Gazetari sportiv ofendoi lojtarin e Kukësit, reagon Klubi

March 5, 2018 14:24

Gazetari sportiv ofendoi lojtarin e Kukësit, reagon Klubi

Gazetari sportiv, Saimir Demi ka quajtur lojtarin e Kukësit, Kale si “njeri të shpifur” në emisionin Rubrika sportive. Ai e kishte fjalën për stimulimet e lojtarit, që sipas tij bëhen në të gjitha takimet ku ai luan me Kukësin.

Klubi verilindor nuk e ka pritur mirë deklaratën e tij, dhe ka reaguar përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë;

“Futboll Klub Kukësi reagon ndaj ofezave dhe deklaratave të gazetarit sportiv Saimir Demi.

FK Kukësi, shpreh indinjatë të thellë për deklaratat e papërgjegjshme të gazetarit sportiv, Saimir Demi, bërë mbrëmë në “Rubrika Sportive” në RTSH, datë 04.03.2018.

Ky gazetar mbrëmë arriti kulmin duke shprehur racizëm e urrejtje ndaj lojtarëve të klubit tonë, por ofezat dhe deklaratat kundër nesh nuk i ka kursyer asnjëherë, ashtu sikurse edhe në rastin e ndeshjes me Lushnjen, ku nga një ndërhyrje e gabuar ndaj Kales, gjyqtari i ndeshjes dha karton të kuq për Çelën.
Ne nuk po ndalemi të diskutojmë këtë ngjarje, por për deklaratën e bërë mbrëmë në emisionin “Rubrika Sportive”, në RTSH.

Ftojmë dhe lexuesit dhe opinionin sportiv, që të japë vetë vlerësimet për deklaratën e Demit, të cilën po e risjellim të plotë.

Ai braziliani i Kukësit, Kale, është qenia më e shpifur që kam parë në fushat e futbollit, ai që mori të kuqin e meritonte, po ky tipi nuk e di se çfarë është. Kjo është një skenë që e bën në çdo ndeshje, është gjithmonë e njëjta, shihni çfarë bën. Nuk kam parë një njeri si ky. Kartoni i Çelës është idiotësia më e madhe e gjyqtarit, atë karton më mirë ta përdorte si letër higjenike”, – ka deklaruar mbrëmë, gazetari Saimir Demi.

E ftojmë z. Demi ,duke besuar se sot është më “i kthjellët”, që ta rilexojë këtë deklaratë publike të tij, dhe nëse ka pak profesionalizëm , apo qytetari të kërkojë ndjesë publike, lojtarit që e ka fyer, klubit dhe shikuesve që e ndjekin. Të shohë nëse pozicioni i një gazetari, apo analisti arrin deri këtu.
Lojtari në fjalë është ndër pikat kryesore të Kukësit, dhe duket qartë në rreshtat e deklaratës së Demit, aty ka mllef, përçmim dhe racizëm. Nuk është në dinjitetin e një gazetari, aq më shumë të një shqiptari që të shprehë konsiderata të tilla për një të huaj që ka veshur bluzën e një klubi shqiptar.

Ne si klub nuk i diktojmë asnjë gazetari, apo medieje se çfarë duhet të bëjë dhe çfarë duhet të deklarojë. Ne respektojmë pavarësinë e medias dhe të mendimit të lirë, por nuk pranojmë fyerje përbuzje dhe racizëm. Futbolli i bashkon të gjithë njerëzit pavarësisht vendit, origjinës, ngjyrës, racës dhe fesë.

s.a/dita

 

 

March 5, 2018 14:24
Komento

2 Komente

  1. dashamires futbolli March 5, 15:45

    Nje nga ndjekesit e futbollit shqiptar jam edhe une!
    Meqe FK Kukesi kerkon opinionin tone,une po e them me bindjen me te plote:
    -Demi pak ka thene qe Kale eshte i shpifur(jo ne kuptimin pezhorativ apo racist).Ai lojtar,sikur gjate gjithe jetes se tij eshte stervitur per te rene ne menyren me te shemtuar te mundeshme.
    Nuk ka ndeshje qe mos te simuloje(por shume shemtuar).Kjo eshte dhe arsyeja qe edhe une bashkohem me Demin per shprehjen “lojtar i shpifur”.
    Po te kishte ndonje fjale tjeter qe te tregonte edhe me shume anen e keqe te ketij lojtari,une do e perdorja pa frike!

    Reply to this comment
  2. Cuku March 5, 16:42

    Demi eshte.shprehur me kulture…se ai meriton me shume
    Ne cdo ndeshje vetem simulon .
    Bile eshte.shume I shpifur kur ben ato veprime
    Nga ana sportive po them…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*