Gazeta gjermane Bild: Shqipëria, vendi kaotik në duart e gangsterëve

May 14, 2019 20:34

Gazeta gjermane Bild: Shqipëria, vendi kaotik në duart e gangsterëve

Gazeta gjermane “Bild” ka analizuar situatën dhe protestat e opozitës në Shqipëri. Në një artikull tepër të ashpër e përditshmja gjermane godet kryeministrin e Shqipërisë për dështimet në qeverisjen e vendit. Media e njohur shkruan se “Shqipëria është shembulli kryesor i një vendi kaotik në duart e gangsterëve”.

Gjithashtu raporton akuzat e opozitës ndaj qeverisë për korrupsion dhe blerje të votave ndërsa thekson se vendi po drejtohet me një kushtetutë jofunksionale.

“Çfarë po ndodh në këtë shtet të Ballkanit? Tani edhe pjesa tjetër e kontinentit po e sheh se diçka nuk shkon në këtë vend, i cili ishte komplet i izoluar nën diktaturën e kohës së gurit të Enver Hoxhës mes viteve 1944-1985. Në vitin 2017 BE ka vendosur të hap negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë. “Pikërisht me Shqipërinë! Pikërisht me një shtet mafioz”, thekson gazeta gjermane.

Ndër të tjera raporton dhe shkarkimin e ministrit Xhafaj dhe Tahiri, për të cilët ka dyshime të forta për lidhje me krimin dhe grupe të trafikut ndërkombëtar të drogës.

“Bild” thekson se edhe vetë kryeministri Edi Rama rregullisht përmendet si i lidhur me trafikun e drogës. Opozita e akuzon se me para të drogës ka blerë vota.

v.l/ Dita

May 14, 2019 20:34
Komento

6 Komente

  1. ETHEM May 14, 20:41

    ME SIGURI QE ARTIKULLI ESHTE SHKRUARE NE TIRANE NGA LULI,SALIU,POLLO APO BUMÇI.

    Reply to this comment
  2. Sqepari May 14, 20:43

    Nuk eshte e pa njohur ne perplasje te kesaj natyre pagesa artikujsh, gazetaresh e kryredaktoresh. Oligarket tane jane ithtare te PD-se

    Reply to this comment
  3. Sa per dijeni May 14, 20:46

    U te dhjefsha lajmin moj Dita. Po pse se jep kush i ka dhene edhe info e interviste/ komente kesaj gazete. Ah po ngaqe kohet e fundit sikur i keni rregulluar disi muhabetet me Leshin e Likes.

    Reply to this comment
    • TLN May 14, 21:02

      Dita eshte vene ne sherbim te Putinit ashtu si PD dhe LSI.Tipike propagande ruse. Burimet e artikullit jane Ylli Manjani dhe Basir Collaku.

      Reply to this comment
  4. MH May 14, 21:14

    Gazeta gjermane Bild!
    Ka dale nga hundet e politikes se SHQUP-it.
    Keto SHQUP-isa te ndyre alla gjermane jetojne ne Europe apo ne SHQUP-isllekun ne pordhet e Berishes dhe te Bashes.
    Cdo dite ore e minut njerez me potence te KE dhe BE deklarojne te kunderten e kesaj Gazete gjermane Bild.Jane teper te shqetesuar per kete lloje krize artificiale qe e ka pretekst burimin ne vjedhjen e votave par dy vitesh kur femija qe ne ate dite ka lindur dhe sot mbush 2 vjec.U kujtuane sot per andrren e para dy viteve.
    Per kete nderhyrje te padrejte,BE dhe KE duhet te mbajne qendrim per kete gazet gjermane qe disinformon rrealitetin dhe bahet penges per vete ju te nderuar BE dhe KE ne perparimin e rreformes ne drejtesi dhe te vet shtetit Shqiptare per anetaresimin ne BE.Kjo Gazet Bild po vepron kunder strategjise se BE dhe KE.Ne qe duam te anetaresohemi ne BE shikojme qe po bahet biznes me politiken perendimore kunder demokracise perendimore.

    Reply to this comment
  5. MH May 14, 21:16

    Partia demokratike u ba me dy gazeta.RD iu shtue dhe nji “RD” ne gjermanisht.Pagezuar me emnin Bild.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim