Gazeta greke: “Nacionalizmi shqiptar, bastioni i vetëm kundër ambicieve të Erdogan në Ballkan

April 16, 2018 20:24

Gazeta greke: “Nacionalizmi shqiptar, bastioni i vetëm kundër ambicieve të Erdogan në Ballkan

 

Gazeta më e madhe greke “Kathimerini” thotë se nacionalizmi i shqiptarëve është i vetmi mjet për të ndaluar ambicien e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Ballkan. Përmes një editoriali të titulluar “Nacionalizmi shqiptar është bastion kundër ambicieve të Erdogan në Ballkan”, Kathimerini shkruan se shqiptarët janë i vetmi popull në Ballkan që mund të ndalojnë Presidentin turk të shtrijë ndikimin në këtë rajon.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka hapur disa fronte lufte në Lindjen e Mesme dhe njëkohësisht po kërcënon Detin Egje dhe Mesdheun Lindor. Kjo nuk do të thotë se Ballkani nuk është në vëmendjen e tij. Plani i Erdogan është çrrënjosja nga rajoni e çdo bashkëpunëtori të klerikut në arrati Fetullah Gylen, të cilët gjenden nëpër shkolla dhe institucione të tjera të lidhura me lëvizjen e Gylen. Pak kohë më parë ai detyroi qeveritë që të mbyllnin shkollat dhe të dorëzonin “terroristët”. Vetëm muajin e kaluar, 6 shtetas turq u rrëmbyen në Kosovë nga agjentët e Shërbimit të Inteligjencës së Ankarasë. Ndërkohë Erdogan ka nisur një fushatë propagande për të frikësuar shqiptarët, me pretendimin se gylenistët planifikuan grusht shteti.

Përpjekjet e Presidentit turk për të manipuluar shqiptarët etnikë në Ballkan përmes radikalizmit fetar, duket se kanë shkuar shumë larg në sytë e shqiptarëve. Kjo sepse ai ka goditur në një temë të ndjeshme, që është nacionalizmi. Poeti i tyre kombëtar, Pashko Vasa i cili ka shkruar se ‘feja e shqiptarit është shqiptaria’, është një fakt që vepron si pengesë kundër përpjekjes së infiltrimit neo-otoman. Shqiptarët mund të mirëpresin investimet turke ose paratë për ndërtimin e xhamive, por shumë pak duan të jetojnë nën një demokraci sipas linjës së Erdogan. Pjesa më e madhe e tyre i kanë sytë drejt Perëndimit, ku ata shohin një të ardhme për veten e tyre, dhe më e rëndësishmja, për fëmijët e tyre. Mbi të gjitha, ata mendojnë se Islami, sidomos Islami radikal, minon identitetin e tyre kombëtar. Në fund të fundit, ata e dinë nga librat e historisë se paraardhësit e tyre luftuan për të çliruar veten nga sundimi osman. Disa muaj më parë, pranë Shkodrës u përurua një hidrocentral, ndërtimi i të cilit u financua nga Turqia. Banorët e zonës shkatërruan flamurin turk që ishte vendosur në fasadën e hidrocentralit. “Ishte provokim. Ne luftuam osmanët që na kishin skllavëruar për shekuj me radhë. Nuk mund të zgjohemi në mëngjes nën atë flamur”, tha një banor për një televizion të Tiranës.

Erdogan mund ta shohë veten si udhëheqës të myslimanëve që jetojnë në Ballkan, por kohët e fundit kur vizitoi Maqedoninë, kreu i partisë politike më të madhe shqiptare, Ali Ahmeti nuk pranoi ta shoqëronte atë gjatë ndalesave në fshatrat me popullsi shqiptare dhe ndaloi gjithashtu ministrat e tij që ta shoqëronin“./ Kathimerini

l.h/ dita

April 16, 2018 20:24
Komento

19 Komente

  1. Ylli April 16, 20:40

    Kathimerini eshte gazete ku shkruajne disa nga gazetaret me mendjehapur dhe me intelekt te gazetarise greke si p.sh. Alexi Papaxela ,Stavros Ximas etj.
    Kjo lloj gazetarie ne Shqiperi nuk njihet fare dhe si nivel gazete (Kathimerini ka nje informacion te perditshem qe nga politika ,kultura ,artet ,historia ,enciklopecia ,sporti ,biznesi etj qe ne Shqiperi nuk ekziston as si koncept ) dhe si nivel gazetaresh ( ketu ne Tirane i kemi palaco ,injorante ,hakmarres ,provincial )
    Te mendosh qe gazetare ketu quhet Fahri Balliu ,Mero Baze ,Bedri Islami apo mos o Zot ,Cimi i Pekajve !!!!

    Reply to this comment
  2. Mon Kukaleshi April 16, 20:58

    “Feja e shqiptarit eshte shqiptaria”, sa vargje te embla …

    Reply to this comment
  3. ELIOT April 16, 21:10

    Gazete pa gazete ;;;Keto GReket e kane mire ;;;;;Diktatori er dogan don te formoje empirin e Tturqise se madhe ;;;kujton s e shqiptaret jane lope ;;;Perse luftuan ghysherit tane per te bere tani vendin Turqi ;;;;;; ne i kemi syte nga euroopa ;;;nga civilizimi ;;;MJAFT turqit na lane brapa 500 vjet ;;TANI RINIA i i ka hapur SYTE sjan me tyca ;;;

    Reply to this comment
  4. lejlek April 16, 21:31

    Une di nje fakt nga vitet qe kam mbi shpatulla, se, kur behet fjale per demokracine , kulturen, Arithmetiken ,….letersine , themi ; jane themeluar nga greket e lashte. Dhe kur bie fjala per te denigruar dike i drejtohemi,”hajde turqi hajde” si simbol i injorances e prapambetjes shekullore nder viset tona shqiptare e me gjere. E nese doni edhe me fakte, Edhe vete Enveri i ketheu ne depo kishat e tere SHQIPERISE , por xhamiat i rrafshoi ……Ato sot i keni ashtu si kane qene ne kohen e tyre packa buxhetit per ti restauruar shekulloret.

    Reply to this comment
  5. “greqia” eshte e = me ISIS keshtu eshte krijuar April 16, 22:09

    Ka ikur koha e Q…. Te fala jonulles po qe gjalle

    Reply to this comment
  6. Llafazani pa dogane April 16, 22:31

    Nuk e dija qe greket nje dite do shkruanin fjale te mira per shqiptaret. Mbetet per t’u pare.

    Reply to this comment
  7. kris 1 April 17, 03:33

    Mos I beso lajkave greke.Po Ta kishin seriozisht arabet e peloponezit I benin thirrie qeverise se tyre Te njohe kosoven.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 April 17, 09:19

      kris
      unë nuk do ti quaja këshut këto “fjalë”!!
      unë do ti quaja të vërteteta!!
      e vërteta është kjo që thotë kjo gazetë,ky artikull dhe ai që e ka shkruar!!
      sot në shtypin tonë,në medjen tonë të pjerdhur nuk ke një,asnjë,material të paanshëm,real!sot ka një censurë dhe auto censurë më të madhe se në kohën kur censura ishte e legalizuar me kushtetutë!!
      sot për leverdi të mbajtjes së pushtetit,qeveritarët tanë,të djeshëm dhe të sotëm,flërtojnë me perëndimorë,me gërk, sërbë e turq!për një kacidhe që mund të ndihmojnë në mbajtjen e pushtetit nuk flasin hapur,nënshtrojnë krenarinë kombëtare,tekave ose ëndërrave të ish pushtuesve tanë!!
      sot në trevat shqiptare,duke filluar nga shqipëria,lulëzon propaganda politike fetare!!të kishim të bënim vetëm me atë fetare!?do të ishte normale ose e keqja më e vogël!!por këtu kemi të bëjmë me dy tipe!!
      atë shoviniste dhe atë politike!!
      e para është ajo e udhëhequr nga shteti grek me përfaqsues “shqiptarin” anastas janullatos dhe e dyta është ajo që drejtohet nga pretendenti për tu ulur në topkapi rexhep erdogani!!
      në të dy rastet,shqiptari po gënjehet,po mashtrohet,po dhunohet mëndërisht!në të dy rastet shqiptari nuk po e kupton se feja e propaganduar nga këta të dy monstra,nuk ka të bëjë me besimin e tij!!
      ka të bëjë me politikën e propaganduesve të tyre!!
      që të dy këta propagandues,që unë do ti quaja agresorë,nuk kanë qëllim shpëtim shpirtërash,por robërim të shqiptarit!!
      fjalët e pashko vasës janë monumentale,fjalë që duhet të ishin të shkurara në flamurin tonë!
      shqiptari ka vetëm një besim SHQIPTARINË!!
      palloshi i sotëm pavarsisht se i duket vetja i mënçur dhe gjithë bota budallenj,nuk e kupton se ky flërtim me erdoganin nuk e bën dot efektin që ai mendon!!nuk e gënjen dot europën!
      i vetmi efekt që ka ky flërt,është rrënjosja e erdoganizmit në shqipëri!!
      shqiptarët myslymanë,pjesa më e paditur e saj,nuk po e kuptojnë akoma se erdogani ka vetëm një lidhje me islamin!përdorjen e tij për të aritur qëllimet e tij!!mbretërimin e tij dhe krijimin e dinastisë erdoganiste!!
      ai harron i shkreti se nuk jemi në mesjetë!!ëndërrat e tij mesjetare i njohim nga historia dhe dimë,dinë të mbrohen prej tyre!!
      ky shkrim duhet të jetë një avull”amoniaku” për të sjellë në vete politikën tonë!!ata duhet ta kuptojnë se me ndjekjen,lavirosjen,e politikave orientale,flërtimet,lëshimet në sovranitet dhe teritor,nuk ka për të sjellë as pushtet e as sovranitet!!
      një ruajtje e interesave kombëtare me këmbëngulje,mbështetje në perëndim,zbatim i kërkesave të tyre,do të bënte të kishim në radhë të parë një shqipëri të qetë,normale,në rrugë përparimi,në drejtimin që na ka thënë sami frashëri!!
      shqipatari duhet të kuptojë një gjë,duke kujtuar këngën e alfabetit “shkronjat turç e greqishte,nuk i duamë”!!

      Reply to this comment
  8. Arben April 17, 09:40

    SHQIPETARET JANE ME ERDOANIN O TE DHJERE

    Reply to this comment
    • Perandoria e dhier osmane April 17, 10:09

      I dhjer je ti o m… i Erdoganit.
      Shqiptaret jane bij te Skenderbeut jo vellezer te anadollakut osman.

      Reply to this comment
    • Amerikani April 17, 10:52

      O Arben! Edhe pse mban nje emer te nderuar shqiptar ben politiken e turkt. Te kam vene re neper komente. Kupto njehere e mire qe Erdogan nuk ka ekskuluzivitetin e perfaqesimit te muslimaneve. Te jesh kunder Erdogan nuk domethene qe je kunder muslimaneve se keshtu i bie qe te jemi kender vetes sone. Ketu behet fjale te ruajme identitetin tone kombetar dhe kulturen tone si pjese e pandare historikisht e Evropes. Neo-osmanizmi i politikes se Erdoganit godet pikerisht identitetin tone si populli me i vjeter i Ballkanit i cili shpesh here dhe per faj te vet sot jeton i ndare ne shume shtete ballkanike. Diku tjeter dhe u asimilua nga pushtuesit. Shqiptaret i kane dhene shume te tjereve por nuk kane bere kurre sa duhet per atdheun e tyre per shkak te ndasive qe here kane buruar nga vete karrakteri kryeneç dhe individualist i tyre dhe here nga politilat perçarese te pushtuesit Shqiptaret ndertuan shtetin e pare grek dhe i dhane ketij shteti kryeministrin e pare. Me heret kontribuan ne ndertimin administrative dhe ekspasionin ushtarak te perandorise osmane me vezire e gjenerale te medhenj. Me heret i dhane perandore perandorise bizantine dhe asaj romake, por qe te gjithe keta nuk bene kurrgje per popullin e tyre derisa me ndihmen e paçmuar te perandorise austro-hungareze patriotet rilindas shqiptare me pushke dhe pene arriten me ne fund qe pas kohrave te lavdishme te heroit tone kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeut i cili tentoi por nuk arriti dot te ndertoje mbreterine Arberoro-Epirote, te ndertojne shtetin e tyre te pavarur. Edhe pas krijimit te shtetit te pare shqiptar elemente injorante si Haxhi Qamili te shtyre nga tradhetare si Esat Pasha tentuan te ndryshojne orjentimin perendimor te shtetit dhe popullit shqiptar nga ai perendimor drejt orjentit te semure. Dhe ti besoj e di shume mire se edhe atehere njesoj sic tentohet te ndodhe dhe sot, ashtu sic i kane percare shqiptaret dhe dikure sulltanet “arma” e ketyre politikaneve autokrate ka qene dhe eshte feja. Nepermjet fese keta autokrate kerkojne ndikim politik dhe ceshte me e keqja tjetersim kulturor dhe identitar te popullit tone. Perse eshte kaq e pamundur nqs gjithcka nuk e beni per para qe te kuptoni se nje musliman i mire detyrimin e ka perballe Allahut te Madherishem dhe jo kundrejt askujt tjeter qe nen emrin e Islamit kerkon dominim politik e kulturor? Beson se Allahu i Madh ka nevoje per ndihmen e dikujt qe Islami te jete fe mbizoteruese nqs kjo eshte e shkruar te ndodhe prej tij? Keshtu qe i nderuar te sugjeroj te ruash shpirtin tend te paster dhe te mos kthehesh ne veg te askujt se dhe po u ktheve nuk ndryshon gje. Je thjesh nje pike ne oqean.
      Ajo çka eshte e shkruar per te ndodhur do ndodhe dhe pa ty, mua e kedo tjeter. Mos e sulmo popullin tend se kjo nuk te ben me te mire. Te gjithe popujt e botes ne fund jane njerez dhe askush nuk eshte ne syte e Perendise me i privilegjuar se tjetri.

      Reply to this comment
      • Arben April 17, 13:18

        O Merikono, ate identitet Shqipetar, e ruajtem dhe

        e zhvilluam fale aleances me Perandorine e ndritur

        Osmane.

        Ndryshe, sot do te quheshim Millosh, Reposh,

        Stanish, Mamica, Laica, Staica,

        njesoj si motrat e vellezerit e kastrabeut,

        qe e ke per qejf.

        Reply to this comment
        • Amerikani April 17, 15:02

          Sido te quheshim perseri gjaku do ngelj shqiptar . Shqiptaret nuk i asmimiluan as romaket, as bizantinet as bullgaret. Perse do duhej te asimiloheshin nga serbet dhe sipas teorise neo-osmane na paskan shpetuar osmanet!? Me sikur nuk behet historia dhe “sikuri” nuk eshte argument. Shqiptaret nuk bashkepunuan me osmanet por ju nenshtruan per mbijetese. Individualish kane bere karjere ne ate perandori sic dhe sot bejne karjere ne bote. Por ceshtja eshte cben per popullim tend! Dhe shqiptaret nuk kane qene te vetmit qe kane bere karjere ne perandori. Me shume vezira kane pasur serbet. Shume sulltane i kane nenat serbe. A nuk ishte bija e Brankovicit te Serbise gruaja e sulltanit? A nuk ishte “frang lingu” e perandorise osmane serbo-kroarishtja? Nuk kemi pasur ne me shume provilegje nga serbet, greket, hebrenjte apo armenet ne perandori.Te gjitha kombesite e parandorise sa per kulture mbanin pantofla korrekte: greket te zeza, armenet ngjyre vjollce, cifutet blu etj. Perandoria sundohej me frike dhe force. Sulltani kishte fuqi mbi jeten dhe vdekjen dhe e perdorte kete lirisht. Shume vezire te medhenj jane te famshem sepse u vrane jo pse sunduan. Atyre u pritej koka me nje ritem te ketille qe pavaresisht pasurise qe sillte pozita habiteshe qe kishte shume kandidate per ate pozite. Sulltan Selimi vrau shtate vezire ne mbreterimin e tij, keshtu qe shprehja: “A deshironi ju te jeni vezir i Selimit?” ne gjuhen e zakonshme do te thoshte “A deshironi ju te vdisni?” keshtuqe kur i thriste sulltani veziret mbanin me vete dhe testamentin. Vetem gjate luftrave me Rusine te shek te XVI-XVII 60% e vezireve u ekzekutuan. Etj etj.
          Prandaj mos na i shisni “bashkpunimin” e shqiptareve me osmanet si mardhenie dashurie por mbijetese. Hordhite osmane rafshuan mijera keshtjella dhe trashegimi kulturore ne viset e banuara nga arberoro-epirotet. Ato penguan zhvillimin normal te orjentimit perendimor te familjeve te medha feudale arberoro-epirote duke i kthyer ose ne vasale ose duke i detyrar te emigrojne ne toka te sigurta ku dhe ne keto vise shqiptaret kane lene gjurme te cmueshme. Dhe per ta mbyllur se po zgjatem kot me tipa si ti (dhe e di kete pune) mjafton te kujtojme shperblimet qe porta i beri Rusise me vise te banuara nga shqiptare per te perkedhelurin e saj Serbine pad traktatit te Shen Stefanit dhe koferences se Berlinit duke filluar me Novi pazarin, Sanxhakun dhe gjithe qytet dhe fashtrat aty dhe Plaven e Gucine per Malin e zi. Edhe kur ishte duke cofur perandori hileqare perseri u tregu me shqiptaret kur me 24-tren nuk pranonte te pafuante haracet gjoja per Shqiperine a thua se taksat qe paguani shqiptaret nen perandori shkonin per te ndertuar urra, shkolla, rruge e te mira per viste shqiptare. Ne 500 vjet pushtim e sundim perandoria osmane ndertoi vetem 150 km rruge gomari dhe kjo me qellime ushtarake te sajat, ne krahasim me mijra km rruge qe ndertoi austria per kater vite e litalia po ashtu.
          I persekutoi shqiptaret dhe i la te paditur pa shkolla dhe pa alfabet nderkohe qe keto privilegje ja dha pa rezerva grekeve e serbeve.
          Osmanet ne viset arberore erdhen si pushtues dhe neo-osmabizmi ne Shqiperi nuk ngjit sado te perpiqeni. Eshte absurde te mendosh dhe ta fyesh nje popull te tille ne kete menyre.

          Reply to this comment
          • Arben April 17, 18:44

            Nga gjaku o vella,

            Boshnjaket jane pasardhes te Ilireve, 45% e gjenomes

            Adn. Ne e kemi 20% Ilire, 20% sllave 30% Turke

            dhe te tjerat miks to miks.

            Identiteti kulturor, gjuhen zakonet i kemi trasheguar

            me mire nga Iliret e Arberoret.

        • turkogreeks=semitic gypsies April 18, 18:37

          Ti Arben qenke rrotk?rizuar fare. Perandoria Osmane ka qene kolere per shqiptaret qe vetem gjuhen shqipe nuk e lejonte te shkruhej.
          Ti duhesh vra me car ne goje se ashtu e meriton o plehre Anadolli. Ti je sperme e prishme otomane ptuuu rrace qelbur

          Reply to this comment
    • Nipi i nipit April 17, 13:37

      Merre qo en shpi tande, se me ket Sulltan nuk jane Shqiptaret po jane ata qe nuk e ndiejn veten Shqiptar …

      Reply to this comment
      • Amerikani April 17, 21:30

        Nga iliret rjedhin pjesa me e madhe e popujve te Evropes. Muzet ilire quheshin ndryshe dhe gote (gjermanet e sotem) Ilire kane qene dhe thraket dhe daket e romanizuar. Cdo te thuash qe boshnjaket kane 45% adn ilire? Jane Ilire te sllavizuar. Gjithashtu dhe Kroatet. Edhe greket e lashte rjedhin nga Iliret apo pellazeget sic quheshin ndryshe jugoret e Ballkanit. Edhe tek sllavet rezulton adn Ilire ne 20%. Po turq nuk rezulton askund. Popujt e Ballkanit natyrisht qe jane te perzier por keto kane histori te vjetra. Po flasim per shqiptaret sot dhe orjentimim e tyre ne te ardhmen.

        Reply to this comment
  9. Amerikani April 17, 10:05

    Eshte nje analize e sakte!

    Vertet shqiptaret jane i vetmi popull ne Ballkan qe mund te ndale neo-osmanizmin e politikes se Erdogan.

    Si vend me nje numer te madh muslimanesh shqiptaret do jene aq te zgjuar sa te bejne dallimin midis besimit si e drejte shpirterore dhe e pacenushme e gjithsecilit dhe detyres partriotike per te ruajtur te paster trashegimine kulturore dhe etnike te popullit tone.

    Shqiptaret perveçse muslimane si besimtare nuk jane turq. Ortodokset jane shqiptar. Po ashtu dhe katoliket . Te gjithe jemi shqiptare pavaresisht besimit fetar qe ndjekim.

    Koha e sulltaneve dhe vasaleve te tyre te besimeve te tjera qe i kane percare historikisht shqiptaret nepermjet fese ka vdekur.

    Sot shqiptaret nuk jane me analfabete dhe te paditur si ne kohen e perandorise, e megjithese ekzistojne edhe sot individe te cilet te joshur nga parate apo te indokrinuar nga padituria te cilet madje guxojne te hedhin balte mbi heronjte e kombit hapur neper media te cilat kane shkelur kushtetuten duke i ftuar dhe lejuar neper studio, une mendoj se njohja e historise dhe te vertetave te saj hap pas hapi do i iluminoje dhe ata pak te paorjentuar drejt.

    Rruga e drejte per shqiptaret kudo ndodhen eshte perendimi. Ky ka qene vullneti i eterve tane dhe rruga e duhur per brezat sot dhe ata qe do te vine pas nesh.

    Bota gjermanike dhe SHBA kane qene krijuesit e shtetit shqiptar dhe mbrojtesit me te medhenj te tij, rjedhimisht dhe aleatet tane te perhershem dhe te pazevendesueshem.

    Reply to this comment
  10. Alban Dardani April 17, 10:13

    — AH… Moj… ”E-Kathemerini” [ moj Ekaterina] e xhaxhit. .
    — Pavarsisht se si e thua e si na pedor. Prap na behet qejfi kur flet nje fjale te mire, fjale me vend.
    — POR, NE, friken, e te keqen me te madhe , nuk e kemi patur apo e kemi nga Turku. ME ATE, beme si bem 500 vjet , por ja u treguam vendin . Kufijt tane sot nuk na i cenon dot –. Nga bythe-perpjetet e xhamive , deri tani nuk na ka ardh ndonje rrezik , Mbasi mbarojne adetin e tyre , vazhdojne punen si gjith te tjeret — Ca ISS-a te cfaqur Viteve te fundit, nxitjen e sponsorizimin e kane gjetur me shume tek fqinjet tane me te afert.. TE CILET HEDHIN GURIN DHE FSHEHIN DOREN.
    —- Ne do te deshironim shume te kishim vetem nje fe, nje besim fetar , ”FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SQIPTARIJA” ,, si edhe ju. Fatkeqsia qe kete nuk e kemi, nuk na ka bere ta luftojme besimin e njeri tjetrit , perkundrazi. ne fisin tim , kam 3 besime perfshi dhe ATEISTIN.. ..

    — Kurse shteti yt moj ”Kathimerini ” , nuk e lejon nje gje te tille. TI ke qene deshmitare kur bashke kombastt e mij hallexhin nuk i pranonin te hynin ATY me emrat dhe me besimin mysliman , bektashjan , Nuk e di sa e ke ngritur zerin kur ”0peracionet FSHESA” benin kerdin, Jane me mijra ata qe i jane neneshtuar nje persekutimi e diskriminimi te tille , Jane me qindra ata qe kane humbur apo kane lane kockat ne kufi , ne token tua…

    — TI , ben mrre qe na nxit, te jemi nacionaliste., SI DHE JU,… por ce do , nuk jemi . PO te ishim ,… NE duhet te ishim ngritur te gjithe ne kembe , dhe ta perzinim Janollatosin , ate qe na uzurpoi KOASH-in …
    — DY HERE NA U KRIJUA MUNDESIJA TE RIKTHEHESHIM NE BESIMIN E ORIGJINES. ..Dhe te dy heret kleiket tuaj ortodoks nxiten pjesen tuaj NACIONAL- SHOVINISTE qe ne prag te pavarsise e me vone duhet pa tjeter te deklaroheshin grek , duke perdorur zjarr e hekur, para e pas luftes pare e me vone . U detyruan shqiptare per hir te kombit te ruanin besimin otoman [si ne jug e ne veri]. . NE SE NUK DO KISHIN BER NJE GJE TE TILLE ATA DO TE KISHIN HUMBUR PAVARSINE E VENDIT TYRE.

    — HERA E DYTE ISHTE PAS VITEVE 1990. Shteti Shqiptar kish mbi 30-40 vjet ateist, Besimi fetar tek shumica ish zvenitur apo shplare. Ne se ringritja e besimeve dhe kishave do te ish lene ne doren e vete Shqiptareve , ose te nje kleriku te huaj [dashamires te NOLIT-Jo grek e serb] ,… jam i sigurte se pjesa me e madhe , ne menure te lire e te vullneteshme do ish orjenuar drejt besimit origjines,. te krishter ose KATOLIK. . –POLITIKA E VAZHDUSHME NACIONAL SHOVINISTE E QEVERIVE DHE KLERIKEVE GREKE BERI QE SHQIPTARET TE FRENOHEN OSE KTHEHEN INDIFERENT

    — AH… moj ”Kathimerini”’ …!!! Ke te drejt …, Perse mos te tallesh nacionalizmin e shqiprateve, KUR TANI ATYRE U KANE RENE BREKET NE FUND TE KEMBEVE…. E me gjith ate … duhesh falnderuar ,,, edhe per aq sa shkruan…!!

    Alban Dardani -NY- USA

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*