Gazeta më e madhe në Holandë: Tirana, më modernia në Ballkan

May 27, 2018 11:56

Gazeta më e madhe në Holandë: Tirana, më modernia në Ballkan

 

Pas gazetës britanikes “The Guardian”, prestigjiozes amerikane “Lonely planet”, “Vogue” etj, edhe gazeta më e madhe në Holandë “De Telegraaf”, i ka kushtuar një artikull të gjatë kryeqytetit shqiptar

“De Telegraaf” shkruan se teksa shëtit nëpër qytet të bëjnë përshtypje ndërtesat e lyera me ngjyra dhe atmosfera e relaksuar në kafenetë dhe restorantet trendi. Por, pjesa më e jashtëzakonshme, sipas gazetës së njohur në Holandë, është tregu i rinovuar, Pazari i Ri.

Shkrimi i plotë:

Nga Thea Detiger

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, na mirëpret tek festa e tij në tarracën e Bashkisë si të ishte një yll muzike. I rrethuar nga bashkëpunëtorë të rinj, të bukur dhe entuziastë, ai na tregon, teksa përkundemi nën ritmin e muzikës, se si e kanë transformuar Tiranën ai dhe paraardhësi i tij, Edi Rama. “Është bërë qyteti më modern në Ballkan”, na thotë ai.

Është e vërtetë që teksa shëtit nëpër qytet të bëjnë përshtypje ndërtesat e lyera me ngjyra dhe atmosfera e relaksuar në kafenetë dhe restorantet trendi. Panorama që të hapet nga tarraca e Hotel Monark është e bukur. Rruga pedonale Murat Toptani, përgjatë kalasë së vjetër, ku tani ka një hotel për turistet e rinj, ka një varg kafenesh të hapura. Përballë saj ndodhet një qendër tregtare super moderne.

Por pjesa më e jashtëzakonshme është tregu i rinovuar, Pazari i Ri. Me panelet e tij industriale dhe i rrethuar me pallate që janë lyer me ngjyra të ndezura dhe motive autentike shqiptare, ai është vërtet shumë i bukur dhe një pikë takimi për banorët. Ngjyrat ne qytet kanë qenë prej kohesh një ide e kryeministrit aktual, Edi Rama, i cili është artist nga formimi.

Kryebashkiaku Erion Veliaj në fakt ka punuar edhe vetë në Pazarin e Ri, duke shitur fiq. “Kur humba tim atë, në moshën dhjetëvjeçare nëna më dërgoi në Greqi tek të afërmit, si një mënyrë për të mbijetuar”, tregon ai.

Kur u ktheva, zbulova që ajo kishin sjellë të afërmit për ngushëllim kryesisht fiq të thatë, saqë vendosa t’i hyja tregtisë në pazar.” Ai kurrë nuk mund ta kishte imagjinuar që dikur do të ishte në një pozitë të atillë sa të mund të sillte një ndryshim kaq të madh për qytetin e tij.

Në prill, ai u vlerësua nga Komisioni Europian me një çmim për projektin e tij për t’i siguruar një strehim të përshtatshëm minoritetit rom në qytetin e tij dhe për të arsimuar fëmijët e tyre.

Vendi është po ashtu i njohur për mënyrën paqësore sesi bashkëjetojnë besimet e ndryshme. Krahas xhamive, kishave katolike dhe ortodokse, Tirana është edhe shtëpia e qendrës botërore të urdhërit sufi të Bektashinjve, të cilët u detyruan të largohen nga Turqia.

Qytetarët e lavdërojnë kryebashkiakun e tyre për faktin që ai ka pastruar dhe rinovuar parkun e madh në jug të Tiranës. Tashmë familjet i gëzohen atraksioneve të shumta përqark Liqenit Artificial ndërsa të rinjtë bëjnë xhiro me biçikletë. “Për të bërë planin për biçikletat për qytetin kam pasur shumë bashkëpunim nga Ambasada Holandeze”, thotë kryebashkiaku që edhe vetë lëviz thuajse kudo me bicikletë.

“Kam pasur herët miq holandezë, prandaj jam frymëzuar nga vendi juaj. Lëvizja me biçikletë është e mirë për mjedisin. Në qoftë se të rinjtë fillojnë të mendojnë se biçikletat janë trendi, atëherë mund të fillojmë ta lëmë pas idenë që duhet medoemos të kesh një makinë. Punoj me shumë dëshirë me të rinjtë. Shpesh atyre ju është dashur të punojnë jashtë shtetit për njëfarë kohe për të fituar para – kryesisht në Greqi e Itali. Por tani po kthehen, me pasionin për të bërë diçka për vendin e tyre.”

a.s/dita

May 27, 2018 11:56
Komento

15 Komente

  1. Altin May 27, 12:07

    “Tirana, me modernia ne Ballkan” e thote Erion Veliaj, jo Der Telegraaf. Deshira per te ndryshuar dhe theksuar gjerat eshte shume e madhe ne Shqiperi, sidomos tek ju gazetaret. Por lajmet pasqyrohen, nuk ndryshohen.

    Reply to this comment
    • fukarai May 28, 00:49

      E gjitha eshte propagande e felliqur antishqiptare!
      Kryebashkiaku Veliaj eshte nje show man qe punon vetem per vete!
      Cdo gje e ben per reklame e jo per popullin!
      Ne Bashki nuk ben njeri pritje te ankohesht per nje hall!
      Ne ish komunat,pjese e Bashkise nuk eshte bere asnje investim pervec ndonje zone ku mafia ka lobuar!
      Hajdeni ne Yzberisht te shikoni nje GETO te Kalkutes indiane!

      Reply to this comment
  2. Lili May 27, 12:09

    Cka paskan me na shitur eshte pyetja,apo ma mire cka kemi blere sa nuk bene tek holandezet qe te na’shperblejne’ me nje artikle si dikur berishen me medalja kortezi.

    Reply to this comment
    • korçari May 27, 12:27

      O Lili meso te shkruash shqip se askush nuk te kupton ,vetem nqs eshte nje gjuhe alpine e panjohur per shqiptaret .O ZOT n’a shpeto nga injorantet dhe qeniet antishtet dhe antiligj.

      Reply to this comment
  3. MJERIMI May 27, 12:47

    Varet se ke konsideron ‘moderne’!!!!!!!!!
    -Nuk te ben veshja prift!!
    -Nuk te bejne fasadat e llangosura te pasur po sa here ne dite hane buke ata qe jane brenda!
    -Nuk te ben llangosja e godines se kryeministrise kthyer ne palester basketbolli po pse 28 vjet shqipetaret jane pa shtet e pa qeverri..
    -Nuk e ben modern nje shtet kryeqyteti fasade i lojrave te fatit moteleve prostitucionit injorances e korrupsionit po PERIFERIJA ku dergjen shqipetaret e ku i kish kufijte shqiperija!!!!!!

    Reply to this comment
    • PSE ? May 27, 20:55

      I mjeri @mjerim , vetem tani po hap syte dhe kerkon ate , qe nuk ka guxuar t`ia kerkoje as F.Nanos , as S.Berishes e as I . Metes apo P.Majkos ! Dhe i kerkon tani , me te mirat qe ka bota dhe pa taksa . Kjo me kujton ate barsoletin, kur vellai me i vogel i thote me te madhit , se tani eshte i rritur, i pjekur e kerkon te martohet… , porse e do nusen te bukur , si te vellajt dhe e do sonte ! Qe te ta plotesoj kerkesen , nuk me mbetet tjeter , pergjigjet vellai i madh , vecse te marresh gruan time ! E kupton o mjeran , se cfar je duke kerkuar ?!

      Reply to this comment
  4. Adih May 27, 13:01

    Reklame komuniste tamam si ne kohen e Dulles . Kete vit kemi prodhuar 150% grure me shume se vitin e kaluar dhe populli votoi 110% per PPSH .Tirana eshe betonizuar ajri eshte kanceroz . Nuk ka perendi ta rregulloje .
    PS .Qe te rregullohet Tirana, duhet nje eskavator i madh ta rrafshoje dhe te ndertohet nga fillimi ,perndryshe ???

    Reply to this comment
  5. Laveri May 27, 13:23

    Ne nje vend kur shkon turisti i huaj gjeja e pare qe pyet eshte ku eshte trami e treni dhe stacioni i autobuzeve ,çti thuash ketu shko tek shpia e lali Erit e pyete,apo te ajo e Lul babales ne Hollande ,jep para dhe çdo gazete ne bote ta ben te bardhen te zeze

    Reply to this comment
  6. Shqiptar Vendi May 27, 14:19

    politiqej shiftari..ngelet duke paguar lloj lloj cifuti per lobime te rreme ..luli pagoi disa per nxirje e ramizi pagoi disa te tjere per zbardhje ..gjithe keto leke te hedhura kot tek cifutet anglo franko hollandez ..fare e keqe qe i pini gjakun popullit edhe e grabisni mizorisht ne mes te dites pasurine djersen edhe gjakun e shqiptareve.Xhehnemi eshte pak per ju fare e ndyre.

    Reply to this comment
  7. h May 27, 16:04

    Shqiperia eshte vendi me i shemtuar,me i prapambetur,me injorant,
    me i piset,me paedukate,me drogaxhi,me kurve,me padrejtesi,
    me prokurore,te korruptuar,me kriminele dhe vrases qe paguajne gjykatesit
    dhe jane te lire,me ushqime te ndyra dhe hajdute ne cdo hap dhe cdo qelize.
    Kush thote te kunderten,genjen duke e ditur se genjen.
    Te njohesh te metat eshte hapi i pare qe ti korrigjosh ato.

    Reply to this comment
  8. Mark U.K May 27, 18:45

    Ne komunizem jepeshin dokumantar ne kinemat shqiptare sikur Europa e ka zili Shqiperin e jeten qe behej ne ate kohe.Thirreshin njers me pages dhe brohoritnin me kto fjale:ENVER HOXHA,ALBANA SOCIALISTA.E ne e duartrokitshim me gezim.Edhe Rama se jo Veliaj bejn te pa munderen me ndonje gazetar ne Europe e sajijn te tilla gjera.Tirana e Shqiperia vertet zene vendin e pare vetem per xhamija,bile kan sa ka e gjith Europa.

    Reply to this comment
  9. star May 27, 20:37

    Ore rrota ….!The Guardian,Vogue,Lonely Planet,Der Telegraaf a e dini cfare jane dhe cfare perfaqesojne.

    Reply to this comment
  10. shabani May 28, 06:57

    Futjani pordhes hollandez

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*