Ja pse janë tifozë të çmendur me Gjermaninë

July 8, 2014 18:04

Ja pse janë tifozë të çmendur me Gjermaninë

Pas ndeshjes mes Gjermanisë dhe Francës u sollëm disa pamje se si festohej fitorja e gjermanëve në rrugët e Shkodrës.

Këto pamje u kanë bërë përshtypje gjermanëve, ndërsa portali Zeit Jung ka dërguar një gazetar në Shkodër për të zbuluar se përse aty festojnë njësoj si në Gjermani.

Ai thotë se që në hyrje të Shkodrës sheh një flamur gjigand të Gjermanisë.

“Është flamuri gjerman më i madh në pronësi private,” thotë ai.

Sipas tij, shkodranët janë të fiksuar pas biçikletës, njësoj si gjermanët.

Në qytet ka edhe flamuj të tjerë si ai amerikan apo i BE, por më i përhapuri është ai gjerman.

Ai shprehet se në qytet nuk flitet shumë anglisht apo serbisht, por komunikon në gjermanisht me njerëzit dhe konsumon edhe birrë gjermane.

“Çfarë vjen nga Gjermania është e mirë. Ne kemi një diasporë të madhe, mbi të gjitha në Itali, Gjermani dhe Greqi. Por gjermanët i duam më shumë, sepse atje jetohet më mirë,” thotë kamarieri Gazmend.

Gazetari thotë se shqiptarët nuk janë kualifikuar për një turne të madh, por ka lojtarë që luajnë për kombëtaret e tjera, si shqiptarët e Zvicrës.

Por ai thotë se nuk sheh kund flamuj të Zvicrës, ndoshta edhe për shkak se ata mundën Shqipërinë në grupin eliminator për në Botëror.

Për të ilustruar çmendurinë e tifozëve shkodranë, ai sjell një video nga Botërori i shkuar, kur në rrugë festohet fitorja e Gjermanisë ndaj Danimarkës.

http://www.youtube.com/watch?v=1fX8z1tt5-U

July 8, 2014 18:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*