Gazetari i njohur italian: 3 pikë për Shqipërinë, dënim Serbisë

October 15, 2014 03:36

Gazetari i njohur italian: 3 pikë për Shqipërinë, dënim Serbisë

Njëri nga gazetarët më të njohur sporti në Evropë, italiani Tancredi Palmeri, thotë se nga ndërprerja e ndeshjes në Beograd, më së shumti do të përfitojnë shqiptarët.

Ai thotë se sipas të gjitha gjasave shqiptarët do t’i marrin tri pikë në tavolinë dhe se priten sanksione të ashpra ndaj Federatës serbe të Futbollit për shkak të hyrjes së tifozëve në fushë. Palmeri thotë se përveç masave ndëshkuese, Serbia do të dënohet edhe me para.

“Është e mundur që Serbisë t’i merren edhe pikë. Unë i pashë tifozët serbë që hynë në fushë dhe kjo është përgjegjësi e Federatës serbe”, ka komentuar gazetari italian, i cili punon edhe si korrespodentët për rrjetet televizive më të mëdha botërore si beIN dhe CNN, pastaj për gazetën më të madhe sportive në Itali, Gazzetta dello Sport dhe Radio Sportiva.

Të rikujtojmë se ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë u ndërpre në minutën e 42-të, pasi që tifozët serbë gjuajtën në fushë fishekzjarre dhe gjësende të forta.

October 15, 2014 03:36
Komento

3 Komente

  1. sopiqoti October 15, 08:11

    pAPa tjeter qe skuadra e jone do te mare TRE piket ne tavoline dhe serbet denimin.

    Reply to this comment
  2. andrea October 15, 12:43

    Vendimi I UEFA do te jete as teknik aq edhe politik.Sipas meje do te perseritet takimi ne fushe asnjanjese.Penalizime do te kete per te dy ekipet.Posteri,sip as meje u fut ne vendin dhe momentin e gabuar.

    Reply to this comment
  3. feniks October 15, 17:00

    As teknik e as politik!!!!!!!
    Bravo andrea!
    Dukesh,qe je CETNIK SERB,se barazon VIKTIMEN ME KRIMINELIN NJELLOJ!!!
    Per cfare arsye duhet te zhvillohet ndeshja ne fushe ASNJANESE???
    A nuk ishte UEFA,qe i PRIVOI tifozet shqiptare per te ndjekur ndeshjen ne stadiumin e Beogradit njelloj sikur te ishte zhvilluar ne KOHEN E BOMBARDIMEVE TE NATO-s mbi Serbi???
    Cfare bene shqiptaret ne fushe deri sa u nderpre ndeshja nga arbitri???
    ASGJE!
    Vetem HISTERIA SERBE shkaterroi cdo gje!
    Ne se UEFA merr ndonje VENDIM,qofte edhe simbolik kunder Shqiperise,do te vertetoje se na PARAGJYKON DHE NA URREJNE NJELLOJ SI SERBET!!!
    Doemos,qe UEFA drejtohet nga francezi PLATINI,kur dihet qe Franca e ka Serbine si bijen e vet!!1
    Flamuri mbi stadium,jo vetem nuk kishte te bente me ndonje shkelje sportive,por me teper ai duhej te merrej,te palosej dhe t’u jepej administrates se stadiumit!
    HISTERIA SERBE NE TRIBUNA DHGE NE FUSHE NUK KA TE BEJE ME FLAMURIN,POR ME RRACIZMIN DHE URREJTJEN KUNDER SHQIPTAREVE!!
    Nje popull i kulturuar kurre nuk mund te reagoje ndaj nje “TERBIMI” te kundershtarit me TERBIM!!!
    Per me teper kur futbollistet shqiptare po u MESONIN SERBEVE SE SI LUHEJ FUTBOLL!!!
    Kete nuk mund ta PERTYPNIN SERBET,ndaj u desh ky moment,qe te SHPERTHENIN VRERIN E TYRE ANTI SHQIPTAR!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*