Gazetari jep lajmin e mirë, Eva Dumani gjendet në kampin Roj në Siri! Kopliku: Pritet të riatdhesohen dhe fëmijë të tjerë

October 31, 2020 08:59

Gazetari jep lajmin e mirë, Eva Dumani gjendet në kampin Roj në Siri! Kopliku: Pritet të riatdhesohen dhe fëmijë të tjerë

Një lajm i mirë vjen nga kampi Roj në Siri, ku autoritetet vendase kanë gjetur Eva Dumanin, motrën e Endri Dumani i cili u kthye pak ditë më parë në Shqipëri.

Këtë e ka bërë të ditur gazetari i “Le Iene”, Taulant Kopliku ku përmes një postimi në Facebook shkruan se Eva ndodhet nën kujdesin e një familje shqiptare.

Ai gjithashtu thotë se një grup tjetër fëmijësh shqiptarë pritet të riatdhesohen së shpejti në Shqipëri pas bisedës së tij me një gazetar sirian.

Vetëm disa ditë më parë u riatdhesuan një familje, nëna dhe 3 fëmijët si dhe një fëmijë tjetër nga Siria të cilët u kthyen në Shqipëri. Mes tyre ishte dhe Endri Dumani, i vëllai i Eva Dumanit.

Ai iu bashkua familjes, nënës dhe dajës së tij në një takim emocionues. Ndërkohë në momentin e daljes nga kampi, motra e Endrit ka refuzuar të dalë, madje duke u fshehur dhe nga autoritetet, për motive ende të paqarta.

“Sipas bisedes se sotme me mikun dhe kolegun tim sirian, shume shpejt grupi tjeter i femijeve do te rikthehet ne Shqiperi. Me poshte po ju percjell disa pjese te pohimeve qe me beri lidhur me kete çeshtje:

Aktualisht ne kampin Roj ndodhen kater gra se bashku me femijet e tyre. Do te jete gjithashtu edhe nje grup tjeter femijesh jetime qe do te kthehen, ndoshta mes tyre edhe Eva Dumani. Sipas pritshmerive kjo do te ndodhe brenda nje muaji.

Eva eshte gjetur nga autoritetet e kampit dhe eshte nen shoqerine e nje familje shqiptare. E sigurte eshte qe autoritetet nuk kane pranuar te rikthehen te gjitha grate. Personat e perfshire ne struktura te ISIS dhe aq me keq ne krime, nuk do te kthehen.

Nuk behet fjale per nje mbyllje te kampit por ditet e fundit ka nje angazhim per te transferuar te gjithe te huajt nga kampi Al Hol ne kampin Roj”. (Ne foto 5 grate shqiptare ne kampin Roj, ne pritje per tu rikthyer ne Shqiperi. Mes tyre shihet edhe Floresha Rasha, tashme e kthyer prej 4 ditesh)” – shkruan kopliku.

o.j/dita

October 31, 2020 08:59
Komento

3 Komente

  1. fatosi October 31, 09:49

    Po lereni lenen po mos shkruani me per keto probleme pa u zgjidhur, se vetem prishni pune. Gazetarin e lenes e pame me rastin e atij berishes se vogel, na cau koken, kur ne fakt djalin e gjore e mori vetem ministri i brendshem. Edhe keto qe po pergatiten per te ardhur po punon qeveria shqiptare e jo lena etj., qe perpiqen te duken ne kurriz te femijeve te mjere qe vuajne ne ato kampe tmerri. Ashtu si edhe gazetarja e tvklan, e cile megjithe thirrjet e specialistit te antikrimit, nuk la gje pa thene ne emision, se bashku me klodianen. Ato vetem gazetare uk jane, por thesht, por me sa duket edhe si njerez dallojne shume per keq.

    Reply to this comment
  2. katarakti October 31, 10:07

    Oh sa lajm i mire! Lerini te ngordhin andej. Po na i sillkeni prape ne Shqiperi! Njehere na i solli turku para 300 vjetesh, tani ju! Ju marrte mortja se bashku me islamistet tuaj.

    Reply to this comment
  3. A October 31, 11:00

    Si nga pamja e jashtme dhe me veshje islamike çfare jane kombesi shqiptare te cilet kane shkuar ne vendet fondamentaliste islamike me tu kthyer ne Shqiperi duhen te vishen si shqiptar dhe evropian.
    Gjithashtu gjithe ketyre qe kane ndikime te tilla islamike duhet me i bere edhe njehere larje dhe shplarje truri dhe mendjeje qe “Feja e Shqiprait eshte Shqiptaria” dhe “Shqiperia si gjithe Evropa”.
    Ka ardhur koha dhe jane te gjitha kushtet qe te behen reforma fetare siç i bene DY MUSLIMAN te NJOHUR qe ishin ZOG i I-re, Mbret i Shqiptareve dhe ENVER HOXHA, Sekretar i Pare i Komitetit Qendror te Partise Punes se Shqiperise, Udheheqes i shtetit dhe i popullit Shqiptar.
    Tung.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim