Gazetari “vizitohet” nga një “mik” i paftuar. Ai e mirëpret me gabime drejtshkrimore

April 15, 2018 21:30

Gazetari “vizitohet” nga një “mik” i paftuar. Ai e mirëpret me gabime drejtshkrimore

Gazetarit të Supersport, Erald Kodhelit, teksa po i merrte intervistën e zakonshme pas ndeshjes trajnerit të Skënderbeut, Ilir Dajës, i ka ndodhur diçka tejet qesharake.

Intervista midis tyre ndërpritet nga një “mik” i paftuar: era e fuqishme e ditës së sotme i ka përplasur Kodhelit në fytyrë faqet e një gazete.

Ndërkohë, kujtojmë se takimi i zhvilluar të shtunën mes Skënderbeut dhe Kamzës përfundoi 3-2, në favor të korçarëve.

Por diçka tjetër mjaft interesante është edhe zotërimi i gjuhës shqipe nga gazetari sportiv, i cili poshtë videos mjaft argëtuese ka shkruajtur “Era lozinjare e Korçës”.

Fakti i të qenurit adhurues i sportit, jo detyrimisht të shndërron në harrues të gjuhës shqipe, Kodhel.

Era lozinjare e Korçës 🌪🤣

A post shared by Erald Kodheli (@eraldkodheli) on

s.a/dita

April 15, 2018 21:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*