Gazetari kolumbian ka vizituar 45 shtete, por në krye të listës vendos një qytet shqiptar (VIDEO)

April 12, 2020 12:49

Gazetari kolumbian ka vizituar 45 shtete, por në krye të listës vendos një qytet shqiptar (VIDEO)

Nga Blerina Ago*
Përshëndetje udhëtarë nga e gjithë bota dhe ju të apasionuar pas turizmit. Jam Blerina Ago dhe jemi në serialet e videove “Blerina Udhëton në Karantinë”. Jam shumë e kënaqur që kam sot një mik të veçantë nga Kolumbia: Andrés

Blerina Ago Përshëndetje Andrés. Si je dhe ku ndodhesh tani?
Andrés Felipe Álvarez Përshëndetje Blerina. Si fillim faleminderit për ftesën. Është një kënaqësi të rishihemi, të flasim për sipërmarrjet, turizmin e me radhë. Tani ndodhem në Tajlandë, i ngecur këtu, pa mundësinë për t’u kthyer mbrapsht në Kolumbi. I dini tashmë të gjitha ndodhitë, kemi ngecur për shkak të Koronës, thjesht duke pritur që kjo situatë të marrë fund.
Blerina Ago Sa kohë keni që udhëtoni, sa vende keni vizituar dhe çfarë është “Renunciamos y Viajamos” nëse e thash si duhet?
Andrés Felipe Álvarez Po po, është ok. Po udhëtoj me gruan time dhe filluam thuajse 6 vite më parë. Kemi udhëtuar pa ndalesa. Deri tani kemi qënë në 45 shtete. “Renunciamos y Viajamos” do të thotë “Heqim dorë nga puna e nisim udhëtimet” është blog ynë i udhëtimeve. Po dokumentojmë mikpritjen në botë, tregojmë histori, i japim këshilla publikut tonë dhe frymëzojmë. Përpiqemi të frymëzojmë njerëzit që na lexojnë që të jetojnë të lirë, të ndihen gjallë dhe të eksplorojnë Botën.
Blerina Ago Mendon se CoVID-19 do ndryshojë dëshirën e njerëzve për të udhëtuar?
Andrés Felipe Álvarez Mendoj se jo. Mendoj se në këto momente ku njerëzit janë në karantinë në shtëpitë e tyre, dëshirojnë të dalin jashtë dhe të eksplorojnë botën. Mbase në fillim, sapo situata të ketë ndryshuar do vërejmë disa ndryshime në mënyrën sesi njërëzit do udhëtojnë. Mbase do ketë më shumë turizëm vendas, njërëzit do duan të zbullojnë destinacionet brenda vendit të tyre. Me kalimin e diteve, muajve mendoj se gjithçka do t’i kthehet normalitetit.
Blerina Ago A mendon se njerëzit tani do kenë më shumë vëmëndje drejt ndryshimeve klimatike, çështjeve mjedisore, të zhyten në natyrë, në parqet natyrore?
Andrés Felipe Álvarez: Po patjetër. Besoj se shumë njerëz kanë parë në media e atë sociale sesi Planeti po e rimerr veten, pa njerëzit. Konkluzioni është se qenia njerëzore po shkatërron mjedisin tonë. Ne jemi duke i bërë dëme të mëdha peisazhit, Planetit tonë. Patjetër që ka, duhet të ketë një ndryshim në kulturën e njerëzve sesi duhet të kujdesemi për botën tonë. Njerëzit duhet të fillojnë të mendojnë ndryshe, për mënyrën e të udhëtuarit dhe për t’u kujdesur për mjedisin.
Blerina Ago: Na tregove më parë që ti dhe gruaja jote Lina keni mbi 6 vite që udhëtoni. Me çfarë merreshit para se fillonit të udhëtoni?

Andrés Felipe Álvarez: Ne ishim punëtorë të thjeshtë. Unë jam një gazetar dhe Lina ishte një menaxhere biznesi. Ajo punonte në një kompani qumështi. Unë si një reporter në një gazetë, shkrimtar. Ne lamë punën dhe nisëm të udhëtonim nëpër botë. Filluam të bënim realitet ëndrrën tonë për të udhëtuar nëpër botë.

Blerina Ago Ka shumë njërëz që duan të ushëtojnë dhe të bëhen blogere. Mund të ndash me ne disa truke për të gjithë ata që po na dëgjojnë?

Andrés Felipe Álvarez Patjetër. Mendoj se më e rëndësishme është disiplina. Duhet të jeni të vazhdueshëm, të krijoni përmbajtje, të jepni më të mirën. Kur bëni postime, shkruani, bëni foto, video, në vazhdimësi, do të përmirësoni mënyrën sesi i tregoni përmbajtjen publikut tuaj. E para është disiplina. Ndërsa e dyta është mos të keni turp të trokisni nëpër dyer, të kërkoni për mundësi, t’i tregoni punën tuaj njerëzve që mund të jenë të interesuar në të. Kërkon shumë punë, nuk është kaq e lehtë. Por është shumë e bukur, shumë e bukur.
Blerina Ago Keni qënë ndonjëhere i pasigurt gjatë ndonjërit prej udhëtimeve tuaja? Cila ka qënë situata më e papritur që keni përjetuar ndonjëherë?
Andrés Felipe ÁlvarezPo, fatkeqësisht na ka ndodhur disa herë kur kemi qënë në situata të pasigurta. Vitin e shkuar në Egjipt na kanë vjedhur. Dikush na vodhi çantat në një tren nga Kajro në Luksor. Humbëm shumë gjëra. Humbëm lap top-in, kamerat, hard disqe, shumë nga puna jonë, video, foto. Ishte një moment shumë, shumë i keq. Por është edhe kjo pjesë e së gjithës. Disa herë është shumë mirë, pjesën më të madhe të herëve është shumë mirë. Të udhëtuarit është si vetë jeta. Disa herë mirë, disa herë jo aq mirë. Duhet të ndërrosh faqen dhe të ecësh përpara. Nuk mund të ngecesh në kohët e këqija. Lëri gjërat pas, le të shkojnë dhe vazhdo para.
Blerina Ago Cila nga destinacionet që ke vizituar deri tani ka qënë i nëvlerësuar?
Andrés Felipe Álvarez Kjo përgjigje nuk është se po flas me ty në këtë moment. Këtë pyetje ma kanë bërë shumë njerëz më parë. Gjithmonë kam folur për Shqipërinë. Shqipëria dhe pjesa e Europës lindore. Kaq vende të bukura, njerëz të bukur, peisazhe të mrekullueshme. Gjithmonë i tregoj njerëzve eksperiencën në Kanionet e Osumit. Në lumin Osum kemi kaluar eksperiencën tonë më të bukur ndonjëherë, gjatë këtyre 6 viteve udhëtim nëpër botë. Ndonjëherë kur i flasim njerëzve për Shqipërinë, ata as nuk e dinë se ku i bie, çfarë ka aty. Ne jemi duke promovuar vendin tuaj, destinacionin. Tregojmë për historinë, kështjellat, vendet historike si Berati për shembull. Ne e duam vendin tuaj, Europën lindore gjithashtu. Rumania është e mrekullueshme, me shumë vende për t’u zbuluar. Gjithashtu avantazhi i këtij rajoni në botë janë çmimet. Çmimet e gjërave janë pabesueshmërisht të lira. Njerëzit mund të qëndrojnë më gjatë, vizitojnë vende fantastike, të përjetojnë eksperienca të paharrueshme. Fatkeqësisht deri tani është e nënvlerësuar. Por mendoj se do ndryshojë, pasi njëerëzit duhet të vizitojnë këto thesare në botë.
Blerina Ago Faleminderit Andrés. Jam shumë e lumtur që jam një shqiptare dhe që i jam dedikuar turizmit prej shumë vitesh. Jam shumë shumë e kënaqur që po e dëgjoj këtë pas më shumë se 2 vite, prej kur na ke vizituar. Prandaj jam e lumtur që ende e ke shijen dhe ndjesinë e Shqipërisë, një destinacion i pazbuluar i Mesdheut. Ti je nga Kolumbia dhe shumica e njerëzve kur dëgjon për të mendon për krimin, trafikantët e drogës, çfarë është Kolumbia e vërtetë?
Andrés Felipe Álvarez Tani që më pyete më kujtohet se njëherë ne ishim duke udhëtuar me autostop në Shqipëri, nga Shkodra në Tiranë. Një djalë na tha se është Kolumbia e Europës, pasi njerëzit flasin vetëm për gjërat e këqija. Bandat, varfëria. Po Kolumbia e vërtetë është si Shqipëria e vërtetë. Njerëz të mirë, peisazhe të bukura, plot me shumëllojshmëri, histori mahnitëse dhe mbi të gjitha është mirësjellja e njerëzve. Janë njërëzit faktori i vërtët që e bëjnë një udhëtim në një vend apo qytet të paharrueshëm. Mendoj se kemi shumë gjera të përbashkëta. Një nga më thelbësoret është se të dyja vendet tona janë shumë ndryshe nga ajo që tregon media, njerëzit apo filmat. Ne kemi shumë gjëra të mira për t’i ofruar botës.
Blerina Ago Po është e vërtetë. Kjo është arsyeja pse ne zhvilluam vitin e kaluar fushatën dixhitale “Be Taken by Albania” dhe gjithashtu artikulli që shkruat ju kishte titullin “Të rrëmbyer nga Shqipëria”. Na trego për të.
Andrés Felipe Álvarez Ishte i shkëlqyer. Shumë njerëz nisën direkt të na pyesnin për Shqipërinë. Me kujtohet fushata për filmin e Liam Neeson dhe njerëzit thoshin “uau e mrekullueshme”. Nisëm t’i tregonim për Shqipërinë e vërtetë dhe njerëzit ishin të mrekulluar nga udhëtimi ynë në vendin tuaj. Ishte fantastike. Nuk mund të themi asnjë gjë të keqe për Shqipërinë.
Blerina Ago Cila është gjëja e preferuar që të pëlqen më shumë nga vendi ynë. Vetëm një.
Andrés Felipe Álvarez Me siguri njerëzit. Njerëzit aty janë të mrekullueshëm. Kaq kaq të sjellshëm. Njërëzit janë të mrekullueshëm. Gjëja ime e preferuar. Gjitashtu për mua është i paharrueshëm Berati. Nuk kam parë kurrë një qytet si Berati. I mrekullueshëm. E kam në krye të listës së vendeve më të bukura që kam vizituar. Është i mrekullueshëm.
Blerina Ago: Mund t’i tregoni degjuesve të tjerë te huaj që duan të dinë më shumë për Shqipërinë, apo që tani po dëgjojnë për të parën herë për Shqipërinë, se pse duhet ta zgjedhin Shqipërinë si destinacionin e radhës së pushimeve të tyre.

Andrés Felipe Álvarez: Faktikisht unë po mendoj të kthehem sërish në Shqipëri pasi mendoj se Shqipëria ka gjëra unike. Shqipëria i ka të gjitha. Gjitçka që doni të bëni. Në varësi të stinës kur ju doni ta vizitoni, mund të zbuloni gjëra të ndryshme. Gjithashtu një turist nuk ka pse lëviz shumë për të zbuluar peisazhe të ndryshme, të shumëllojshme. Nga malet, plazhet, qytetet antike, ushqimi i shijshëm dhe si ju thashë më parë është tepër lirë. Ju mund të udhëtoni më gjatë, pa shpenzuar shumë dhe do jetë e paharrueshme. Për ata që po më dëgjojnë, ju lutëm merreni parasysh Shqipërinë në udhëtimin tuaj të rradhës. është kaq e mrekullueshme, e mrekullueshme, e pabesueshme. Gjithastu për sportet ekstreme, aventurat, aktivitetet në natyrë Shqipëria është perfekte. Është kaq e mrekullueshme. Dua të kthehm sërish.

Blerina Ago: Faleminderit Andrés për këto fjalë të mrekullueshme dhe për këtë intervistë sot. Dua të falenderoj gjithashtu Active Albania që e bën të mundur këtë seri videosh, Swiss Entrepreneurship Program dhe Women Founders Network. Shpresoj të shihemi sërish në Shqipëri. Lutem qëndroni të sigurt dhe kujdesuni për veten. Mirupafshim
******
-Intervistat me të ftuar specialë mund t’i ndiqni:

-Ku: Facebook & Youtube (Blerina Ago dhe Active Albania)

-Kur: E mërkurë & e premte, ora 21:00 CET

-Sjell botën tek ju dhe marr me vete Shqipërinë nëpër botë.

 

*“Blerina Udhëton në Karantinë” u realizua falë Active Albania (www.activealbania.com) me mbështetjen e SWISS EP Albaniadhe Women Founders Network Albania.

———-

INTERVISTEN E PARE MUND TA NDIQNI KETU

 

April 12, 2020 12:49
Komento

6 Komente

  1. demo April 12, 17:20

    pA Blerinen,a do te kujtohej per Beratin?
    O berat,ce pate fat!

    Reply to this comment
  2. Tomorri April 12, 18:37

    Beratineshte qyteti turistik me i mire ne Shqiperi,ku turistet e huaj mund te prezantohen me Shqiperine e kultures se lashte te niveleve boterore!
    Ku mund t’i gjejne tjeter ne Shqiperi te huajt si Kodikun e famshem te Beratit apo pikturat monumentale te Onufrit etj?
    Ku t’i gjejne dy lagje mahnitese si Mangalemi dhe Gorica me shtepi karakyeristike dhe “Nje mbi nje dritare”?
    Ku ta gjejne as ne bote nje kala te madhe si ajo e Beratit plotesisht e banuar ku dikur cdo familje kishte kishen e vet,pra rreth 40 kisha,njera me e bukur se tjetra?
    Perfundimisht,me Beratin Shqiperia nderohet dhe perfaqesohet me dinjitet!
    Kur mburret kryebashkiaku i Tiranes me gjoja Tiranen turistike te tij dhe qe perfaqesohet me “Pazarin e Ri”,qe e cileson si resort turistik,(turo i madh),ku shiten presh e qepe apo turistet hane qofte e pine birre,pi ne beratasit me gjithe keto mrekullira pse nuk na takon te krenohemi?

    Reply to this comment
  3. Tomorri April 12, 18:37

    Berati eshte qyteti turistik me i mire ne Shqiperi,ku turistet e huaj mund te prezantohen me Shqiperine e kultures se lashte te niveleve boterore!
    Ku mund t’i gjejne tjeter ne Shqiperi te huajt si Kodikun e famshem te Beratit apo pikturat monumentale te Onufrit etj?
    Ku t’i gjejne dy lagje mahnitese si Mangalemi dhe Gorica me shtepi karakyeristike dhe “Nje mbi nje dritare”?
    Ku ta gjejne as ne bote nje kala te madhe si ajo e Beratit plotesisht e banuar ku dikur cdo familje kishte kishen e vet,pra rreth 40 kisha,njera me e bukur se tjetra?
    Perfundimisht,me Beratin Shqiperia nderohet dhe perfaqesohet me dinjitet!
    Kur mburret kryebashkiaku i Tiranes me gjoja Tiranen turistike te tij dhe qe perfaqesohet me “Pazarin e Ri”,qe e cileson si resort turistik,(turo i madh),ku shiten presh e qepe apo turistet hane qofte e pine birre,pi ne beratasit me gjithe keto mrekullira pse nuk na takon te krenohemi?

    Reply to this comment
  4. xxx April 13, 05:17

    poshte turizmi
    industria e turizmit si nga me kontribueset ne ngrohjen globale, nga me demtueset e mjedisit, te jetes qytetare dhe kryesorja shkaku perhapjes se virusit korona
    poshte turizmi

    Reply to this comment
  5. servet April 13, 09:11

    Me siguri ka gjet dhe shume “cigare” te mira

    Reply to this comment
  6. gjermani i fundit April 13, 23:56

    nje çift, miq te mi me paten thene se do shkonin ne Shqiperi ne qershor. Kaloi kohe, kur duke punuar me vjen nje mesazh ne What’s app, ishte fotoja e tyre e pak çasteve me pare ne Kalane e Beratit, atje tek lokali tek rrethorja ne fund, me malin e Tomorrit pas tyre ne panorame. Kaluan dy jave ne Shqiperi duke xhiruar me nje makine me qera dhe ishin kenaqur. Kur u kthyen, me treguan pershtypjet me te mira. Pak kishin nxene nga objektet antike, shume kujtime kishin per ushqimin, restorantet dhe kafenete, qe ishin plot. U kenaqen shume. Ne fakt. heren e fundit qe shkova ne Kala behen ndonja 10 vjet. Duke u nisur nga markata e dikurshme, pak me siper ne te djathte eshte muzeu etnografik. nuk e di ne kane bere ndonje restaurim, por kishte nevoje per nje dore te mire restaurimi. Me siper merr rrugen me kalldrem dhe shkon lart tek hyrja. Hyrja ne kala eshte madheshtore, ku guret e tabanit jane megalitike. Kur shkon djathtas kane vene nje statuje e perandorit Kostandini i madh, ndofta duhej vene me ne pah, dukej sikur e vene perkohesisht. Tek muret lart kishin bere ca restaurime, dukej qe ishin te fresketa me llaç dhe jo ne unison me pjesen e vjeter. Hyme tek muzeu i Onufrit, ishte dite por s’kishte ndriçim brenda. Zonja qe bente ciceronin na priti mire dhe biseduam kenaqshem, se nder vizitoret ishim vetem dy qe u interesuam te hyjme ne kete muze te vogel. Te them te drejten kete muze e kisha vizituar disa here ne vite dhe s’pertoj te shkoj perseri.. Jane shtepite aty, potat metalike, kur duhet te mbizoteroje druri. Ne fund fare, tek muri rrethor, sikur ka nevoje per tu bere nje ambient me mysafir. Ishte dite behari, shume e bukur dhe me diell, imagjino te bjere pak shi, behet balte dynjaja. Nuk e di, por nqs Berati duhet te behet nje ambient me i vizituar, duhet qe te investohet ne kete drejtim. Nuk mjafton te thuash qe kemi kalane, se keshtjella ka plot bota, biles shume me te bukura. S’e di ç’mendon autorja, mbase e kam gabim. Ne Athine kur shkojne turistet, shkojne te vizitojne historine. Do hane edhe sufllaqe. Edhe ne Rome vizitojne historine, pastaj do hane edhe spaghetti alla carbonara.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim