Gazeta serbe: Shqiptarët kanë në plan dëbimin e serbëve nga veriu i Mitrovicës

May 28, 2018 10:41

Gazeta serbe: Shqiptarët kanë në plan dëbimin e serbëve nga veriu i Mitrovicës

Gazeta “Kurir” shkruan se shqiptarët po bëjnë presion gjatë blerjes masive të shtëpive dhe tokave, dhe sipas saj, këto veprime janë “arma më vdekjeprurëse” e shqiptarëve të Kosovës deri më tani.

Sipas profesor Dushkos nga Mitrovica, shqiptarët e Kosovës kanë në plan të dëbojnë nga Kosova shumicën e serbëve të mbetur në pjesën veriore.

“Ata kanë filluar blerjen masive të pronës serbe dhe kushdo që nuk bie dakord t’i shesë ato është i detyruar nga kërcënimet dhe frikësimet”, thotë ai.

Dushko thotë se shqiptarët synojnë ta ndryshojnë tërësisht përbërjen etnike të Kosovës veriore dhe ta kthejnë atë në një territor me shumicë shqiptare.

Ai deklaron për gazetën “Kurir” se më shumë se një milion komplote kadastrale janë uzurpuar, që është rreth 40 përqind e të gjitha parcelave kadastrale.

Ndërsa kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun thotë se kërcënimet dhe presionet që serbët të shesin pronën e tyre dhe të lënë Kosovën janë të përditshme, por jo pa arsye.

“Prona e serbëve është plaçkitja, djegia dhe vrasja. Policia nuk mbron as serbët, as pronat e tyre, dhe gjykatat i trajtojnë ata si qytetarë të rendit të dytë. Ka edhe grupe kriminale që frikësojnë dhe nxisin incidente, të cilat kanë për qëllim që serbët të largohen nga Kosova, për të përfunduar pastrimi etnik”, thotë Drecun.

s.a/dita

May 28, 2018 10:41
Komento

2 Komente

  1. intersante ngjashmeria e metodes serbe me ate te pd-se berishes ! May 28, 11:13

    vet i shpikin “Planet” dhe duke ditur se kane mbeshtetjen
    e Djallit qe ben sot politiken Europiane
    dhe dijne qe automatikishte “zbulimi ” behet nji Teme edhe per Boten Mediatike qe mbeshtetsin cdo inskenim e skenar serb kunder Shqiptareve ,

    i shpikin , i bejne ne bashkpunime me te Huajt nji Teme
    serioze ,qe kercenon Boten ,nga Hici ( Pra trillojn genjeshtra ,per te sulmuar shqiptaret)

    dhe mbasi mashtrimet e genjeshtrat banale ,qe tregojne medieve kane marre Okay-n e Botes ,

    fillojne te zbatojne Planet e tyre kunder Shqiptareve !

    – TAKTIKA E PD-SE E NDJEKUR NGA SALI BYRRISHI

    ESHTE JOANALOGE POR IDENTIKE
    ESHTE PRODUKT I SE NJETIT SERVER !

    TRILLUAN BABALEN -ASHTUSI BEN ME TAHIRIN

    NDERKOHE QE QYSH ME PARE KISHIN ISNKENUAR GJITHCKA DHE MARE MBESHTETJEN E KINEZIT AMBASADORE I CILI KISHTE BERE GATI GJITHCKA MBI FARSEN MADJE INGRANUAR QE TEMA TE PERFORCOHEJ EDHE NGA

    DEPUTETE TE BUNDES TAGUT GJERMAN
    ME PEDERASTIN KRICHBAUM ETJ

    DHE KESHTU FARSA TINGELLONTE NE NJI
    “TEME SHQETESUESE” NE KRIM

    NDERKOHE QE SKENARI I GJITH KSAJ FARSE

    ISHTE NDERTUAR NGA BANDA E KRIMINELEVE NE POLITIKE DHE TUTOREVE TE TYRE NE BOTE

    Reply to this comment
  2. Arben May 28, 12:29

    Ore qe do ta merrni kusurin just

    Per krimet qe keni bere do ta merrni.

    Kini edhe pak durim

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*