Intimidime dhe presion policor për të lënë Shqipërinë, Alice Taylor fiton betejën 8 mujore me Policinë shqiptare

October 10, 2019 00:45

Intimidime dhe presion policor për të lënë Shqipërinë, Alice Taylor fiton betejën 8 mujore me Policinë shqiptare

Nga Aleksandra Bogdani

Gjykata Administrative e Apelit vendosi të pranojë padinë e gazetares dhe blogeres Alice Taylor ndaj Policisë së Shtetit- një konflikt gjyqësor që nisi me refuzimin e rinovimit të lejes së saj të qëndrimit në mars 2019.

 

Gazetarja dhe blogerja britanike, Alice Taylor fitoi betejën 8-mujore me Policinë e Shtetit, pas një konflikti gjyqësor që nisi në mars 2019 me refuzimin e autoriteteve për t’i rinovuar asaj lejen e qëndrimit në Shqipëri.

Të mërkurën, Gjykata Administrative e Tiranës vendosi të pranojë padinë e gazetares Taylor për shfuqizimin e një gjobe prej 20 mijë lekësh, e cila sipas avokatit të saj mbrojtës mbante peng aplikimin për t’u pajisur me një leje të re qëndrimi.

Në padinë e dorëzuar në Gjykatën Administrative, Taylor e konsideroi gjobën të padrejtë dhe të pabazuar në ligj, ndërsa argumentoi se vonesa në aplikim ishte e justifikuar me problemet e saj shëndetësore gjatë shtatzanisë, të cilat ua kishte bërë me dije punonjësve të zyrës së emigracionit. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë kërkoi rrëzimin e padisë, duke pretenduar në gjyq dënimi administrativ ishte i bazuar në ligj.

Pas vendimit të lexuar nga gjyqtarja Semiramis Hoxholli, gazetarja Taylor i tha BIRN se procesi kishte qenë një barrë e jashtëzakonshme për të, por ndjehej falenderuese që logjika dhe drejtësia mbizotëruan.

“Jam shumë e lumtur dhe e lehtësuar nga vendimi i sotëm, “ tha Taylor për BIRN pas vendimit të gjyqtares Semiramis Hoxholli.

“Për gati tetë muaj kam qenë nën presionin dhe intimidimin e sjelljes së policisë kufitare. Shëndeti, siguria dhe jeta ime familjare kanë qenë të kërcënuara. Sikur të mos mjaftonte kjo, m’u desh të luftoja kundër lajmeve të rreme të publikuara për mua dhe me deklaratat e false të policisë dhe Ministrit të Brendshëm në adresën time,” shtoi ajo për BIRN.

Alice Elisabeth Taylor, blogere e The Balkanista dhe kontribuese në median online Exit jeton dhe punon në Shqipëri prej më shumë se një viti. Përveç problemeve me lejen e saj të qëndrim

it, në mars 2019 Taylor u bë gjithashtu target i një fushate denigruese online, ku një mori portalesh pro-qeveritare e akuzuan atë si “spiune ruse”.

Fushata online kundër Taylor u denoncua në platformën e Këshillit të Europës për mbrojtjen dhe sigurinë e gazetarëve si dhe Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, CPJ.

 

*****

Aleksandra Bogdani është gazetare e BIRN Albania

 

October 10, 2019 00:45
Komento

9 Komente

  1. Butrint October 10, 03:42

    Niveli i perdorimit politik te policise eshte rritur frikshem.

    Jane shenja te liga keto, kujdes

    Rilindja e berishizmit do na coje vite pas dhe atehere na rofshin militantet truthare qe i turren me etiketa cdo kritiku te profanit te radhes qe del ne krye

    Reply to this comment
  2. Grindaveci October 10, 07:19

    Nuk paska protestuar Erjon Brace ?

    Reply to this comment
  3. Asd October 10, 07:55

    Te lumte Alice, dhe urime. Ketu tek ne duan qytetare te thesit te miellit. Nuk u pelqejne dhe as i kuptojne qytetaret e vetedijshem, te zgjuar dhe kritike. Jemi me ty.

    Reply to this comment
  4. Glaukias October 10, 09:36

    Sa poshtë jemi ! Ngelëm duke ngritur llumin në piedestal ! Ankohet se u bë shënjestër e një fushate poshtëruese online ??? Po mos dil tek ‘Russia Today’ dhe tek ‘tsarizm.com’ të shash shqiptarët e Shqipërinë e nuk merret njeri me ty. Një vend europian do të të kishte shpallur “non grata” , këtu të thurrin lavde. Si mund të jetë e paanshme kjo tipja që punon tek portali i këshilltarit të Lulzim Bashës (Neritan Sejamini që ka exit.al ) dhe që babai i fëmijës së kësaj, Ergys Hoxha është shoqëruesi i Lulzim Bashës??? Sa për çështjen në fjalë, nëse nuk ka respektuar afatet kohore, pse duhet toleruar ? Toleron Gjermania apo Anglia kur një shqiptar nuk regjistrohet në kohë në institucionet e këtyre vendeve ?

    Reply to this comment
    • Ajo October 10, 11:32

      Po t shkruaj tek nje portal i PS dhe t jete gruaja e badigardit te Rames ndryshon gje?
      Secili ka te drejte te jete burri apo gruaja e dikujt dhe te punoj diku dhe te shpreh mendimet e veta edhe nese te duken ty te gabuara.
      Ti po i shpreh te tuat ketu?
      Edhe kjo vajza ka t drejte te jete anti qeveri.
      Kjo nuk i mohon te drejtat qe ka si njeri dhe si gazetare

      Reply to this comment
  5. H October 10, 11:09

    Kur ti je budallaqe me iluzione abstrakte surrealiste , askush nuk mund të ndihmojë.

    Reply to this comment
  6. Deshmori October 10, 11:20

    Policia jone eshte vetem per gjoba dhe favore politike

    Kur kercet dyfeku, fshihet vrymave si lepur

    Reply to this comment
  7. labi October 10, 11:51

    Kjo ne cdo fjale qe thote genjen,por kur shteti punon me ca pseudo avokate qe i kan marr shkollat me leke dihet fundi,ata qe duhet te ngrejne padite jane te pa afte,dhe injorante,shume mire mund te trajtohej si njeri qe perben rrezik per sigurine kombetare,ky ligj eshte ne fuqi ne cdo shtet europian,se cka bere kjo per Shqiperine e dine dhe pulat e fshatit,po fajin nuk e ka kjo lepuri fle diku tjeter,kur palloshi gjate nuk ka bythe te lidhi qenin e Fahriut cfare mund ti beje kesaj.

    Reply to this comment
  8. mirel October 10, 14:54

    Gazetari perkthen fjalen “Thankfull” nga anglishtja direkt pa e intepretuar. Ne shqip nuk themi “jemi falenderues”, apo “ndjehem falenderues”.
    Eshte nje injoranci totale e gazetarise, medias dhe gjithe kaqolave qe veshin nga nje kostum “intelektuali” dhe shesin fjale neper shkrime dhe emisione publike.
    Mund te thuhet shqip: “Ja di per Faleminderit”.
    Kjo eshte shprehja e sakte. Ose jam mirenjohes.
    Gazetaret duhet ta njohin pak dhe zgjdhimin e foljes jam..apo nuk jeni te sigurt as per kete..
    Une jam
    Ti je
    Ai, ajo, eshte. .mirenjohese.
    Gjeni nje liber gjuhe te para 90es se ju ben mire. Liber i 8 vjecares. Ju mjafton

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*