë, more MENDMAJEKOKË, ti këtu po flet për një kohë para 40 vjeçare !?! Madje, ti nuk po e dishe se NJERIU ka nevojë të hajë e të pijë përditshëm dhe vazhdimisht, vetëm aq sa ia kërkojnë nevojat e domosdoshme të trupit të tij! …Qoftë edhe si po thua ti, vetëm pas 40 vitesh për diçka që, po t’kishe qenë i ndershëm dhe po t’kishe pasur TË DREJTË, ka qenë dashur qysh në atë kohë t’i shfaqëshe këto ANKESA tuajat të para 40 viteve, e jo tash pas 40 viteve, ore psikopat, PUFT e LIGAÇ veçse, edhe jo vetëm kështu dhe kaq !?!!!
    …Sidoqoftë, edhe pse të ushqyer edhe si po ankohesh ti tash për ushqyerjen e para 40 viteve më parë të ushtrisë shqiptare, ore LAPËRDHAR e SAHANLËPIRËS, ushtria shqiptare e asaj kohe ka qenë ushtria më e shëndosha trupërisht dhe shpirtërisht!!! Ka qenë ushtria më e përgatitura ushtarakisht dhe ushtria më e forta shqiptare prej se egziston shteti shqiptar dhe populli shqiptarë, apo nuk është PIKËRISHT kështu ore HAJVANNJERI e NJERI I LIG E I POSHTËR-NJERIHAJVAN, se mos t’kishte qenë ajo ushtri e atëhershit e USHQYER siç duhet tamam, kurrë nuk do kishte qenë USHTRI E TILLË!?!!!

    …Sot, populli shqiptar …edhe po vetëmbytet edhe në deti,pse s’po kanë çka me hangër; po vetëvriten e po vetë varën, pse, as nuk po kanë, as çka me hangër, madje, ndërkaq që para 40 vitësh KËTO GJËRA për popullin shqiptar kanë qenë të pamundshme dhe, edhe të paimagjinuashme, bile edhe në ëndërra!?! …Sot shqiptarët veç të gjitha punëve tjera, që nuk i bëjnë as shtazët, shqiptarëmjerët E TEJ MJERËT, po i pastrojnë edhe nevojtorët, …edhe ndër më të ndyrat e BOTËS!?!!!

    Sot, popullin shqiptar e keni mbushur ME TË GJITHA TË KËQIATE TË ZEZAT E BOTËS ku janë e ku s’janë!!! Nuk ka të ZEZË e të KEQE që ka pasur dhe që ka bota që, sot nuk e ka populli shqiptar dhe Shqipëria, nderkaq që ti PIZEVENG dhe, edhe shumë e më keq edhe sesa kaq, vjen e del këtu e m’ankohesh, vetëm për 40 vjet më parë, dhe ankohesh mu për gjërat, që po t’ishe normal dhe i ndershëm, duhështe të mburrëshe… dhe, shumë të mburrëshe !?!

    …”Aljopri”, mos vërtetë, ti je LOPË E njëmendtë, apo KALI, e KAL-KALI por, dukesh sj NJERI !?!!!

    Reply to this comment
  20. T. Voda October 7, 22:16

    === Me gjith se keto lloje shkrimesh [ngacmimesh] kane karakter testus , provokativ, ne mjaft raste perdoren per trushplarje , perpunim opinioni , ndonjehere ne dem te interesave kombetare, duke u krijuar hapsire per te vjelle GJAK-PSHURRUVE dhe BISHT-PERDREDHURVE….. — PER HIRE TE SE VERTETES e te sakrifikova , duke SHERBYER CEREK SHEKULLI deri ne shtabet e larta te njesive te kryeqytetit , nuk mund te rri indifferent. ;;–

    —- AJO USHTRI , dhe ATA BREZA USHTARAKESH , te luftes e te gjakut per liri, ; te punes , te, djerses e te sacrificave sublime per ngritjen , forcimin dhe mbajtjen e saj deri ne vitet 90, historija, PUNEN DHE VEPREN E TYRE , duhet ta gdhendi ne ALTARIN ME TE LARTE, E ME TE ARTE te KOMBIT SHQIPTAR..

    —- AJO USHTRI , QE PERFAQESON PER TE GHITHA KOHRAT, ‘’PERANDORINE USHTARAKE’’ SHQIPTAREQE ME TE MADHE , QE PER SHUME ARSYE U [vet] FLIJUA , DO TU SHERBEJE BREZAVE TE KOMBIT SHQIPTAR si nje ‘’ROZAFE E KOHEVE MODERNE’’.
    — KURRE ME SHQIPERIA , NUK KA PER TE PATUR ATE LLOJE USHTRIJE, ME ATE LLOJE ORGANIZIMI, PERGATITJEJE E GADISHMERIJE LUFTARAKE. [ Me gjith se kohet dridhen e perdridhen, per perdorimin e fjales ‘’KURRE’’ JAM I SIGURT].

    — POROSI, per brezat e ardhshem duhet te mbetet QE; ‘’ROZAFES USHTARAKE ‘’ TE SHQIPERIS ;,‘’…. ZEMREN’’, ‘’ SYRIN’’ dhe nje ’’DORE’’ [Gisht], te ASAJ , TJA MBAJNE JASHT, PER TE MOS VDEKUR KURRE. Ky , eshte edhe AMANETI QE ISH USHTARAKET, dhe ISH USHTRIJA POPULLORE e para viteve 90 , duhet tu lere brezave qe pasojn.

    —- ESHTE FATKEQSI. .., Ne te gjithe ate kasapane qe ju be ushtris , nuk pam a ndegjuam, qofte dhe nje nga figurat kryesore te ushtris , general a colonel qofte, nuk e ngriti zerin e fuqishem te protestes , te distancohej , TE JEPTE DORHEQIE ndaj asaj mender reforme dhe pune shkaterruse ndaj ushtris……………Nuk me vjen mire , te shpreh mllefin qe kam ndaj nje qendrimi te tille ……
    — USHTRIT E POLITIZUAR , jane te DESTINUAR, qe njehere te shkatrrohen . [ kjo ndofta ish dhe nje nder arsyet e shkattrimit te saj]. Ndarja, kthimi ushtarakeve ne idhtare [ partizane] politik , e demtoi dhe do ta demtoje rende ushtrin , edhe ne te
    ardhmen .

    — FORCA E ASAJ USHTRIJE QENDRON , edhe tek nje ARME shume me e RENDESISHME dhe E FUQISHME se sa ato qe ajo perdorte, perfshi dhe fortifikimin. . AJO ISH ARMA E EDUKIMIT TE GJITH ANSHEM TE POPULLIT, ME FRYMEN E LARTE TE PATRIOTIZMIT DHE ATDHETARIZMIT . Ajo fillonte qe brenda familjes, dhe deri ne majen me te larte te piramides —- KJO LLOJE ARME, fatkeqsisht sot NUK FUNKSONON , ose , ne shume raste FUNKSIONON E KUNDERTA [ Sic jane dhe disa komente sa siper. ]

    —— POLITIZIMI i tejskajshem I ketyre viteve KA VRARE DESHMORET LUFTES, HERONJT , KENGET E POPULLIT, TE DASMAVE E GEZIMEVE, ka vrare NJERZIT E LETRAVE, GJINITE E TJERA TE ARTIT , MUZIKES, TEATRIT, FILMIT ARTISTIK te cilat dikur edukonin , mbanin te ngritur ndjenjen e atdhetarizmit. Frymezonin te madh e te vogel , te gatshem ne roje e mburoje te ATDHEUT, qofte edhe me ate barkun ‘’PA BUKE‘’ ne ‘’DEBORE’’e ‘’ KOKRREN E FUNDIT TE FASULES’’ e cila shqeteson disa gjak-shprishur e pshurrur, bish- perdredhur e kurriz- perkulur [shprehur edhe ne komente sa me siper].
    —– ARMET dhe FORTIFIKIMIN , edhe mund tja shkaterrojne krejt Shqiperis [sic ja shkaterruan] , por…por , KURRE NUK DUHET TE ARRIHET TI SHUHET NDJENJA E ATDHETARIZMIT, SHPIRTI LUFTARAK PER TA MBROJTUR ATE VEND.

    . — JA SI KA QENE, dhe si DUHET TE JETE E MISHERUAR KJO ‘’ LLOJ ARME ‘’ NE GJIRIN E NJE POPULLI , qe e DO dhe e RESPETKON VEHTEN , TE RENET , DHE VENDIN E TIJ.. !!
    —-Kengetari emblematic Qerim Sula-Diber.
    ………………………….
    — DRIDHEN MALET, JO NUK TUNDEN KULLAT.
    NE LOG TE BURNIS , MATEN BURRAT
    SE LSHOJM PLLAMEN , PA LSHUE KSULAT.

    …KADAL HASEM , SE KETU KA BUURRA.
    NA KNOJN PUSHKET NEPER KULLA
    TA SHTROJM VENDIN , PLLAM E PLUMBA.

    …..MIKU I VOTRES , E LA KONAKUN.
    DHANDRI I RI, KA PRI BAJRAKUN .
    NUSJA E RE, E HOQ DUVAKUN .

    — PLAKA NE VOTER , E THEU FURKEN .
    FEMIJA I DJEPIT, KERKON PUSHKEN .
    GRAT LLOGORE, PJEKIN BUKEN

    — SHTINI TRIMAT E MEJDANIT
    HIQNI SUMLLAT E XHAMADANIT
    ….. E LSHOJM FLAKEN , NGA KULLA E TOPIT ,
    JEMI GJAKU I KASTRIOTIT.
    LE E RRIT NE KULL TE BAROTIT.

    Nderkoh, grupi valltareve te LABERIS vijon vargjet;
    :
    … O TRIMA, VALLEN MA MBANI // LIDHUR SI, FYSHEK GJERDANI.//
    KUSH NA PREK I HUMBET NISHANI // SHKRUMB E HI BEHET NGA ZJARRI.//
    ZJARRI I LUFTES POPULLORE // CDO SHQIPTAR NE NJE LLOGORE ……………..
    ……………..
    ………………E Ndersa ….vazhdon ne MIRDITE ; ………………
    — PER ATEDHE E PER FLAMUR // GJAK E DJERS , NUK SHTEREN KURRE..!!
    PER LIRIN , TOKEN AMTARE // NGRIHEN PRAP HEROJT NGA VARRET…!!
    …………………………………………
    KURSE ‘’GJENERALJA’’ e kenges MATJANE , ,FERIDE KURTI , ne fund te viteve 1960 ”i raportonte’’…Botes !!.

    …….. PO PYET BOTA PER SHQIPNIN //- SA TE MADHE E KAN USHTRIN.
    — SESHT SEKRET, LE TUA TREGOJME //- DY MILION PUSHKEN SHTERNGOJM.
    — DY MILION SE CE HAN BUKEN //- DY MILION E RROKIN PUSHKEN ……………….
    Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
    —- Shqiperis mund te arrijne tja shuajn ushtrin, [ sic dhe arriten], por JO, kurr JO SHPIRTIN LUFTARAK ..TE POPULLIT [ sic po mundohen edhe me keto lloj shkrimesh e komentesh ‘’krimbat e plehut’’ dhe ‘’Kuajt e Trojes’’, per ti hequr edhe kete lloj ARME te fundit , qe , DUHET TI MBETET NE JET TE JETES ATI VENDI….

    — Ish Ushtrija Popullore , do tu sherbeje brezave si nje burim I fuqishem frymezimi e referimi — Tu tregoj se AI VEND, KA PATUR NJe HERE E NJE KOHE , NJE USHTRI , QE I DILTE ZOT PELLEME PER PELLEMBE KUFIJVE DHE VENDIT NE TERESI.

    — – PERVOJA E ASAJ USHTRIJE, duhet te Mblidhet , ruhet e konservohet ne KASETAT E ARTA TE HISTORISE SE ARTIT USHTARAK TE SHQIPERIS .
    —Drejtuseve te larte,; te asaj ushtrije qe ka mbetur sot, u del e detyrushme te ftojne ish drejtusit e larte, SPECIALISTET ME TE AFTE E DASHAMIRES TE ASAJ USHTRIJE , te sistemojne e konservojn PERVOJEN , nga elementet dhe formacionet fillestare, e deri ne hallkat me te larta ….

    1 — Organizimin dhe funksionimit e sistemit te vrojtimit, zbulimit , te lajmerimit, mobilizimit , te hapjes e kompletimit dhe daljes ne rajonet e brezat e mbrojties, per te gjitha strukturat, llojet e armeve e sherbimet.
    2— Menyrat, format dhe metodat e programimit te pergatitjes luftarake ne te gjitha hallkat, strukturat, llojet e armeve dhe sherbimeve
    3 — LLojet , format, e metodat e zhvillimit konkret te stervitjeve ne te gjitha hallkat e strukturat e mbrojties , trupat, komandat e shtabet , qe nga ato vetmore e deri ne ato taktiko- komlekse dhe qitjet luftarake, Si dhe lloje e bazes materjale te levizeshme e te pa levizeshme qe perdorej ….
    4 —- Format e metodat e pergatitjes kuadrove , komandave dhe shtabeve per te gjitha hallkat, llojet e armeve e sherbimeve.
    5 — Menyrat e ngritjes dhe funksionimit te shollave te lira ushtarake, sipas qendrave te banimit dhe prodhimit. E te tjera probleme , pervoja per te cilat eshte e nevojshme te sistemohet , ruhet e shfrytzohet ne pershtatje me stuatat e kushtet konkrete.

    6 — NJE MUZE, shume me I gjere ,me serioz , me komplekse se ai qe kemi pare pjeserisht ne TV ne shkollen ‘’ Skenderbeg’’, MUND DHE DUHET TE ISHTE NDERTUAR , ku te perfshinte modelet dhe maketet qe kane te bejne me organiziminm ,gadishmerin , planizimin , stervitjen , tekniken , armetimin dhe llojet e armeve te sherbimeve , duke filluar me p./vrojtimi, zbulimi, p/drejtimi e v/komanda[kohe paqe-lufte], v/mjekime, v/furnizime, v/sig.teknik. etj…Modelet e armatimit te cdo kalibri. ,llojet e predhave[mesimore] etjera e tjera ,,,,…………..

    — Ne fillim te vitit 2000 , NE ‘’Gazeta Shqiptare’’ kam hedhur mendimin ;– ‘’TE RIFILLOJNE ZBORET’’.[Me gjith se gazetari e deformoi ate ]. Mbetem gjithnje I ketij mendimi. POR, POR , jo me ate kuptim e permasa si dikur. Eshte problem qe ha diskutim, por duhet ber.
    —- Duhen menduar rruget se si te terhiqen njerezit shkojne te vet-pergatiten dhe TE BEJNE QITJE ne poligone te caktuara ,te miratuara sipas ligjeve e rregullave… NE VECANTI , BREZI RI , mosha NEN 35 vjec e posht, qe se ka iden . —- TE e stimolohet ne shkalle sa me te gjere, organizimi garave e konkurseve per njohjen e perdorimin paisjeve e te teknikes vetmbrojtese nga ADM dhe per QITJE ]] . Kjo duhet te jete prioritare dhe te aplikohet mundesisht prane cdo qyteti te vendit , [mbeshtetur dhe ne pervojen e shteteve antare te NATOS].
    ………………………
    MUND TE KETE SHUME PER TE THEN E PER TE BERE , ME GJITHSE NE MES , MUND TE JETE NJE MAL I TER. Por , po te ekzistooje deshira e vullneti per te ber dicka serioze, ne te miren e mbrojtjes e te siguris, askush nuk duhet te qendroje indiferent …

    Pershendetje ; -Tomor Voda- –NY—USA

    Reply to this comment
  21. MH October 8, 00:09

    Ore shqiptare!

    Nuk ta paskan than:

    Enveri e kish planifikuar qe ne vijen e pare te zjarrit do rreshtoheshin te gjithe te persekutuarit.Kjo ne parimin spastrimit te koshit me molle te kalbura.Ne fund,mbrapa shpindes tuaj te seleksionimit luftarak,ne rreshtin e dyte ne ballorin e vijes se zjarrit do mbeteshin ato qe ushqeheshin me tallonat e mendjes tende.
    Mos u bej si i hutar.Ti me kaq mend vleje as ma pak e as ma shume se lenge groshe.Ai,Diktatori i ka percelluar kuadro te diplomuar me diploma perendimorit me gjithe arsenalet e vendeve perendimore te cdo kalibri superfuqi apo fuqi kazan rakije ku u diplomuan.E jo ma ty qe nuk din te kthehesh ne shtepi po te largohesh 100m tutje shtepise.
    Ti nuk ke faj se aq din e aq flet.Kur macja nuk ekziston minjet hedhin valle si byqymi yt qe mbahesh per shqiptare i ditun.

    Reply to this comment
  22. MH October 8, 02:15

    Per cudi kjo ushtria qe i vinte era pordhe uli nga hapsina qiellore avinin amerikan dhe mbahet si rrelike ne truellin Shqiptare.
    Po mos tu shuante monizmi i Kremlinit.Nuk kishte zot ta shuante monizmin Shqiptare.Atje krisi ketu valoi.

    Reply to this comment
  23. Guri Naimit D October 8, 05:15

    Me Tomor Voden me pasuesit e tij, te rjeshtohemi.!
    me lEonard Veizin zedhenes atdhetar.

    Me ju lumte Tomor Voda dhe Granit Drenica,folur e Argumentuar me zemer e mendie atdhetari te vertete.Sa faleminderit pemnes Leonard VEIZIT, per shkrimin skalitur sa ato foto e dokumenta paraqitur.
    Ju faleminderit une 83 vjet jete,( qe keto 28 vitet e pas 90tes) nuk do me lene te tretem as ne dhe,nga dhimbiet shkaktuar nje populli te tere. Te shketerosh ushterine, do te thote te shkaterrosh vendin tend.Krimi me i madh qe duhet te denoje shkaktaret.
    Faleminderit gazetas Dita per kete shkrim,qe,( ani se ka komente idiotesh,si ata qe na kane sjelle kete dite,),te vazhdoje botimin e kesaj rubrike se antiatdhEtaret do e marin pergjigjen.
    Tomor Voda nga NU .USA-faleminderit per sa argumentoni. (si komshi qe jemi) na bej nje vizite,.. do te te presim ne NIAGARA,sa te kalosh ate Lume det.)..
    Le te vazhdoje ky debat ne te mire te asaj qe duhet.
    Vend pa ushteri,(sot per sot nuk ka ne bote.).kelyshet tane…Serbo-Greket e me tej, na katandisen ne kete gjendie.
    Faleminderit Tomor Voda vertet TOMOR.

    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  24. T. Voda October 9, 04:32

    — I nderuar ”Guri Naimit D” ..!! ..
    Ju falnderoj per vlersimin , si dhe mendimin per vazhdimin e debatit ..
    Ne shprehim merakun me shpresen se ndegjon kush. Me shpresen se mban dikush shenime Me shpresen se kur ka aq shume parti e shoqata , madje edhe nga ato ”ku lef qeni dhe ha macja”, duhet te kete ndonje lloj organizimi edhe per keto prpbleme jetike , per sot e per neser … qe lexon , mban shenime dhe e pref mendimin, per me tej..
    —- Me gjith se dikush mund te pyes; – A din shprehjen ; .”Aje ku hane e ste fton kush, atje ku flet e ste degjon kush , mos u fut.”. Perseri, nje kategori si ne, do te vazhdoje ta thote mendimin , nisur se ndoshta ndimojme sa dopak per me mir. .. .
    xxxxxxxx
    — I nderuar ”Guri Nimit D” , Ju falneroj per ftesen e perzemert. Dote deshiroja te vija me gjith qejf sepse edhe disa nga miqt e mi kane 3-4 vjet qe vine ne Niagara per pushime te shkurtra. ……..POR , … MUA , ka 4 vjet qe nje aksident i rende me ka cuar ne gjendje shtrati , ne nje nga spitalet [llong term] Manhattan NY. .. Mund te dal nga krevati vetem 2-3 ore [kur me nxjerin]
    — Prekem, lendohem shume nga pamundesija per te realizuar ftesen Tuaj… Por une , ne momente qetsije relative, do mundohem te shkruaj ndonje mendim . Dhe nepermjet komenteve do te pepiqem te ndodhem prane te njohurve , kuptohet edhe prane Jush , me kete emer . ose si lloi i emrit tuaj ”’ Alban Dardani” ,.. e ndonje tjeter. ..
    pershendetje ; Tomor Voda …

    Reply to this comment
  25. Dhimiter M Xhoga.(Guri Naimit D.) October 9, 23:52

    Shume i nderuar dhe i respektuar Tomor Voda!

    Nje lajm qe me shkaktoi dhimbie,me tej se”ishemia verebrale”, “tinitina” me beri te komunikoj me Ju,pesuar,me keqe se ajo kalur para nje muaji,kjo theniea jua, sa ju ka ndodhur me keq nga une…
    Te shkuara vella,i vertete, .qe mire thone-“ngjan shoqeria pa behet”. Kujdes shendetin vella,se dhe mua keshtu me ka keshilluar doktori,deri ndaluar te largohem me avion,kur i thashe dua te nisem per ne atdhe,Ai me the -pa marre firmen e mjekut, nuk do levizni”. Po dhimbia per atdheun dhe plaget e tij,eshte me e madhe se ajo e trupit tone.Tjeter gje qe s’kemi ne gje ne dore,vec fjales po ate,do ta themi sa te kemi frymen,kudo te ndodhemi..Ani se ka nonje qe dhe nuk do te na kuptoje po s’ka gje .Pervete e ka secili.Ne fjalen shprehim me zemer atdhetare.
    Sa do te na shkoje ajo tek dashamiresit tane, eshte ne doren e tyre. Ne ne FAQE LIBRASH e gazetash, ngrysim ditet.Nuk kemi kohe te plakemi..as te vdesim.. Po,rinine e perjeteshme nga vetia se ndajme-ndaj ndaj njeri tjetrit i NGJAJME..
    Miresi e shendet i nderuar Tomor Voda -TOMOR i vertete -vendi shenjterise…”
    Gezuar festat Ne Nendorit velleze kudo ndodheni!

    Me Ju e, gjithsa ju rrethojne-atdhetar i atdhetareve!
    “Pasuesi veteran”83 vjecar.
    Dhimiter M Xhoga.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim