Gazetari kosovar: Majko, kopje të bisedës së përgjuar telefonike Berisha-Bukoshi për 14 shtatorin

May 5, 2015 14:02

Gazetari kosovar: Majko, kopje të bisedës së përgjuar telefonike Berisha-Bukoshi për 14 shtatorin

Në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskajt në Vizion Plus, i ftuari i djeshëm ishte gazetari Milaim Zeka nga Prishtina. Zeka ka reaguar ndër të parët parët pas lajmit se Fatos Klosi e Sabit Brokaj, në cilësitë e tyre shtetërore në fund të viteve 90-të, janë nderuar si veteranë të luftës së Kosovës.

Deklaratat mbi kontributin e kujt dhe për çfarë, gjatë luftës, si në Shqipëri edhe në Kosovë, ndoqën njëra-tjetrën dhe si përplasje kryesore u veçua ajo mes kryeministrit të tashëm të Kosovës Isa Mustafa, dhe ish shefit të SHIK-ut Klosi.

Por në këtë intervistë me Hyskajn, Milaim Zeka, vetë pjesëmarrës i asaj lufte dhe i plagosur, siç pohon, ka vendosur të zbulojë rolin e kryeministrit Pandeli Majko gjatë luftës. Vetë biseda dhe deklaratat janë shumë interesante, siç do t’i ndiqni më poshtë. I kontaktuar disa herë dje në mbrëmje nga DITA, zoti Majko nuk e ka hapur telefonin.

Turjan Hyska: Gjithçka nisi në një emision në Kosovë, në “Express”, ku i ftuar ishte zoti Fatos Klosi, që bëri një deklaratë të cilën ne e sqaruam këtu në “Oktapod”. Z.Klosi tha që rruga e ndjekur nga z.Rugova ishte një rrugë pa krye. Kjo provokoi reagime. Gjithçka më parë, për hir të së vërtetës nisi nga një pension që UÇK i akordoi atij si veteran lufte. Kjo shpërtheu, Isa Mustafa reagoi dhe jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Ish-kryeministri Pandeli Majko, kryeministri i luftës, i eksodit të madh të kosovarëve… reagoi kundër zotit Klosi. Ka një personazh të tretë në gjithë këtë përplasje, i cili nuk e ka problem të thotë atë që mendon, është gazetari Milaim Zeka. Milaim përshëndetje.

Milaim Zeka: Faleminderit shumë. Unë e kam thënë gjithmonë atë që mendoj, s’kam asnjëherë problem me e thënë atë që unë e quaj gazetari faktike, në Shqipëri dhe në Kosovë fatkeqësisht. Edhe pas rënies së komunizmit vazhdon të zhvillohet gazetaria opinioniste. Unë kur shkruaj për gjërat e luftës, nuk nisem nga opinionet e mia, as për Pandeli Majkon. Por në shkrimin tim mungon një këshillë për Isa Mustafën. Meqenëse disa njerëz mund të thonë që ja, Milaim Zeka po i turret Pandeli Majkos sepse tani ai nuk është në pushtet. Ja që unë po i them kryeministrit tonë kosovar që, hala më gabim se Pandeli Majko, ka bërë Isa Mustafa që ka reaguar në këtë histori. Kam bërë edhe një shkrim tjetër, këshilla ime ka qenë për njerëzit e Isa Mustafës, e konkretisht tek Bujar Bukoshi, se ju nuk mund ta mbroni Ibrahim Rugovën duke ju sulur Fatos Klosin, ngase pikërisht Bujar Bukoshi me kastën e tij, e ka lënë me dhjetëra herë Rugovën nëpër rrugët e perëndimit, pa ja pagu hotelet, pa ja pagu biletat e aeroplanit, pa ja pagu telefonat në selinë e tij në Prishtinë dhe për këtë kanë dalë në mbrojtjen time dëshmitarë të cilët kanë ardhur nga Tetova, një me emrin Jonuz Emini, së bashku me një tjetër bashkatdhetar, Ali Aliu nga Shkupi, që kanë ardhur nga Oslo për t’ja pagu hotelin Ibrahim Rugovës në Stokholm.

 

largea_milaimzeka-jpg1428000771Turjan Hyska: Mirë, kjo ishte përsa i përket Isa Mustafës dhe lidhjen e tij me Bujar Bukoshin. Nuk më le të të them as mirëmbrëma dhe të sqaroj se ku jemi: Kjo është dhoma ku merren në pyetje, në “prokurori”, d.m.th., për ato që ti thua do të mbash përgjegjësi të plotë, penale jo, por të paktën publike.

Milaim Zeka: Absolutisht edhe penale.

 

Turja Hyska: Penale ndoshta jo, se nuk e kemi në dorë… Trekëndëshi Klosi-Majko dhe ti, pse u revoltove ndaj zotit Majko dhe çfarë tjetër mund të na thuash që të bëjmë një historik, ashtu si e sheh ti pozicionin e zotit Majko. Kujdes se zoti Majko njihet si një prej njerëzve që më së shumti e duan në Kosovë dhe është kryeministri që ka pritur mbi një milionë refugjatë. Pra është shumë sensitive si temë. Nuk po të paralajmëroj për gjë, por realisht duhet të jenë gazetari faktike ato që do thuash.

Milaim Zeka: E para e punës, se njihet apo nuk njihet Pandeli Majko në Kosovë apo Shqipëri si njeri i dashur apo i urrejtur, mua më së pakti më han palla për këtë, sepse Sali Berisha ka qenë hala më karahamesh, d.m.th., më mafioz sesa ky dhe unë e kam sulmuar në vitet e hershme.

 

Turjan Hyska: Po, më keni thënë tek intervista e parë. Kthehemi te çështja, ku është Majko në këtë histori, ato që nuk i ke thënë në deklaratë?

Milaim Zeka: Mbas ardhjes në pushtet të Pandeli Majkos, ka qenë një dilemë në perëndim se a do të zgjidhej Kastriot Islami kryeministër apo Pandeli Majko. Fatos Nano, për hir të së vërtetës, po e them për herë të parë këtu, e ka mbështetur kandidaturën e Pandeli Majkos, duke menduar se ky duke qenë student në atë kohë. Dhe që e kam thënë edhe në shkrimin tim, një njeri shumë naiv, i papjekur, mendonte Fatos Nano se akoma do ta dirigjonte Pandeli Majkon. Mirëpo kur Pandeli Majko kishte regjistrimet të vendeve informative perëndimore, jo vetëm të shërbimit informativ kombëtar, por regjistrimeve të bisedave telefonike mes Bujar Bukoshit dhe Sali Berishës. Ku Bujar Bukoshi i thoshte Sali Berishës se unë i kam 100-150 njerëz të armatosur përpara kryeministrisë ku u vra Azem Hajdari në 1998.

 

Turjan Hyska: Më fal..ka regjistrime ku z. Bukoshi i thotë z.Berisha?

Milaim Zeka: Po…Bukoshi i thotë Berishës, njerëzit e mi të armatosur i kam përpara kryeministrisë. Janë dhjetëra kosovarë të cilët janë arrestuar dhe këta e kishin të vështirë t’i identifikonin fytyrat se kush ishin këta njerëz, sepse ishin njerëzit e Bujar Bukoshit. Dhe të gjitha këto këtu i diti Pandeli Majko dhe z. Majko sa erdhi në fuqi, në mënyrë automatike mori qëndrim dhe mbështeti Farkun, mbështeti njerëzit e Bukoshit, ndërsa i mbylli të gjitha qendrat stërvitore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Po e them për herë të parë një top-sekret që, mbasi u krijua task-forca në Presidencë, me presidentin Rexhep Mejdani, Fatos Nano, Luan Hajdaraga, Sabit Broka, Fatos Klosi dhe Xhavit Haliti.

 

Turjan Hyska: Kush e krijoi këtë task-forcën?

Milaim Zeka: Ishte mbështetja e perëndimoreve, me ndihmën e vendeve mike, e sidomos me mbështetjen absolute të SHBA.

 

Turjan Hyska: Ma tha dhe z. Klosi këtë që ne kishim bekimin e europianëve dhe amerikanëve.

Milaim Zeka: Sepse dhe këtë po ta them për herë të parë, brenda Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ekzistonin dy rryma. Një rrymë e cila përfaqësohej nga Ali Ahmeti, Furrel Shani, Ramush Hajradinaj, Brahim Kelmendi dhe disa të tjerë, ku vetëm në një pikë ndaheshin, dhe grupi tjetër që kishin kërkuar garancione nga SHBA dhe vendet perëndimore që; 1- UÇK nuk guxon të merr para nga droga 2- UÇK nuk guxon të ketë mbështetje nga vendet e lindjes, nga vendet arabe e as nga Turqia dhe 3- UÇK do të garantonte se nuk do të ndërhynte në Maqedoni. Do të thotë që nuk do të krijonte destabilitet. Dhe këtu u nda UÇK-ja në dy grupe, ishte grupi i Ali Ahmetit që thoshte se ne do ta vazhdojmë luftën në Maqedoni dhe ishte grupi i Xhavit Halitit, Hahim Thaçit, Kadri Veselit, që kishte dhënë këto garancione të SHBA dhe vendet perëndimore. Meqenëse Luan Hajdaraga kundërshton dhënien e firmës, që me firmën e tij si ministër i Mbrojtjes dhe firma të tjerëve të krijoheshin këto baza të forta ushtarake, për shkak të presionit të madh ndërkombëtar, atëherë kjo marrëveshje u bë gojarisht. Sokol Bare, ish-shefi i policisë së asaj kohe, ma vonë edhe zv/ministër i Brendshëm, ka qenë i vetmi njeri që ka guxu me hudh firmë. Për këtë gjë ka dhe dokument, unë e kam kopjen e dokumentit, që asnjë furgon, asnjë kamion i UÇK nuk guxon të kontrollohet. Dhe këtë që po ta them, mund ta dokumentojë edhe z. Neritan Ceka, i cili ka qenë ministër i Brendshëm dhe që ka ndihmuar luftën e Kosovës dhe në një moment, kur i nxonë disa armë në Fushë-Arrëz, për të cilin ka shkru edhe “Koha Jonë”, se gazetarët e Shqipërisë e kosideronin luftën e Kosovës si me ndodh lufta në Afganistan, krejt një vendi të huaj. Se kishin fare idenë e ruajtjes së sekreteve, në mënyrë absolute. Mendonin se atje në Kosovë është ndonjë luftë në Afrikë, a ku me di ç’ka. Nuk e kishin fare njohurinë. Mbi bazën e kësaj shkruajti “Koha Jonë”, se në një vend normal nuk do të shkruhej se ato ishin sekrete. Dhe u bë lajm shumë i madh dhe e zgjoi në 2 të natës Neritan Cekën, ministrin. I thonë u bë skandal, janë zënë armë etj., dhe kur lidhet me zv/ministrin Sokol Baren, Sokoli i thotë se do ta qetësojmë këtë situatë. D.m.th., ka qenë një koordinim, ndërsa Pandeli Majko krejt këto marrëveshje i ka hudh poshtë. Edhe e ka mbyll bazën e kamuflume ushtarake me numër 1983, baza e vetme që kishte ngel në atë kohë në Shqipëri.

 

largea_majko1397729709Turjan Hyska: Ku ka qenë kjo bazë, dihet?

Milaim Zeka: E dinë ushtarakët, ka qenë edhe një bazë ushtarake në Rrushbull, top-sekret për të cilën do flasim më vonë. Dhe këto i bëri Pandeli Majko.

 

Turjan Hyska: Po pse i bëri Pandeli Majko këto?

Milaim Zeka: Ka dyshime, se unë nuk kam fakt për këtë gjë, por ka dyshime me njerëz të cilët unë kam folur, krerë shumë të lartë të UÇK-së edhe të shtetit shqiptar, që Majko të jetë korruptuar nga Bujar Bukoshi. Pse e themi këtë? Sepse ka fakte, jo dyshime që Bujar Bukoshi e ka pagu komplet SHIK-un e Gazidedes. P.sh., kur e ka marrë detyrën Fatos Klosi, kur e ka hap kasafortën ka gjetur aty një shumë të madhe parash. Po deshe ta them edhe shifrën. Kane qenë 650 mijë marka të mbetura. D.m.th., nëse Sali Berisha i kishte arrestuar një nga një, ky po i mbyllte bazat në kohën më të rëndë të luftës së Kosovës. Dhe Sali Berisha kishte bërë një kthim mbrapa te lufta e Kosovës, si duket nga ndikimi i Bujar Bukoshit në 1997, se u largu defenitivisht me Rugovën dhe u afru me Bujar Bukoshin. Në këtë kohë, kur Bukoshi filloi me i furnizu me pare dhe Berishën edhe SHIK-un dhe ngelja jashtë e Kosovës, jashtë Dejtonit, Sali Berisha tha që u bë me faj të Ibrahim Rugovës, e kam deklaratë të vetën të cilën un e kam citu, që kjo u bë për faj të kosovarëve, të udhëheqjes së Kosovës, që aludimi është Ibrahim Rugova. Dhe tha, unë kam simpati për ata djem në mal atje. Tani…Pandeli Majko në rolin e sekretarit organizativ të rinisë të asaj kohe që ishte, u ngrit në një intervistë dhe tha që kjo është thikë mbas shpine që Sali Berisha po ja ban Kosovës dhe po don nga rruga paqësore, ta tërheqë zgjidhjen e problemit të Kosovës në një rrugë terroriste. Dhe mbi bazën e kësaj kam thënë që ky e ka qujt i pari UÇK terroriste dhe është deklarata me 6 janar 1997. Është në librin e Gafurr Elshanit, njërit prej themeluesve të UÇK dhe është e botuar në “Zërin” e Kosovës.

 

Turjan Hyska: Z Klosi tha që z. Majko ka dëmtuar dhe çuarjen e armëve?

Milaim Zeka: Ta shpjegoj një rast të cilin un veç e kam përmend dhe se kam ardh me fol. Po flas me përgjegjësi të madhe. Nga Kroacia vjen një anije me armë moderne. Unë kam informacion që këto armë ishin ble përmes Gotovinës (gjenerali kroat Ante Gotovina, shën i red.), përmes njerëzve të Tuxhmanit, por kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka ngjarja. Kishin ardhur armë moderne dhe Majko kishte marrë informacione që këto armë po vijnë në bregdet dhe kishte dhënë urdhër që të stopoheshin, anija të qëndronte në bregdetin shqiptar. Në atë kohë presidenti Mejdani ndodhej jashtë Shqipërisë, për vizitë o në Greqi, o në Turqi. Dhe ç’ka ban Majko… Merr i dërgon një kërkesë presidentit Mejdani me 9 pika, që duhet ta spostonte Klosin nga detyra. Dhe ndërhynë shtetet perëndimore te Mejdani dhe i thonë që nëse ai ka dërguar 9 pika, ku njërën prej 9 pikave akuzohej Fatos Klosi se po merrej me kontrabandë të armëve. Dhe Mejdani nuk pranon shkarkimin e Klosit. Ç’ka ban Pandeli Majko me shërbimin e tij? Thotë, un do ta dokumentoj që ai merret me kontrabandë të armëve dhe vendos në portin e Durrësit kamera për inçizim. Ç’ka ban Fatos Klosi me grupin e tij në këtë task-forcën e Kosovës dhe disa miq ndërkombëtarë? E marrin një peshkatar nga Durrësi, bile ai është gjallë, edhe mund të vijë të dëshmojë në emision, ai për mu është hero..e marrin këtë anije të peshkatarëve dhe i futen anijes nga mbrapa, që janë dy anije të parkuara aty dhe nga mbrapa i vjedhin armët. I marrin armë super moderne.

 

Turjan Hyska:Pse duket si skenar filmi ky?

Milaim Zeka: Absolut është skenar filmi dhe po të citoj diçka, i vetmi njeri që ka marrë vesh në ato armë moderne ka qenë shefi i shtabit të UÇK, z.Bislim Zyrapi, të cilin e ke gjallë. Dhe arsyeja pse Bislim Zyrapi u fut në bazën sekrete ushtarake në Rrushbull për herë të parë, ishte se oficerët e Shqipërisë nuk i kuptonin këto armë, edhe Azem Syla edhe Xhavit Haliti nuk kanë qenë ushtarakë dhe nuk i kanë kuptuar. Dhe kanë qenë të detyrum me marrë Bislim Zyrapin si ushtarak. Dhe ky sapo ka hy aty ka thënë se kjo armë shkon me këte, kjo me këtë… ishin raketat tokë-ajër, d.m.th., armë super moderne. Ç’ka ndodh herën e dytë? D.m.th., armët i bllokon Pandeliu, por këto vidhen. Herën e dytë vijnë 50-70 kamionë me barna. Mbasi kalojnë portin e Durrësit, Pandeli Majko i jep urdhër të gjithë kamionët me u kthy në bazë, d.m.th., në portin e Durrësit prapë nga Rrushbulli dhe i kthejnë atje. Dhe të gjithë këta kamionët janë plaçkitur, me përjashtim dy që i kanë marrë, i kanë falsifiku me dokumente në Rrushbull, kanë thënë “jo, këta janë në këtë bazë jo me kontigjentin”. D.m.th., të gjithë këta kamionë janë kthyer në bazë dhe kanë ngel aty”. Po ta them edhe diçka, për me e dokumentu sabotimin që Pandeli Majko ja ka bërë luftës së Kosovës, unë nuk kam thënë që nuk i ka prit refugjatët si hero. Natën kur është kthy delegacioni nga Rambujeja ka pasur një takim në mes delegacionit me në krye Hashim Thaçin. Unë po t’i përmend tre emra që kanë qenë në takim me Pandeli Majkon: Hashim Thaçi, Xhavit Haliti dhe Azem Sykla. Ka pasur edhe të tjerë, por nuk më kujtohen. Ata kanë prit gjysmë ore Pandeli Majkon dhe në momentin kur ka fillu takimi, ka qenë takim tepër acarues. Hashim Thaçi i ka thënë: “Ti je duke e sabotu luftën, e ke sabotuar dhe vazhdon ta bësh!”.

 

Turjan Hyska: Ku shkonin armët që i bllokonte z.Pandeli Majko?

Milaim Zeka: Kamionët të cilët janë shkatërru, armët i kanë marrë, anijen e morën, por mos të harrojmë një diçka në kohën e Fatos Nanos, për hir të vërtetës, krerët e UÇK me lekë i kanë pagu ato kalimet e armëve. Mos të tallen lidershipi i asaj kohe, as Fatos Nano, asnjëri që të thotë që e ka ndihmu Kosovën me zemër e me shpirt. Armët në Shqipëri janë ble, janë paguar, po sepse nuk dojnë të folin krerët e UÇK është tjetër muhabet. Unë ja kam thënë edhe Majkos, që s’mund të ma mbyllë gojën as ai, as Thaçi, as Isa Mustafa.

 

Turjan Hyska: Pse z. Majko do të dilte kundër UÇK, e cila e kishte marrë në një farë mënyre bekimin e SHBA. A nuk është e guximshme kjo për një kryeministër i një shteti si Shqipëria?

Milaim Zeka: Ky nuk doli publikisht kundra, ky dhe sot thotë kam qenë jo kundër.

 

Turjan Hyska: Dakord, por kjo task-forca ja ka çuar si informacion shërbimeve inteligjente të SHBA apo partnerëve tanë?

Milaim Zeka: Madje kjo është bërë me miratimin dhe bekimin e tyre…Ndikimi i Beogradit në Tiranë në atë kohë në rënien e komunizmit, e deri te përfundimi i luftës, ndikimi i Beogradit ka qenë 99%. Pastaj këtu kanë qenë të përfshira edhe shërbimet greke.

 

Turjan Hyska: Kemi UDB të përfshirë?

Milaim Zeka: Absolutisht. Më së shumti UDB ndikimin e vet e ka lujt përmes liderëve të asaj kohe në Shqipëri. Të jesh i bindur.

 

Turjan Hyska: Duke mos shmangur këtu edhe zotin Majko…

Milaim Zeka: Për Majkon nuk e di, por di vetëm një diçka, që përderisa Majko i ka pas dosjet e njerëzve të “Farkut” dhe përderisa i ka pas në dorë përgjimet telefonike bisedën mes Bujar Bukoshit dhe Sali Berishës…

 

Turjan Hyska: Nga e ke marrë këtë informacion?

Milaim Zeka: E kam marrë prej shërbimeve të huaja…të gjitha këto që them jam i gatshëm t’i dëshmoj para Gjykatës së Tiranës, me i tregu njerëzit të cilët ma kanë dhënë informacionin.

 

Turjan Hyska: Si e lexon situatën tani, a duhet të dalin të gjitha të vërtetat apo të tjera do dalin rrugës?

Milaim Zeka: Mendoj që pas pavarësimit të Kosovës, Shqipëria ka pas një fat shumë të madh që UDB, e cila është zhvendosur në Kosovë. Atje sabotazhet ekonomike, dezinformatat…tani është koncentru UDB e Beogradit në Kosovë dhe Maqedoni. Por në Shqipëri, sa herë ka ndodh gjithçka e rëndësishme në Kosovë, këtu gjithmonë ndodhin turbullira. Prandaj mbi bazën e kësaj dhe mbi bazën e fakteve që e kam mund të them që lidershipi i Tiranës e ka pas një kanal..p.sh., si e shpjegon ti luftën civile të 1997 në Shqipëri? Përpos që ekzistojnë edhe për atë dokumente. Sa më shpejt që njerëzit flasin, sa më shpejt që të hapen dosjet, sa më shpejt që të hapen arkivat, aq më mirë do jetë për brezin e ri, për juve që nuk keni qenë të përfshirë në këto pisllëqe. Kështu që nuk mund të vazhdojmë me logjikën që fol njëri dhe mos fol tjetri. Kosova nuk mundet me ecë përpara, as Shqipëria, nëse nuk hapen arkivat. Jo vetëm të Sigurimit të Shtetit, por të gjitha, sepse është koha që brezi i ri të mendojë ndryshe dhe të shohë se kush ç’ka ka qenë.

 

Turjan Hyska: Jeni dakord me z. Klosi kur thotë që udha e Rugovës ishte një udhë pa krye?

Milaim Zeka; Në mënyrë absolute jam dakord që mbas vitit 1997, politika e Ibrahim Rugovës ka qenë politikë e mirë, progresiste, mbas 1997 Rugova vet e ka pranu që politika e tij ka qenë politikë e vdekur. Dhe gjatë 10 ditëve të qëndrimit në Rambuje, Rugova ka fol 30 sekonda. Nuk u përzie më, tha ka ardh tash koha e UÇK dhe është fakt. Çdo yll që shndrit e ka kohën e vet. Koha e Rugovës ka qenë 1990-1996(7). Jam i gatshëm me u rikthy ballë për ballë me Majkon, Berishën edhe me Fatos Nanon.

Mirë është që ata që e pijnë cigaren, mos me i kritiku duhanxhinjtë. Ata që e kanë sabotu luftën e Kosovës i kanë dy alternativa, ose të heshtin, ose të thonë të vërtetën.

 

Turjan Hyska: E meritojnë z.Klosi dhe z.Brokaj atë pension?

Milaim Zeka: Absolutisht që e meritojnë statusin e veteranit. Dhe jam krenar që jam në listë me këta, në listën e veteranëve të luftës.

 

Turjan Hyska: Po ti je shumë i ri për veteran…

Milaim Zeka: Nuk jam i ri, jam edhe i plagosur dhe jam krenar për fëmijët e mi që mbaj statusin e veteranit të luftës.

 

May 5, 2015 14:02
Komento

40 Komente

  1. Afrimi May 4, 20:11

    Idiot komplet kush e njeh kte njeri…Hah haha

    Reply to this comment
    • Naim Frasheri May 5, 02:34

      Afrim Nuk eshte Idiot askush, une jam Shqiptar i Shqiperise dhe ne kohen kur Majko ishte minister Mbrojtjeje kam qene vete ne 2 Vilat e majkos ne Durres, Gruaja e Majkos vinte me Makinat qe mbanin Targat e Ushtrise UP athere ,me tregoni pak ,ku i gjeti Parat ky, te ndertonte dy vila aq Luksoze ne rezidencen ne Durres.
      Kushdo qe hiqet si Patriot eshte nje Maskara duke Filluar nga berisha e perfunduar te Majko

      Reply to this comment
      • Sami Frasheri May 5, 08:01

        Naim ja ke fut pordhes. Keto akuza Majkos nuk ka guxuar tja bej as Sali mavria. Qe eshte i ndershem Majko eshte. E ka kete te mete…

        Reply to this comment
        • Avdyli May 5, 12:18

          I ka thene Saliu njehere , qe ti Pandi qe je i varfri nga PS -ja i ke 5 milion euro ne Qipro ,prandaj mos tu duken si super te ndershem . E vertete ta krahasosh me Berishen dhe Nanon vertet eshte i ” ndershem”Pandi

          Reply to this comment
        • Naim Frasheri May 6, 00:44

          une qe te shkruaj te betohem qe i kam pare vete , se urrej majkon, po me neverit ajo loja e te ndershmit,ndaj me beso

          Reply to this comment
  2. intelektuali May 4, 20:12

    SHIKOJENI O MILET TRADHETARIN E KOSOVES, SPIUNIN E SALI BERISHES, PANDELI MAJKON QE QAN ME LOT KROKODILI PER ENVER HOXHEN DHE BEN HOMAZHE ME GRUSHTIN BOLSHEVIK ME FOTOGRAFINE E ENVERIT NE DORE, TURPIN E SOCIALISTEVE TE EDI RAMES DHE REZILIN E SHQYPNISE NE SYTE E BOTES.

    Shikojeni me fakte kete spiun budalla te Saliut dhe Fatos Nanos qe shiti armatimin e Ushtrise tek vendet terroriste te Botes se Trete ne pektun e Luftes se Kosoves duke u hequr per mashtrim si nje patriot.

    Reply to this comment
  3. Shkumbin May 4, 20:20

    Ky sharlatan Gazetar eshte total psikopat…ja fut kodra mabs bregut, kot fare do me u be me katolik se papa…

    Reply to this comment
  4. ??? May 4, 20:45

    Nuk ka shans qe Majko te kete regjistrim se po te kishte do e kishte nxjerre. Ku gazetari ja fut kot. Une e njoh Majkon dhe eshte nje nga te paktet politikan qe eshte idealist ne shpirt dhe jo materialist.

    Reply to this comment
  5. LORA May 4, 21:00

    Respekt dhe mirenjohje per te vertetat e pakontestueshme te z.Milaim zeka,,,,,,te verteta qe puqen plotesisht me deshmite e Prof.Fatos Klosi.
    Une I quaj kontribute me vlere historike deshmite e ketyre dy burrave potriote.

    Reply to this comment
  6. Daku May 4, 21:17

    Perse hidhen keto per Majkon? Perse Berisha eshte ende i lire mbas gjith ato gjera qe ka bere ne Shqiperi edhe per kosovaret (nefte per ushtrine serbe)?
    Nuk e di sa te verteta jane keto qe thote gazetari nga Kosova, mua personalisht, Majko nuk me duket aspak i qart…

    P.S.
    Rrijm drejt e flasim drejt

    Reply to this comment
  7. mendim shkreli May 4, 21:51

    Kur ka ndodhe 14 shtatori dhe biseda e Berishes me Bukoshin, Majko nuk ishte askush. Kryeminister ishte Fatos nano. Ai edhe i kishte informatat. Majko nuk kishte pse. Keshtu eshte kur intervistohet nje sharlatan i klasit te pare. Ku e ka biseden e incizuar. Cili sherbim e incizoi. Pse Klosi qe kishte incizimet nuk e ndali grushtin e shtetit. Pse kur ndodhi grushti i shtetit Klosi nuk dha doreheqjen.Pse Mejdani e mbrojtri Klosin edhe kur kryeministri nano e shkarkoi per heshtjen ne grushtin e shtetit. Pse e mbrpjti edhe kur e shkarkoi Majko…Perralla.

    Reply to this comment
    • intelektuali May 5, 07:36

      O DUDUM i Fatos Nanos, ky vrastar frikacak dhe pijanec e bixhozxhi i papare komunist nuk e shkarkoi Fatos Klosin per pucin e shtetit te Sali Berishes 1998 qe ja kishte mbathur me vrap ne Maqedoni nga frika e lincimit, por sepse kishte lidhur kontrate me vrastarin dhe kusarin Sali Berisha per te trafikuar armatimin e Enverit ne vendet terroriste te Botes se Trete dhe Fatos Klosi i raportonte CIA-s dhe SHBA per te gjitha keto trafiqe qe kryheshin nen petkun e Luftes se Kosoves me seksere profesioniste nga Jugosllavia Komuniste e Titos. Ne milet fliten thashetheme se Fatos Nano e flaku Klosin si nje leter higjenike ne terrin e nates ne marevesghje mafioze me Saliun, sepse i nxorri te palarat e gruas se tij te dyte qe kishte bashkepunuar me agjenturat greke, por ky ishte vetem sebepi. Per te hequr Klosin duhej te shkarkohej Rexhep Mejdani, i vetmi qe mbeti bashke me Klosin ne zyrat e shtetit gjate pucit te Saliut dhe bandes se tij ne vitin 1998. Per kete arsye kur u kthye nga Maqedonia Mafia me pushtet shkarkoi Rexhep Mejdanin dhe vendosi DUDUMIN enverist Alfred Moisiu qe menjehere shkarkoi Fatos Klosin dhe keshtu u mbyll kjo mesele tipike albaneze dhe trafiku i armeve dhe vazhdoi i qete punen e tij. Fatos Nano dhe Sali Berisha bene pare te madhe nga ky trafik dhe me pas Saliu e vazhdoi i vetem kete biznes qe e kishte filluar qe me Zhulalin e ndjere me minahedheset bullgare qe i coi ne Serbi, te Millosheviqi. Klounin Pandeli Majko mafia me pushtet e beri Minister te Mbrojtjes per te vazhduar Kauzen e pasurimit te BOSAVE dhe e cuan ne vendet ish komuniste per te shitur per skrap nendetset e Pashalimanit. Ajo qe ndodhi me pas verteton me se miri keto fakte dhe te VERTETA.

      Reply to this comment
  8. fanol bardhi May 4, 21:56

    Ia fut kot Milaim Zeka i cili po kcen si nje majmun ne kafazin e tij qe te terhjek vemendjen e publikut. Edhe pse P.Majko nuk beri aq shum per UÇK-ne nuk kishte mundesi e ndikim operative ta zbatonte bllokimin. Ne pranveren e vitit 99.u shnendruan shum kazerma te Ushtrise Shqiptare ne kazerma te UÇK-se e qe e dinte gjith bota . E ky mflet per rushbullin !?

    Reply to this comment
  9. "Horri i Bulevardit" May 4, 22:01

    Pandeli Majko, ne kohen me te veshtire te kombit shqiptar, beri detyren e duhur dhe per kete, mbetet si ish kryeministri me i besueshem, me me popullaritet dhe me atdhetar.
    Pandeli Majko eshte politikan i paqes dhe mos prisni nga ai, reagime nervoziteti.
    Ky njeri meriton nderimin dhe eshte dashakeqesi, kur flitet dhe hidhet balte, ndaj zotit Pandeli Majko.

    Reply to this comment
    • intelektuali May 5, 07:53

      O enveristi fanatik i Kohes se Qepes,

      Shko dhe pyet pedagoget e UT si i ka marre provimet me nderhyrjet e mamit te tij dhe sa i vlen lekura si inxhinier, por shko dhe pyet si donte te shiste nendetset e Pashalimanit per skrap tek vendet komuniste te Evropes Lindore me kerkesen qe LEKAT te shkonin ne llogarine personale te Fatos Nanos ne Zvicer. Politikanet e paqes nuk shkojne te bejne homazhe tek lapidaret komuniste me fotografine e Enver Hoxhes ne dore qe mbushi lumenj me gjak njeriu ne vendin tone dhe me grushtin bolshevik larte mbi koke ne nje kohe qe Shqypnia do t’i bashkohet BE-se Antikomuniste dhe Demokratike.

      Reply to this comment
      • "Horri i Bulevardit" May 5, 08:10

        O haleja e Zogjit, a se ke vene re qe ste pjerdh fare, me replika!.
        Une si kam mbajtur bishtin njerezve dhe skam qene i ngarkuar, te germoj jetet e njerezve, prandaj nuk i di keto qe thua ti o nastralesh.
        Ti qe e ke si zanat, pergjimin, mund te dish shume, se spiunet gjithmone jane te informuar.

        Reply to this comment
  10. Aristoteles May 4, 22:03

    Pas perfundimit te luftes mes Kosoves dhe Serbis kam menduar qe Shqiptaret do te shkojn te jen ma te perbashkuar se kurr. Kurse sot kemi arritur aty ku kemi qen disa dekada me par kur ishim te perqar. Secili mundohet ti mbroj interesat e vetevetes dhe perveq kesaj e rrezikojn agjenden kombetare, integrimi ne BE-n. Une nuk e kuptoj zotin Majko i cili reagoj shum ashper ndaj zt. Klosi. I cili mund te ket gabim por aj asgje te keqe nuk tha perveq Ibrahim Rugova nuk ishte ne rrugen e drejt. Kjo esht e drejt e tije personale ta thot, pa marr parasysh se asht e vertet. GDP-ja Kosovare me ate Shqiptare bashk jan afer 20 Mrd. Dollar. Kurse Serbia i ka 45 Mrd dhe Greqia, post krizes financiare, afer 242 Mrd. Ne na duhet patjeter nje bashkunim shum ma i fort, perndryshe do te jesim me gishta ne goj dhe armiqet tan do te jen gjithmon e me te fort.

    Reply to this comment
  11. Drenicak May 4, 22:57

    Milaim une jame vendas i yti dhe te njf ber burr te fort qe nga Stockholmi por diqka me ty nuk eshte ne terezi.
    E di qe ti na ke than qe Rugova eshte tradhtar ne nje demonstrat ne Stockholm por pse je kthy per 180 shkall ket spo e kuptoi .
    Ktu dyshoi qe je i perfshim ne ndonje vrasje .
    Po ashtu Milaim fillove nje pune patriotike per ndjekjen e terroristve islamist ne Kosove por kta ta ftofen dhe undale me gjas edhe LDK ti ka fut kembet ne nje kepuc.

    Reply to this comment
  12. demo May 4, 23:20

    Po keto thote dhe Fatos Klosi,keto thote edhe Bedri Islami,cka po habiteni se po i degjoni nga Milaim Zeka? Pse duhej te korruptohej Majko,kur Majko ka bere “plakun e urte dhe te paanshem”,”Burre zotni,qe e respekton dhe kundershtari”,duke mbyllur bazat e UCK-se per llogari te FARK-ut.Majko Qoka nuk do para,por respekt:”Bacio le mani,don Kallogero”!

    Reply to this comment
  13. LOVE May 5, 00:06

    ne nje koh kur cdo gje ishte ne dor te inteligjencave te huaja ,sepse luften e bente amerikani me anglezin ,Bukoshi arrin te bleje gjiiiiiiiiithe shikun dhe jo vetem kaq
    po dhe Pandeli Majkon
    ??????????????????????????
    s’ka faj ky me siper qe nuk e di as kush eshte ,
    e ka fajin qelbesira Klosi ,qe nuk le me gje pa shpifur ,se nuk ka as shtet e as prokurori qe ta coj ne hetim per shperdorim te sekretit shteteror
    ka 20 vjet qe bredh si kurv ne cdo zyre e cdo parti
    dhe themi pse nuk behet Shqiperia
    po ja ,ata si Klosi nuk po i heqim dot sysh !!!!!!

    Reply to this comment
    • vlora May 5, 08:35

      Love, ti je nje idiot I lindur … e ke qe kur jot’eme ka qene shtatzene, ta ka zene koken shtrember e shtrember ke lindur o idiot … Bukoshi jo vetem Majkon me kompani po edhe shume e shume te tjere me aq para, sa ka pas mbledhe. Mendo cdo shqiptar I ish-Jugosllavise qe ka jetu e punu ne Evrope, ka derdhur 3% te rroges se tij , sa para mblidhen ne muaj ? Bukoshi ndemjet te tjerave per kete uprish edhe me Rugoven … e per kete ju vra edhe Ministri I Mbrojtjes ne Tirane, per keto para .

      Reply to this comment
      • LOVE May 5, 10:00

        shume e drejte Vlora
        kam qene dhe do ngelem dru i shtrember
        une nuk po diskutoj qe nuk kishte lek Bukoshi
        po them vetem qe si ka mundesi ,ti lejonte vetes kete luks Majko ?
        kur cdo gje ishte ne dore te inteligjencave te huaja ,sepse luften e filluan dhe fituan te huajt ,doli Majko kunder UCK dhe te gjithve ?
        si shpifje teper e trashe me duket ….megjithate rolin e inteligjentit e ke marre ti me gjithe kete tellallin qe po flet me siper
        une them vetem qe
        ju jeni te lire te genjeni sa te doni dhe une jam e lire te mos besoj 🙂

        Reply to this comment
        • intelektuali May 5, 10:17

          Love-Dashuria per Pandeli Hokatarin e Fatos Nanos me pare se te flasesh brockulla idiotesh ne kete faqe te nderuar interneti shko dhe pyet Majkon si i ka marre provimet ne UT dhe si eshte bere inxhnier pa patur haberin fare per inxhinierine dhe mekaniken. Pasi ta pyesesh per arsimimin e tij shko dhe pyte pse deshi te shiste per skrap nendetset sovjetike te Pashalimanit dhe se kush do te merrte LEKAT e ketij biznesi qe s’u realizua ngaqe Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko mamaja nuk e kishte haberin fare si mund te realizohej praktikisht ky biznes.

          Reply to this comment
          • LOVE May 5, 10:41

            PERSHENDETJE I NDERUAR
            nuk kam dashuri per Majkon ,se ai grate i parapelqen me te medha se vetja 🙂
            te qendrojme te artikulli , si mund te dilte kunder te gjithve Majko ,si mund te blihej gjithe shiku nga Bukoshi ,nen hunden e amerikaneve dhe anglezeve ???
            cili nga shefat e shikut ,llap si qen rrugesh ne cdo studio ku i ofrojne 30 denare te qelbur qe ai te lehi ?? nqs keto jane te verteta ,do dal nje dite nje dok nga po ata qe beren luften dhe e fituan …si guxon krimineli Klosi te perbalte kedo ? si guxon te marri pension prej veterani te nje shteti ku ai merite ka vec kontrabanden ???

          • intelektuali May 5, 12:43

            Nuk me plas per Klosin, as per SHIK-un e tij, por ka dijeni dhe disponoj me fakte qe Klosi kishte raportuar tek CIA per kontrabanden e armeve shqyptare te Kohes se Qepes nga treshja mafioze Nano-Berisha-Thaci per ne vendet terroriste te Botes se Trete, kryesisht per ne Afrike dhe Azine e Vogel me ndihmen e seksereve profesioniste jugosllave te Kohes se Titos. Azem Hajdari si kapobande kerkoi te futej ne kete biznes, por e hengri tullumin mgjethe paralajmerimet e Klosit. Edhe te tjere e provuan t’u futen si ferra neper kembe mafies me pushtet, por e hengren edhe ata tullumin si Azem Hajdari, prandaj edhe replikova sepse informacioni tend eshte krejt i pasakte persa i perket te VERTETES se fshehur me kujdes nga politika jone kombetare.

    • e kujt i plasi? May 5, 16:12

      Fatos Klosi duhet t’i jepej gjyqit per dy vrasjet: Ahmet Krasniqin dhe Ilir Konushevcin, pasi nuk ka dhene as edhe ne informacion ne qeveri, gje qe te len te dyshosh se ka gisht ne te dy keto vrasje e qe thuhet se i ka bane klani i Xhavit Halitit.

      Reply to this comment
  14. gezim May 5, 00:20

    Habija qendron tek tv , si mundet te marresh ne studio e te aplifikosh thashetheme te cilat nuk i verteton dote personi i cili i tregon aq lireshem e aq i sigurt??? kjo situate ne tv duhet te marr fund ndoshta psejo dhe me ligj. Do ishte ndryshe nese ftohen njerez te japin opinione, por qe te ftohen me qellim qe te leshojne deklarata te cilat jane me karakter helmimin e shoqerise tone. thjeshte shikoni prononcimet e personave tek komente imagjinoni ky opinion ndahet afersishte gjithandej. Turp per kete person qe nuk ndjek rrugen ligjore por leshon pufka ne tv.

    Reply to this comment
  15. Suferina May 5, 05:16

    Ku UDBash i qelbur le te gllamis andej nga vendi i talibaneve, c’na e sillni edhe ketej, apo per te ndezur edhe ate pjese talibanesh qe kane depertuar ketej.

    Reply to this comment
  16. astrit May 5, 05:59

    Na lodhen budallalleqet e pa fund. Me kujton frazen “a doni me per Belulin” Ne shqiperi kryeministri eshte pushtet real gati apsolut kushdo qe te jete ai. Psedoheroizmat shqiptarve si kane munguar kurre. Lereni brezave te ardhshem tju analizojne per çfare keni bere e per çfare nuk keni bere. Si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove e Maqedoni prioritet eshte zhvillimi ekonomik e kulturor i shqiptareve. Jemi popull i vogel dhe i dime realisht shume mire se kush ishin e kush jane burrat e grate e ketij vendi. Shume zhurme per hiç gje

    Reply to this comment
  17. Sazani May 5, 06:54

    Mos flisni dhe shkruani budalleqe o njerez! Milaim Zeka eshte 100 % i sakte, po ku i dini Ju keto te verteta. Keto nuk thuhen as kafeneve dhe as nga grate e lagjes. Ato qe thote Milaimi jane te dokumentuara. Ka dokumente! Nr 1983 i ketij reparti ka nje histori dhe kjo eshte nje vitlindjeje.

    Reply to this comment
  18. lili May 5, 07:42

    Bazat Jane mbyllur me urdher t’amerikes, morr idiot,se perndryshe nuk na kishte ndihmuar!

    Reply to this comment
    • intelektuali May 5, 10:21

      SHBA dha urdher qe te trafikohej armatimi i Ushtrise shqyptare ne vendet terroriste te Botes se Trete nga mafia shqyptare me pushtet e Fatos nanos dhe Sali Berishes me lakejte servile vullnetare te tyre si Pandeli Majko? Me duket se sikur e ke tepruar ne vleresimet per ndihmen pa rezerva amerikane per Shqypnine.

      Reply to this comment
  19. Sazani May 5, 09:13

    Mire e tha Berat Buzhala duhet mbyllur me komentet asnje media sduhet te kete hapsire per komente. Askush nuk thote dicka te sakte. fliten idiotlleqe te lodhesh ti japesh pergjigje ketyre nuk ja vlen. Te gjithe flasin kot se kane degjuar babin apo ndonje llafazan kafeneje qe din gjithshka qofte ky edhe ndonje vartes i Klosit. Nuk ia vlen ti pergjigjesh As Gezimit, Lili, astritit, te gjithe te gjithe qe shkruajne.

    Ka vetem nje zgjidhje Pandeli Majko te shkoje ne Gjykate dhe aty do te shihni cudira.

    Reply to this comment
  20. baba nga durrsi May 5, 09:47

    te gjitha jane lloqe grashe, sepse ajo situate praglufte dhe lufte monitorohej dhe menaxhohej nga perendimoret dhe amerikanet, dhe kta pallaveshet tane nuk kishin gje ne dore pervec dallavereve me njeri-tjetrin apo shkopinjve nen rrote kundershtareve te vet brenda politikes! Ka kaluar afro 18-20 vjet nga ajo kohe dhe MAJKOS nuk i kane dale fjale te ktij lloji per dallavere apo matrapazlleqe, biles as SB nuk e ka akuzuar per gje deri me sot edhe pse nuk ka lene pa perlyer me balte asnje nga kundershtaret e tij politik! BUKOSHI ishte nje dallkauk dhe hileqar qe rripte te ardhurat e kosovareve sidomos kontributet e emigranteve kosovare apo diaspores me sebepin qe do luftonte dhe do kthehej si kryeminister i RKS. Asokohe kosovaret paguanin 3% te rroges (ata qe punonin ne emigracion) per te mbajtur ne kembe insitucionet paralele te Kosoves sepse Serbia i kishte mbyllur ose i kishte hequr gjith shqiptaret nga institucionet e Kosoves!

    Reply to this comment
  21. gogoli May 5, 10:00

    Jane te lutur te gjithe personat qe njohin fakte per keto ngjarje, t’i thone ato, pa ofenduar komentuesit e tjere qe, mbase, dine me pak apo i dine gabim. Shkembimi i opinioneve pa ofenduar eshte me produktiv. Duhet ta kuptojme njehere e mire qe lartesimi i vetes duke u munudar te ulim te tjeter eshte ndjenje barbare, nuk i perket qyteterimit. Me ka bere gjithmone habi fakti qe ne shqiptaret jemi shume te eger me njeri-tjetrin, megjithate nuk kemi kete sjellje kur perballemi me kombesite e tjera, perkundrazi, behemi me te sjellshem. Gjithmone kam besuar se ky fenomen tipik shqiptar do ishte i denje per nje teme doktorature ne shkencat sociale. Ne jemi me te mire se kaq, thjesht kemi frike t’i besojme njeri-tjetrit. Tung!

    Reply to this comment
  22. e verteta May 5, 10:07

    Fan Noli, eshte aq madheshtor edhe per percaktimin qe i beri popullit shqiptare te te gjitha trevave, ne vecanti per kosovaret…………ngatrrestar klasik….

    Reply to this comment
  23. Sazani May 5, 13:12

    Ke te drejte Gogoli ashtu eshte. A keni pare ju ndonje sherbim sekret ne bote ti beje publicitet pune se vet?! Ka nje problem ne shqiperi per te kuptuar te verteten. Cilat jane raportet e drejtuesve te Sherbimeve Sekrete me Kryeministrat gjate ketij Tranzicioni? Veshtiresia e ketij problemi eshte ne faktin se ne ate kohe Kryeministri nuk donte te informohej nga Drejtori i sherbimit por nga Bukoshi dhe Farku. A e mendoni Ju te mbyllesh bazat e furnizimit te nje Ushtrie ne Kulmin e Luftes. Se keto baza jane mbyllur ne 26 dhjetor 1998! Ky eshte fakt!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*