Gazetari serb: Hetimet për vrasjen e Ivanoviç të çojnë në zyrën e Gjuriçit

July 11, 2018 16:07

Gazetari serb: Hetimet për vrasjen e Ivanoviç të çojnë në zyrën e Gjuriçit

Gazetari serb Stefan Cvetkoviç, i cili po merret me hetimin mbi vrasjen e Oliver Ivanoviçit, ka thënë se gjurmët e vrasësit të Ivanoviçit të çojnë në zyrën e Gjuriçit.

Ai pretendon se vrasësit e liderit të iniciativës qytetare “Serbia, Demokracia dhe Drejtësia” kishin kontakte të ngushta me disa individë nga zyra për Kosovën në Beograd.

Gazetari serb bëri të ditur në një konferencë për mediat se ka qenë disa herë në Kosovë, ku ka pasur edhe kontakte me prokurorin special në Kosovë.

Ai doli në këtë konferencë me fashë në kokë, pasi dy netë më parë ai u sulmua brutalisht në një kafene. Cvetkoviç theksoi se personi që e sulmoi, tentoi ta vrasë me një shufër metalike. Por, ai shprehet se më tepër rëndësi ka të dihet se kush e ka dhënë urdhrin.

Stefan Cvetkoviç pas sulmit të marrë

s.a/dita

July 11, 2018 16:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*