Gazetarët e RD-së, 10 vite pa sigurime dhe tre muaj pa rroga ..!

November 26, 2017 12:43

Gazetarët e RD-së, 10 vite pa sigurime dhe tre muaj pa rroga ..!

I nderuar z.Kryeredaktor

Gazeta “RD” , pas afro 27 vitesh jetë dhe kontribut për shtypin e lirë , është në grahmat e saj të fundit.

Gazetarët dhe stafi mbështetës kanë mbi tre muaj pa marrë rrogat.

Tirazhi ditor i kësaj gazete me shumë histori është në minimumin e saj historik, që kur lindi në 5 Janarin e vitit 1991.

Faktorët që e kanë telendisur gazetën “RD” në këtë situatë mjerane janë të shumtë, por sot në këtë shkrim të shkurtër,  nuk jemi për analizë  thelbësore të kësaj situate dizastër.

Financiere, llogaritare, ekonomiste, arkëtare e gazetës “RD” që prej vitit 1991 e deri në vitin 2017 , ka qenë dhe është  vetëm një person.

Është rasti këtu që t’ju bëjmë thirrje strukturave të Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar pranë Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë, që një orë e më parë të vijjnë këtu në zyrat e gazetës “RD” për të hetuar dhe faktuar korrupsionin dhe hajdutërinë biblike që është bërë me të ardhurat nga shitjet, reklamat, donacionet që kjo gazetë ka fituar që prej Janarit të vitit 1991…dhe që për hir të së vërtetës kanë qenë të shumta nga shumë drejtime.

Natyrisht që në këtë aferë hajdutërie dhe korrupsioni  financa nuk ka qenë dhe nuk është e vetme, por ka edhe të tjerë peshq të vegjël e të mëdhenj që kanë luajtur ping-pong me lekët e gazetës “RD” si p.sh, ish-drejtuesit, ndër vite etj

Është shumë e rëndë kur mëson se si rrjedhojë e shpërdorimeve , korrupsionit dhe vjedhjes që i janë bërë gazetës “RD”  (sigurisht me bekimin e Partisë), gazetarët e saj dhe stafi mbështetës , kanë mbi 10 vite që janë lënë pa sigurime shoqërore dhe shëndetësore…!

C’farë do të thotë se fondet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore janë përvetësuar.

(autori ka kërkuar anonimatin)

November 26, 2017 12:43
Komento

8 Komente

  1. Teli November 26, 17:32

    Turp!

    Reply to this comment
  2. Konti Sbalta November 26, 18:28

    Te jete e vertete valle?Po kryeredaktori a i ka marre parat ? E po , po te jete e vertete , kerkojini i ndihme “55”simotres suaj , ajo eshte gazeta “me e shitur”, pastaj ju kini “Klanin” si mund tu lere Vellai juaj i madh ,qe ka gelltitur jo vetem buxhet nga shteti e mori reklamash nga qeveria , por , qershia mbi torte edhe telebingon qe e ka bere miliarder jo vetem Arditin por edhe “Klanin” vete . Dhe se fundi , gjithe ato para te harxhuara nga P.D.per lobingje ? si e kane lene gazeten ne kete gjendje te mjeruar?Pastaj kur nje parti nuk mban dot nje gazete si do te qeverise nje shtete ,” kur te vije ne pushtet”

    Reply to this comment
  3. Iliri November 27, 01:17

    Mjaft kanë Lulin e Salon!

    Reply to this comment
  4. Mark U.K November 27, 14:12

    Me vjen mire nga ky si ka shkruar ket artikull e qe nuk e ka ver emrin qe tregohet kaq i dhiii-mshem per gazetart e RD.

    Reply to this comment
  5. Cadra ne Bulevard November 27, 22:41

    RD = PD mitra, qe polli korrupsionin, degjenerimin dhe shkaterrimin e nje kombi te tere.

    Reply to this comment
  6. loni November 28, 13:03

    Kjo gazete kete meriton.

    Reply to this comment
  7. alfons November 30, 04:34

    po ki mark ujku te kete mare nonje lek per mbeshtetje te rrrrddddese ?NJE HER DY TE BESOJNE NJERZIT DHE SE I MASHTRON ,PASTAJ TE V….K….OR TEJ MARK

    Reply to this comment
  8. opinionist fevzi bythzi allati December 1, 12:47

    Shiko pd. Nuk po vdes

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*