Gaz lotsjellës e arrestime në Mushtisht, banorët kundër kthimit të serbëve

August 28, 2016 10:02

Gaz lotsjellës e arrestime në Mushtisht, banorët kundër kthimit të serbëve

Policia e Kosovës është përplasur të dielën me një grup protestuesish shqiptarë në fshatin Mushtisht të Suharekës, që kanë bllokuar hyrjen në përpejkje të parandalimit të pjesëmarrjes së pjesëtarëve të komunitetit serb, të zhvendosur, në një festë lokale fetare.

Policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për shkak “të pengesës në kryerjen e detyrës zyrtare”, arrestoi një numër protestuesish.

“Të paktën 13 persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë protestës së sotme në Mushtisht. Një zyrtar i policisë është lënduar në përpjekje të forcave të rendit për të vendosur situatën nën kontroll”, tha për Radion Evropa e Lirë, Daut Hoxha,zëdhënës në Policinë e Kosovës.

Serbët lokalë, që janë zhvendosur nga fshati Mushtisht që prej përfundimit të luftës, kanë paralajmëruar kthimin në fshat, më 28 gusht, me qëllim të pjesëmarrjes në një festë lokale ortodokse dhe kanë kërkuar njëkohësisht edhe krijimin e kushteve për kthim të qëndrueshëm në, sic thonë, “shtëpitë e tyre”.

Disa ditë para kremtimit të fetsës në hyrje të fshatit u vendos një pankartë, të autorëve tash për tash anonim, me përshkrimin “Kjo është çka kanë lanë pas veti kur u larguan nga Mushtishti serbët lokal“.

Pankarta e vendosur tregonte fotografitë e shtëpive të djegura të fshatit gjatë luftës në Kosovë.

Vendosja e pankartës shkaktoi një valë reagimesh të udhëheqësve politikë serbë, përfshirë edhe Ministrinë për komunitete dhe kthim. Reagimeve iu bashkua edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, nga radhët e Listës Srpska, Branimir Stojanoviq, që e dënoi “vendosjen e pankartës” dhe theksoi “përkushtimin për kthimin e serbëve në fshat”.(REL)

August 28, 2016 10:02
Komento

3 Komente

  1. kosovari August 28, 20:51

    Shume artikuj te gazetes “Dita” kane komentime. Kjo tregon se nje numer shqiptaresh ose nuk e njohin ose nuk e done Kosoven. Z. Reshat Arbana pat thene: “Kush nuk e viziton kete ekspozite nuk eshte shqiptar”. Ishte fjala per espoziten ne Tirane kushtuar masakrimeve serbe si ne njerez ashtu edhe ne pasuri te shqiptareve te Kosoves. Pankarta te tilla duhet te kene ne cdo vend te shkatrruar nga vandalizmi i soldateskes serbe. Deri me sot vetem ne Gjakove kishte demonstrata dhe reagime te popullates gjakovare e cila meriton pershendetje e jo cortime. Aq me teper Gjakovaret dhe jo vetem ata duhet t’ia bejne serbeve me dije se pa demshperblimin e shkaktuar nga paramilitaret serb dhe pa denimin e te gjithe shkaktareve ska sjellje si ne kohen e Milloshevicit si dhe sjellje provokative. Gjithashtu duhet t’ia beje me dije edhe Kishes Ortodokse Serbe qe te heq dore nga propaganda shekullore antishqiptare. Eshte koha qe te kuptohet se toleranca ka limit. Nuk vihet ne vendin e krimit pa ndonje kusht. Kushti i pare e i domosdoshem eshte PAJTIMI, Dhe, pajtimi nuk behet me provokime. As serbet e as shqiptaret ne Kosove ende nuk jane te lire. Serbet nuk lejojne levizje te lire ne Mitrovice e si do te futen ne Mushitisht kur aty ende vie ere zjarri dhe ende familjet jane ne te zeza e vajtim. Serbet te cilet mendojne te provokojne duhet t’i kene keto gjera parasysh. Ne qe 16 shekuj jemi si armiq tani rendi dhe koha eshte qe te pajtohemi. Pajtimi i vertete mvaret nga pala serbe sepse kjo kurre nuk e ka dashte pajtimin. Pajtimi eshte i domosdoshem.

    Reply to this comment
  2. iho August 28, 21:05

    Shih, shih pash at Zot! keta serbe bene krime dhe kerkojne qe shqiptaret t’i harrojne ato krimet etyre!? MAC!!!

    Reply to this comment
  3. Arben August 29, 07:06

    PERSE KRIMINELAT VENDOSEN TE MOS SHKOJNE???!!!

    POLICIA UA HAPI RRUGEN…..

    KRIMINELAT QE KANE VRARE SHQIPETARE DUKE BASHKEPUNUAR ME MILLOSHEVICIN E KANE VENDIN NE LITAR, E JO NE MESIN TONE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim