Gazetari Hoxha në prokurori për 3 orë: Më sekuestruan telefonat

September 16, 2016 09:38

Gazetari Hoxha në prokurori për 3 orë: Më sekuestruan telefonat

Pas më shumë se tre orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, gazetari Artan Hoxha është lënë i lirë. Sapo mbaroi emisioni “Opinion” në Televizionin Klan prokurorët e prisnin poshtë, ndërsa e shoqëruar për nxjerrje të sekretit hetimor.

Në fillim të emisionit ai deklaroi se “piloti italian kishte thënë para prokurorëve se kishte provuar pistën, për tu rikthyer më pas me qëllim marrjen e një ngarkese prej 200 kg me drogë”.

Pas daljes nga prokuroria Hoxha deklaroi se informacioni që kishte dhënë ishte i vërtetë. Gazetari deklaroi se prokuroria i kishte konfiskuar telefonat.

14383438_1186655968022018_1780275167_n

Më kanë sekuestruar telefonat. E mirëkuptoj hetimin, bënë detyrën e tyre. Isha në prokurori se mbrojta burimet e mija. Kam dhënë një informacion të vërtetë“, deklaroi gazetari Artan Hoxha.

bbcae7b1-f53e-4c4c-bc1e-7dc061c15d08

September 16, 2016 09:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*