Gazeta shqiptare “Opinga” dhe jehona e saj në kryeqytetin francez

August 10, 2018 20:34

Gazeta shqiptare “Opinga” dhe jehona e saj në kryeqytetin francez

 

Në gjuhën shqipe shprehja “opingë” ka kuptimin përbuzës “i varfër, i skamur”.

Mirëpo, si për të kundërshtuar këtë nivel të ulët të fjalës, patrioti Nikolla Lako themeloi në Paris gazetën “Opinga”, e cila u shqua për jehonën e saj në kryeqytetin francez me ato pak numra që botoi.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave shkruan se qëllimi i parë i “Opingës” ishte të informonte publikun europiano-perëndimor se populli shqiptar ekzistonte, se shqiptarët nuk ishin thjesht një “nocion gjeografik, jo komb”, se shqiptarët janë të gjallë dhe kufijtë e Shqipërisë duheshin rivendosur në dobi të shqiptarëve.

Siç ka ngjarë shpesh me organe shtypi bashkëkohore me “Opingën”, problemet e financimit bënë që botimi të ndërpritej shpejt.

Në fillim të viteve ’20 të shekullit të shkuar, Nikolla Lako deshi ta ringjallte gazetën, duke i dhënë tematikë më të përgjithshme dhe, kryesisht, kulturore dhe informative.

Për këtë arsye shtypi shpërndau këtë “Thirrje të Opingës”, që fondi i pasur i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave e ka në fotografi dhe që publiku ka mundësi t’i shohë.

a.s/dita

August 10, 2018 20:34
Komento

1 Koment

  1. Dhimbia e madhe popull. August 13, 23:50

    Ishte ajo “OPINGA” qe vuri shqiperine mbi kembet e saja. Bijte e saj sakrifikuan gjithcka per brezat pasardhes.
    “KOLLAROT” duhet ta kuptojne “OPINGEN” e kohes…

    Dhimbia e madhe Popull.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*