Gazetarë nga 7 vende padisin shërbimin sekret gjerman

February 3, 2018 03:37

Gazetarë nga 7 vende padisin shërbimin sekret gjerman

Që prej janarit 2017, Shërbimi i fshehtë Gjerman (BND) për botën e jashtme mund të bëjë pa e vrarë ndërgjegjia atë që ka bërë vite me radhë ilegalisht: të përgjojë gazetarët.

Lejen për këtë e dha Bundestagu, pas zbulimeve të Edward Snowdenit. Në kuadër të aferës së përgjimeve të NSA, të cilën e bëri publike Snowdeni u bë e ditur edhe se Shërbimi Informativ Federal gjerman bashkëpunonte ngushtë me NSA.

BND tani lejohet që të spiunojë shtetet anëtare të BE dhe institucionet e tyre “kur bëhet fjalë për rreziqe për sigurinë e brendshme dhe të jashtme ose në përgjithësi kur bëhet fjalë për aftësinë e Gjermanisë për të vepruar”.

Gazetarët e huaj duhet të presin në çdo kohë që të vihen në shënjestër të BND-së dhe të shërbimeve partnere ndërkombëtare, – mendon rrjeti i përbotshëm i gazetarëve “Reporterë pa kufi” (RPK).

Së bashku me pesë organizata të tjera të shoqërisë civile, RPK ka paraqitur që në shtator ankesë në Gjykatën Kushtetuese Gjermane në Karlsruhe.

Këtë javë këto shoqata paraqitën në Berlin aktakuzën që përmban 93 faqe. Si palë akuzuese janë gazetarë nga shtatë vende të ndryshme. Midis tyre është gazetari investigativ Raul Olmos, i cili analizoi “Paradise Papers”.

Për gazetarë si Olmosi, ligji i BND paraqet një rrezik të veçantë, mendon drejtuesi ekzekutiv i RPK Christian Mihr.

Komunikimi i gazetarëve gjermanë teorikisht është i mbrojtur, thotë Mihr në bisedë me DW. “Por komunikimi i Raul Olmosit nuk është i mbrojtur”. Prandaj indirekt edhe “gjermanët janë direkt të përgjuar”.

Sipas DW, këtë “logjikë” synon të përcjellë padia për shkelje të të drejtave kushtetuese.

b.m. / dita

February 3, 2018 03:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*