Gazetari nxjerr “blof” PD-në: Policia u tregua profesioniste

January 12, 2015 17:29

Gazetari nxjerr “blof” PD-në: Policia u tregua profesioniste

Është bërë mëse e zakonshme që ish-kryeministri Sali Berisha dhe më pas edhe deputetët e PD-së përmes foltores së SHQUP-it të akuzojnë se ata vetë apo qytetarë të tjerë janë dhunuar dhe se policia nuk ka ofruar ndihmë. I tillë duket se ka qenë edhe rasti me gazetarin Telnis Skuqi.

E ndërsa Berisha dhe përfaqësues të tjerë të PD-së shprehen se policia nuk u tregua profesioniste duke mos i marrë dëshminë gazetarit Skuqi, ky vetë ka qëndrim të kundërt me selinë blu duke falënderuar policinë për punën e bërë.

Jo vetëm që gazetarit Telnis Skuqi i është regjistruar dëshmia e plotë, por në të është mbajtur gjithçka që gazetari pretendon.

Në dëshminë e plotë të gazetarit Telnis Skuqi dhënë sot para oficerit të policisë gjyqësore në Gjirokastër, gazetari shpjegon rrethanat e debatit me një qytetar në Gjirokastër, të cilin e njihte si fytyrë, por nuk i dinte emrin.

telnis

Telnis Skuqi

“Teksa po prisja avokatin tim, – shpjegon Skuqi, në hyrje të një lokali përballë Gjykatës, ky person më kapi nga krahu dhe më ka sharë dhe ofenduar për 5 minuta, pa më dhënë mundësi ta sqaroja. Gjatë konfliktit, shtetasi më kërkonte llogari se i kisha aksidentuar gruan dhe e kisha lënë me pasoja, duke i thyer një gisht. I kam kërkuar të shkojmë së bashku në spital dhe u tregova i gatshëm të paguaja të gjitha shërbimet dhe shpenzimet shëndetësore”, nënvizon gazetari mbi motivet e debatit.

Skuqi shton në dëshminë e tij para oficerit të policisë se kur ka tentuar të largohej, personi të cilit nuk ia dinte emrin e ka qëlluar me grusht në fytyrë. I pyetur nga oficeri i OPGJ-së, nëse kishte patur më herët konflikt me shtetasin në fjalë, gazetari Skuqi dëshmon se “më përpara mbaj mend që kam bërë një aksident të lehtë, që u zgjidh ligjërisht, por dua të theksoj së në këtë aksident nuk kam lënduar asnjë person”.

I pyetur nëse donte të kryente një ekspertim mjeko-ligjor, Skuqi deklaron se nga goditja nuk kam pësuar ndonjë dëm fizik, por moral. “Dua të theksoj se nga ana e policisë pas denoncimit që unë kam bërë janë kryer të gjitha procedurat ligjore dhe nuk kam asnjë ankesë në adresë të tyre, pasi më janë përgjigjur në kohë dhe në mënyrë profesionale”, përfundon dëshminë gazetari.

E cila duket se është përkthyer keq nga selia e SHQUP-it.

January 12, 2015 17:29
Komento

8 Komente

  1. ben January 12, 18:10

    Pashe Griden per kete problem,ne PD,jane ne gare kush shkruan dhe interpretoje ne menyre tragjike rolet qe i jep Sala.Jane tragjiko komike keto deklaratat e Pd-se,qe nga intonacioni,texti,mimika e fytyres qe perdor lexuesi.Eshte shume qesharake,per nje parti qe pretendon se eshte serioze,kjo lloj politike.

    Reply to this comment
  2. KingBardhyl January 12, 18:23

    Policet duhet ta kuptojne qe Sali Berisha dhe llumi qe e ndjek ate ne PD po i fut ne gjak. Hiqeni qafe kur u jepet shansi dhe do i beni nderin me te madh kombit shqiptar.

    Reply to this comment
  3. Amant January 12, 18:23

    Vetem ky gazetar provincial eshte kthyer ne flamurin e opozites sa here asaj i duhet qe te protestoje “per shkelje te te drejtave te shtypit” Te gjitha incidenteti periferike ( jasht Tiranes ) i perfaqson Skuqi dhe vetem Skuqi. “Shkelqeu” ne fillim me njoftimet e droges ne jug ku kishte pare avionet kolumbine, pastaj me pedofilin e Sarandes dhe per garniture rrahjet e “kercenimet serioze per jeten”
    Po ku e kane gjetur se? Perveç lajmeve “u vra, u therr , u pre” nga Gjirokastra Saranda e tepelena ky dhenes lajmesh jo se i ka ndritur ylli i gazetarise. Madje kam pershtypjen se nuk ka as edhe formimin me elementar te nje gazetari profesionist nga ata qe ka nxjerr ajo treve nder vite. Me duket se perveçse militant partie ai njeri nuk ka asnje vlere per pedene. Ndaj luli dhe Saliu kerkojne qe ta bejne “simbol e personifikim” te kapitalit te opozites se sotme per jugun e shqiperise..
    U duhet thjeshte per ta perdorur siç po e perdorein qe ku erdhen ne opozite.
    Hajde gallate e model i te berit opozite.
    Tung

    Reply to this comment
  4. liqeni January 12, 18:25

    PARAQITJA E Z.GRIDA SOT ISHTE JOSHESE,TE TJERAT DIHEN NUK E KAPERDJEN DOT PD PARAQITJEN DINJITOZE TE Z.RAMA ME KLERIKET NE PARIS,SAJOJ PARTIA NJE CORBE PA SHIJE.

    Reply to this comment
    • Dardani January 12, 21:49

      Grida ishte mire sot. Me pelqeu shume. Madje i pelqeu edhe Sokolit qe ka rene nga motori, qe nuk para pelqen ndonje kollaj. Se helbete, pune blloku…, me kapak meshini.

      Reply to this comment
  5. xhateli January 12, 18:59

    gazetar apo xhiadist?

    Reply to this comment
  6. Damiano Damiani January 12, 22:44

    Cfare fytyre qe qenka. Keta jane ushtaret e Saliut neper rrethe.

    Reply to this comment
  7. D.Vla January 13, 00:17

    A.kuzat e parties demokratike pase humbjes se 23 qer.kane qene te pa sakta ,fyese e te hidhura ,jan nje turp ne vazhdimesi kur nuk duan ti korigjojne ,nje PARADHENJE e VDEKJES si besueshmeri .P.D-ja sot, eshte kthyer ne jorganin e vjedhesve dhe kriminelve, pengese per demokracine.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*