Gazetari amerikan: S’kam marrë email nga Shkëlzeni, nuk ia paraqiti Gjykatës

March 22, 2019 20:47

Gazetari amerikan: S’kam marrë email nga Shkëlzeni, nuk ia paraqiti Gjykatës

Guy Lawson, autori amerikan i librit “Qentë e Luftës” në një komunikim me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu jep detaje në lidhje me pretendimet e ngritura një ditë më parë nga Shkelzen Berisha, pasi ky i fundit humbi betejën gjyqësore në shkallën e parë në SHBA me Lawson dhe një shtëpinë botuese, të cilëve u kërkonte 60 milion dollarë dëmshpërblim për shpifje.

Fillimisht gazetari amerikan jep variantin e tij pas pretendimit të z.Berisha, i cili deklaroi se menjëherë pas publikimit të shkrimit të parë në revistën Rolling Stones ai i kishte dërguar një email Guy Lawson nga ku i kërkonte të fliste me të në lidhje me atë shkrim.

Shkëlzen Berisha nuk më ka dërguar asnjë email”, këtë thekson Lawson në përgjigjen e tij, duke shtuar edhe se djali i ish-kryeministrit Berisha nuk e ka provuar këtë gjë as në gjykatë për ta sjellë atë e-mail si provë në atë proces gjyqësor.

I dërgova një e-mail zotit Lawson, doja të flisja me të, por nuk m’u përgjigj. Nuk donte ta merrte dëshminë time”, ka qenë pretendimi i djalit të ish-kryeministrit.

Zoti Berisha nuk ishte në gjendje ta sillte këtë e-mail gjatë të gjithë procesit gjyqësor, ndaj nuk ka asnjë provë që ai është lidhur me mua para se të botohej libri, dhe zoti Berisha e di shumë mirë këtë”, është përgjigjja e Lawson.

Një nga burimet kryesore të librit ishte Erion Veliaj” deklaroi Shkëlzen Berisha. Teksa nuk e mohon se një prej burimeve të librit të tij ka qenë Erion Veliaj, Lawson shpjegon se ka pasur edhe shumë burime të tjera.

Erion Veliaj ishte një nga burimet e mia, por siç argumentoi Gjykatësja Cooke në vendimin e saj, unë isha bazuar në shumë burime të tjera për të treguar përfshirjen e paditësit, si artikulli i “New York Times”, “Broward Beach New Times”, the “New Republic”, dokumentari i Al Jazeera-s “Plumba dhe Dollarë”, e-mail-e diplomatike që dolën në publik, në të cilat ambasadori amerikan e lidhte zotin Berisha me korrupsionin e tregtisë së armëve, si dhe intervista me shumë njerëz të tjerë, të cilët besojnë me bindje se zoti Berisha ka qenë i përfshirë në tregti korruptive me armë. Me pak fjalë, është një numër i stërmadh burimesh që e lidhin zotin Berisha”, shprehet Lawson për Top Channel.

Lawson përshkruan takimin tim me “çunat”, por është thjesht shpifje që zoti Lawson e ka vendosur qëllimisht për t’i dhënë librit më shumë rëndësi”, do të deklaronte Shkëlzen Berisha në rrëfimin e tij. Por edhe ky pretendim, sipas Lawson ka rënë poshtë në Gjykatën e Floridas.

Gjykatësi Cooke e ka refuzuar këtë argument specifikisht me argumentin “teori konspirative ” që “nuk arrin ta vërtetojë keqdashjen nëpërmjet provave bindëse”. Qëllimi im ishte dhe mbetet që të hedh dritë mbi veprimtaritë korruptive, me shpresën që të nisë një hetim i plotë për Gërdecin”, tha ai.

Ka apo s’ka lidhje Gërdeci me AEY?

Zoti Louson e di shumë mirë që lajmi i Gërdecit nuk ka lidhje me ngjarjen e AEY. Zoti Lawson përpiqet t’i lidhë këto dy ngjarje, sepse do që ta bëjë historinë e tij më interesante. Por këto dy histori nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Çmontimi i predhave dhe shitja e tyre janë dy ngjarje më vete, të ndara nga njëra-tjetra”, ka qenë një tjetër qëndrim i Shkëlzen Berishës.

Por edhe për këtë detaj autori amerikan i librit ” Qentë e Luftës”, e ka një koment duke e mbështetur atë me përfundimet e gjykatës amerikane që ndodhen në vendim.

“Sërish, gjykatësi Cooke e ka refuzuar këtë argument. Ajo ka specifikuar ‘thelbi i të dy ngjarjeve është që paditësi ka qenë i përfshirë në veprimtaritë korruptive në lidhje me arsenalin e madh të Shqipërisë, kryesisht të papërdorshëm, por ende shumë të rrezikshëm, që daton që nga Lufta e Ftohtë’ deklaron gazetari amarikan Guy Lawson.

I pyetur nga Top Channel se cili ishte në të vërtetë qëllimi publikimit të këtij libri që më pas u bë edhe film autori i tij thotë:

Libri im nuk përfshinte akuza të reja, thjesht zgjeronte detajet, duke treguar se sa shumë lidhje kishin me tragjedinë e Gërdecit shqiptarët që fshiheshin pas AEY-së ”.

v.l/ Dita

March 22, 2019 20:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim