Gazeta kosovare: Ja sondazhi i selive diplomatike që nuk publikohet

June 13, 2017 19:17

Gazeta kosovare: Ja sondazhi i selive diplomatike që nuk publikohet

Gazeta kosovare “Express” raporton se në dyert e shërbimeve diplomatike në Shqipëri ka mbërritur një sondazh i kryer për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që mbahen më 25 qershor, i realizuar nga Afrim Krasniqi, me porosi të Partisë Socialiste.

Ashtu siç edhe në sondazhet e mëparshme të cilat janë bërë mbi hije të forta dyshimesh për paanshmërinë e tyre, forcë e parë politike në qarkun e Tiranës, del Partia Socialiste, e dytë Partia Demokratike, dhe e tretë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Por në këtë situatë të ndezur politike në Shqipëri, ku partitë shkojnë drejt garës elektorale pa koalicione parazgjedhore, mes akuzash dhe kundër-akuzash të forta, shërbimet diplomatike nuk janë treguar indiferente. Një burim i besuar pranë një shërbimi të fuqishëm diplomatik në vendin tonë, tha për Express se ata kanë kryer sondazhe të brendshme, ku nga hulumtimet e tyre, situata paraqitet krejt ndryshe.

Sipas këtij të fundit, Partia Socialiste në qarkun e Tiranës qëndron në krye me një diferencë të vogël nga Lëvizja Socialiste për Integrim, (vetëm 2 % të votave) duke nxjerrë kështu të tretën Partinë Demokratike, që çuditërish, në sondazhin e Krasniqit kishte një rritje të befasishme si forcë e dytë.

Disi artificiale kjo, duke marrë parasysh situatën ku ndodhet aktualisht kjo forcë politike. I njëjti burim diplomatik tha se sondazhi që nxjerrë të parë partinë e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, është i porositur nga Partia Socialiste dhe vetë drejtuesi i saj.

Rezultati i sondazhit të brendshëm të selisë diplomatike

32 % të votave PS

30 % të votave LSI

25 % të votave PD

5 % të votave PDIU

3 % Libra (e Ben Blushit)

1 % Sfida (e Gjergj Bojaxhi)

1 % FRD (e Bamir Topit)

3 % të tjera…

June 13, 2017 19:17
Komento

14 Komente

  1. ??? June 13, 19:38

    Nuk e kuptova kete lemsh “lajm” gjysma-gjysma.

    Reply to this comment
  2. Liria e shprehjes June 13, 20:00

    Ky shkrim eshte sponsorizuar nga Ilir Ivanovi dhe LSI. Nese nuk e bottoni edhe kete jeni me keq se Berisha e co……si nuk keni bottarga edhe komentin mbi kercenimin e Ivanov Metes per te mos dekretuar kryemìnistrin e ri

    Reply to this comment
  3. Rimi June 13, 20:48

    Mire Kosova ka filluar nga sondazhet dipllomatike!Me pak fjale po loz rolin e “plakut Sali Brisha” pasi e kane idhulin e tyre!Kesaj i thone si ajo puna e dhise qe ja pa nje here deles e i tha ta pash,nderkohe qe delja ja shkonte perdite asaj(dhise)!Me ke e ke bere kete studim o Largim (afrim) Krasni-qi ose siç e quena na “Afro Krasniçi!

    Reply to this comment
  4. Mete Gjini nga Peqini June 13, 21:00

    O Berat Bushkala e paske mare misionin e ri nga ustallaret serbe pertej kufijve qe kete rradhe po te vene ty ne sherbim te njeriut te tyre ne tirane, like floririt. Po nuk di as qe te genjesh dhe as qe te argumentosh per faktet qe sjell e na prezanton sikur te jane dhene ty nga nje perfaqsi e huaj qe domosdo,duhet te jete ajo serbe ne tirane. Del lakuriq kur thua se kete sondazh e paska bere Afrim krasniqi me porosi te PS. Ta dish mire qe ky person nuk ka asnje lidhje me forcen qe e ngarkon ti dhe nuk eshte sahanlepires si ty qe per ustallaret e tu ne beograd je gati te besh gjithçkah kunder shqiptareve, por edhe te nxitesh forcat antishqiptare qe ti vene flake ballkanit sipas skenareve serbo-rus. Meta ka qene i perzier ne sherbimet shqipo-serbe te drejtuar nga gazidede, miku i ngushte i arkanit dhe historisht ka bere ne forcen ku bente pjese dikur perçaresin e paskrupullt te se majtes shqiptare.. Aktualisht eshte ne hall edhe pse per te punon nje gjenerator i fuqishem mediatik. Eshte ne hall se e pret drejtesia i perlyer ne disa skupe grabitjesh dhe vjedhjesh spektakorale ne shqiperi si ato me çezin, bllokun, floririn e krrabes e gjobveniet ne te gjithe sistemin finaciar te rrugeve, bujqesise, pyjeve e deri tek sigurimi i vendeve te punes ne sfera te larta shtetrore per ashike pushteti.Do beje mire qe te mos nderhyje e te fusje hundet atje ku nuk te takon dhe te kthehesh perballe sistemit gjyqsor atje ne kosove per te dhene llogari per pasurite e tua mediatike si gazeta ne fjale e televizioni dukagjin. Ti ne fakt je nje zhabe qe kuak ne grumbullin e madhe te species suaj ne moçalin kenetore ku vegjetoni prej disa kohesh. Ti je nje bastard shqiptaro serb qe shpejt evone do te tregojne shqipot vendin qe meriton e brezat do te shenjojne me gisht.Kaq per sot

    Reply to this comment
  5. Lungara June 13, 21:25

    Nuk e besoja që DITA mban anën e LSI . Sot u binda .
    Po pse moj DITË bëhesh alabake , në të mendonim e të donim ndryshe ?!
    Në djall vafsh , tradhëtare !

    Reply to this comment
    • ??? June 13, 21:48

      Qe Dita eshte me Like Floririn kjo u kuptua kur filluan te sulmonin Sajmir Tahirin ne momentin qe Saja filloi te kapte drogen e Metes neper tunelet e shtetit.

      Reply to this comment
    • Crusader June 13, 22:49

      Tradhetarin e ke ne seline mavi. U a futi Lulin ne qeveri, dhe dy gishtat aty ku e dini mire. Neqoftese ka Socialist qe ende beson zhgarravitesin e Anetes, ti duhet te jesh nga ata te fundit.

      Reply to this comment
  6. Gazete hysmeqare June 13, 22:00

    “Dita ” eshte sherbetore e LSI,e dini pse ? sepse paguan shtrenjte Meta, leket e popullit jane,ka vjedhur shume ai

    Reply to this comment
  7. Mondi June 14, 05:49

    Ju te gazetes Dita si shume shpejt u shitet tek Likja qe eshte fatkeqesia e Shqiperise . Shume e turpshme per ju . Partia Socialiste e vetem mer me shume se 73 debutete kuse Likja meer me pak se ne 2013 debutete dhe del ne opozite.
    Botojeni mos e censuroni .
    ?…..

    Reply to this comment
  8. Crusader June 14, 06:26

    Eshte e qarte qe shumica e sondazheve, ne fakt nuk jane sondazhe, por tentativa te mirepaguara per te manipuluar opinionin, duke besuar se kjo mund te shpetoj varken e rilindjes e cila ka kohe qe ka shkuar ne fund te detit.

    Reply to this comment
  9. Ndeshkoni Hajdutet e LSI-se June 14, 09:51

    Me publikimin e kesaj shpifje te ulet, DITA e zbuloi fytyren e Alla-LSI.

    Vertet mendoni qe Ilir Hajduti do marre kaq vota nderkohe qe bemat e tij me bllok ne dore dhe pabesi politike do mbeten perhere ne mendjet e Shqiptareve si shembuj te makuterise dhe qelbezimit te nje lideri te pabythe.

    Jam lexues i rregullt i DITA-s, por ky shkrim vertet zhgenjen shume dhe percjell hidhesi

    O popull votoni per ke te deshironi porr kurre vemjet e LSI-se

    Reply to this comment
  10. Irdak June 14, 10:05

    Emrin e kini dita , por fatkeqesisht jeni nata se dhe ju u blet nga ata qe kane me shume para ,nuk ja vlen te lexoheni.

    Reply to this comment
  11. Baba Ali Tomorri June 14, 15:50

    LSI kancer per Shqiperine. Like Floririn e pret BURGU.

    Reply to this comment
  12. popull fol June 14, 16:00

    qe t’a çojme “zero” lsi-ne, do “sponsorizoje” dhe une . kush i hedh keto bomba me ere te qelbur??? çfar ka bere lsi ?? thone se punesoka te rinje . psh neper fasone, ne ndertim, perpunim peshku ose fabrika, ne fakte punishte kepucesh . si ??? nen tagrin e kujt ??? te biznesmeneve apo mafiozeve ekonomik, militant, ose perfitus beneficesh nga lsi ??? nen tagrin e programit shteteror per zhvillimin ekonomik??? apo nen “programin” partiak, te nje partije mafjoze, jashte, ose kunder pushtetit dhe programit qeveritar, te detyrueshem nga koalicioni ne pushtet?????? per te gjitha variantet, perveç se ne programin e detyrueshem qeveritar, si pjese koalicionit drejtues qeverises, ç’do forme tjeter punesimi, nga kushdo qofte, njeri ,ose organizate ne pushtet, ose ne opozite, eshte forme mafioze dhe kriminale veprimi dhe si e tille, kushdo qofte, ne rastin konkret lsi, shkon para gyqit per krime te renda, si organizate e rrezikshme kriminale, e barabarte me nje ….organizate terroriste……….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*