Gazetarja e “Le Iene” sfidon Ramën për Bulqizën

November 13, 2017 15:35

Gazetarja e “Le Iene” sfidon Ramën për Bulqizën

 

Përpara disa ditësh emisioni investigativ italian “Le Iene” transmetoi një reportazh nga Bulqiza ku trajtohej problemi i fëmijëve që punon gjithë ditën në stoqet e mineralit të kromit për të fituar 100-200 lekë në ditë.

Fëmijët dëshmonin me zë dhe figurë se kjo ishte një mënyrë për të ndihmuar familjet e tyre të varfra dhe gazetarja Alice Martinelli i shoqëroi ata përgjatë një dite pune me mineralet.

Ndërsa kryeministri Edi Rama, gjatë një vizite në Bulqizë, tha se media që ka bërë reportazhin është një media kazani si edhe që pamjet e shfaqura ishin të vjetra dhe ato nuk i përkisnin aspak periudhës së tij të qeverisjes.

“Më erdhi inat me ca italianë se dhe atje kazanë sa të duash ka. Kishin bërë një reportazh të ndyrë për Bulqizën më filmime të vjetra, me fëmijët që turreshin për të mbledhur krom. Faktikisht sot nuk është më si fenomen. Ka raste sporadike, por nuk është më. Po ishin filmime të vjetra mo… edhe e nxjerrin atje: “Ja Shqipëria, turren…tmerr. Tmerr. Çfarë të thuash!”, tha Rama gjatë vizitës në një familje në Bulqizë.

Por sot ka ardhur edhe reagimi i gazetares Alice Martinelli që ishte në Bulqizë dhe realizoi reportazhin.

Duke bërë një reagim në faqen e saj në Facebook, gazetarja Martinelli i lëshoi edhe një sfidë Ramës për Bulqizën.

“Ne do të ta vërtetojmë që kronika është bërë në mes të tetorit, po t’i çfarë do të bësh për ata fëmijë në Bulqizë?” – thotë ajo.

Komenti i gazetares Alice Martinelli:

Dikujt, kronika jonë për fëmijët shqiptarë që shkojnë të mbledhin krom i ka shkaktuar bezdi. Edi Rama, kryeministri shqiptar, gjatë një pasarele në favor të telekamerave ka thënë se Le Iene janë “një emision kazani” dhe na akuzon se kemi realizuar “një reportazh m*ti me imazhe të vjetra, mbi një fenomen që nuk ekziston më”.

I dashur kryeministër Edi Rama e kuptoj se reportazhi ynë nuk ju ka pëlqyer, por për një gjë të rrini i qetë: është xhiruar mes 14 dhe 16 tetorit 2017, më pak se një muaj më parë. Nëse pamjet që keni parë nuk ju mjaftojnë (jam e pranishme unë në 90% të pamjeve, si mund të jetë një kronikë e vjetër?), kemi gjithë provat që e dëshmojnë: filmime dhe fotografi me datë, dhe faturat e qëndrimit tonë.

Por më thoni, duke qenë se mund t’iu dëshmojmë se është gjithçka e vërtetë dhe aktuale, ju tani do të bëni ndonjë gjë për fëmijët nga Bulqiza dhe për familjet e tyre? Sepse, ne i pamë me sytë tanë të mbledhin gurë dhe më pas t’i shesin me 0,10 qindarka kilja. Ashtu sikurse kemi parë se kur bie nata, një pjesë e qytetit është tërësisht në errësirë. Dhe se kushtet strukturore dhe higjienike të disa shtëpie janë të tmerrshme.

Ju çfarë mendoni të bëni?

 

November 13, 2017 15:35
Komento

13 Komente

  1. nina November 13, 16:07

    GAZETARES ITALIANE I THEM ME PLOT GOJEN, DHE VERTETESI, TI MOS SHIKO FEMIJET SHQIPTAR QE PUNOJNE VETE PER KUSHTET E KEQIJA, PASI QEVETITARET E DERI VITEVE 2013 NUK E KISHIN MENDJEN TEK SHTETI I TYRE DHE JETEN E POPULLIT, DHE QEVERIA E SOTME NUK NUK MUND TE MBYLLI VRIMAT E KRIMIT NE 4 VITE, POOOOR TI ZONJA GAZETARE ITALIANE, SHKO NE KOMUNEN E SAVILIANOS NE TORINO, KU ITALIA ESHTE SHTET EUROPIAN, DHE SDUHET TE KETE RRACIZEM DHE VARFERI, MUND TA VERIFIKOSH SHUUM THJESHTE, QE FEMIJET E EMIGRANTEVE SHQIPTAR QE KANE MBI 16 VITE JETESE ATY, DHE KAN LINDUR NE ITALI, DHE QE PRINDERIT GJITHMON KANE PUNUAR ATY, NDOSHTA DHE ME 3 EURO OREN E PUNES, EDHE PA PUNE, SE FABRIKAT MBYLLEN JO PER FAJE TE TYRE, KU PRINDERIT KERKOJNE PUNE NE KOMUNE DHE JU THOT KRYETARJA APO PUNONJESI I KOMUNES, ME JEP 500 EU TE FUSIM NE PUNE, KU FEMIJET HAJNE NJEHERE BUKE NE DITE, DHE SKANE NDIHMA NGA ASNJE ATY, SE PERBALLOJNE DHE RRACIZMIN ATY SE JAME SHQIPTAR, PASTAJ TI ZONJE GAZETARE ITALIANE, MUND TE SFIDOSH KRYEMINISTRIN TONE, QE I DUHET PUNE E MADHE TA NXJERRI SHQIPERINE NGA SKAMJA KU E GJETI SHTETIN PAS 25 VITEVE KU E LANE QEVERITARET KRIMINEL DHE QE NUK MENDONIN PER POPULL…. ON GAZETARE ITALIANE???? BEN MIRE TE SHOHESH KORRUPSIONIN DHE RRACIZMIN NE SHTETIN TEND, PASTAJ SJQIPERINE….

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 November 13, 17:46

      a të martë muti shalët moj nina!
      në vënd që të kërkosh të rregullohet gjëndja e shqiptarëve ti shan atë që ngrëproblemin!!
      e copa e idiotes!!
      shpresoj që të jesh dhe ti në gjëndjen e fëmijëve të bulqizëz dhe të mos jetë dikush që të ndihmojë!bile do të uroja që të tërë të bënin atë që po bën ti tashti!!mbron shkaktarin e problemit!!

      Reply to this comment
  2. Tartufi November 13, 16:50

    Krye- legeni i ketij mileti te corjentuar,do te beje nje pikture
    ku te shikohet madheshtija e ketij vendi ne keto vite te qeverisjes se tij. Si gjithmone per te qeshur,bini vjolines ne
    nje adaxhjo te kendeshme. I mencuri kurre nuk mer nje detyre per tu bene per tu qeshur dhe tallur.

    Reply to this comment
  3. Zeriaresyes November 13, 17:42

    Ti moj gazetarja e italise ku e gjen ti te drejten morale te sfidosh kryeministrin tone. Ai I ke filmuar gjendjen e femijeve tuaj ne Itali.Te keshilloj ta besh kete.dhe do shikosh se cfare do nxjerresh,Ti e preokupuara e shekullit per femijet tane. Kush te ka paguar te hedhesh balte…….
    Po ne kemi problem kete e dime,por ne nuk mund tia faturojme kryeministrit aktual ate qe nuk eshte bere ne 27 vjet nga qeverite e mepareshme.Ti e meriton te quhesh kazan e pertej kazanit.Ben mire te zgjidhesh problemet ne vendin tend se tona ne I zgjidhim vete. Tani vendi ka zot.Shko ne jug te italise dhe shiko kuI ke femijet ne ate zone dhe pastaj preokupou per femijet tane.Por kushdo te ka cuar te besh filmime I ka bere hesapet pa hanxhine I themi nga shqiperia.Mos fut hundet ku nuk te takon.Ne vjen si mike rri e tille ne te kunderten skemi nevoje per gazetare kazani mediatik.Disa gazetare si puna jote kane vene syze dielli dhe nuk duan te na shikojne si jemi por vetem nxjerrin vrere per shqiperine.Qellimet e tua nuk jane te ndihmosh femijet ne shqiperi por ti sherbesh atyre qe te kane financuar te hedhin balte te kryeministri yne qe ne e dime shume mire sa punetor dhe I perkushtuar eshte per gjithe femijet ne Shqiperi.Turp per ty per cfare ke bere.

    Reply to this comment
    • info analitike November 13, 21:34

      degjojeni shoke zerin e budallallekut se ky duket qe e ka koken plot…me propagande te mykur partie.

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 November 14, 10:14

      edhe sikur në itali problemi të ishte 1 mijë herë më i rëndë,ti o copë idioti duhet të thuash faleminderit që po ngrihet dhe ky problami i “vogël ” në shqipëri!!
      ti duhet ti kërkosh idiotit tonë që ka zënë kreun e shtetit ta rregullojë dhe këtë “mikro”problem që është,dhe jo të hash mut e të kritikosh atë që ka nxjerrë në dritë këtë plagë shqiptare!!
      përse e ke mi k/mutin??
      për bukuri??jo debil jo!!
      ai duhet të punojë për të zgjidhur problemet dhe jo të rrijë e të shajë ata që nxjerrin problemet në shesh!
      hy qënje idiote!!

      Reply to this comment
  4. MH November 13, 18:13

    NINA!
    Keni shume te drejte qe merrni ne mbrojtje kryeqeveritarin Rama.Sepse edhe atje per ku bani fjale mund te ekzistoj rrealisht kritika e Yte ndaj gazetares italiane.
    Por nji dicka duhet varur ne vesh dhe gishtin ne tamthin e mendjes.Gazetarja italiane duhet te marrin femijet qe pershkruan hallin e tyre per 0.10 cent kg e mineralit e ti ballafaqojne me leter njoftim te gjendjes civile dhe te mbyllet ky muhabet.O pro kritikes se gazetares italiane o pro kritikes tend ku behet fjale per vendin e ekspozes ne bulqize.

    Reply to this comment
  5. Endri November 13, 18:49

    Nina dhe Zeriaresyes e bene punen qe duhej ne lufte kunder imperialisteve te qelbur qe guxojne te sulmojne Zeusin e kombit tone.

    Reply to this comment
  6. Savon November 13, 19:06

    Gazetarja italiane ka zgjedhur Bulqizen per te pergatitur reportazhin e saj dhe i jap plotesisht te drejte!
    Kryeministri Rama ka dhene pergjigje te gabuar se bark ngopuri nuk e e kupton bark pangopurin!
    Ai eshte mjeshter i lustres,i show-t mediatik dshge sebashku me kryebashkiakun e Tiranes,me shume rrine para mediave se sa ne zyre!
    Mbi te gjitha keta qeveritaret tane nuk jetojne me hallet e popullit se vete persoinalisht nuk lexojne asnjehere letrat e ankesat e popullit vetem kur u duhet te bejne show!
    I rekomandoj kesaj gazetareje te nderuar,qe ne se skandalizuar me femijet e Bulqizes,do te te bjere te fiket sikur te shkosh ne veriun e Shqiperise dhe te besh reportazh per mijra familje te ngujuara nga gjakmarrja si ne mesjete dhe qe asnje kryeminister nuk ka bere asgje per 27 vjet per kete plage shoqerore makabre ne mes te Europes!
    Ne se edhe kjo nuk do t’i mjaftonte kryeministrit tona,do te rekomandoja qe te benit nje reportazh ne nje lagje,3 km larg zyres se kryeministriut ne Tirane qe quhet Yzberish me 50 mije banore,qe jetojne si ne geto,pa rruge te shtruara,pa asnje kopesht e cerdhe shgtewterore,plehra dhe qen rrugace me shumice,trotuaret e dhena me qera nga kryebadshkiaku i babezitur per para,ndersa nenat me femije nuk kalojne dot me karroca!
    Nuk ka asnje lulishte,asnje kend lojrash,asnje vend ku te rrine pensionistet,asnje poste policie,asnje zyre postare,asnje dege banke etj,etj!
    Cdo muaj banoret paguajne dhjetra miliona taksa,por ketu ne Yzberish nuk eshte investuar asnje qindarke,sepse shpenzohet vetem atje ku u behet reklame sundimtareve!
    E fundit:
    -Vizitoje Tiranen,gazetare e nderuar,se kryebasdhkiaku ka reklamuar se po krijon “PYLLIN ORBITAL”!
    Qe perkthehet se ai pyll fillon ne Tirane e do perfundoje ne ORBITE,mbase deri ne mars!
    Ndersa ne Yzberisht nuk ka mbjelle asnje peme!
    Mjere shqiptaret e shkrete!

    Reply to this comment
  7. Lili November 13, 19:45

    Gazetarese italiane tash do t’i thot hajde bere nje reportazh mbi multimillionerat e Shqiperise,se Rama duke qendruar vetem me keta multimillionera e ka krijuar bindjen se gjithe shqiptaret jane si ai multimillionere

    Reply to this comment
  8. sigurimsi i PD November 14, 08:52

    Gazetarja italiane qe ti jepet te drejte bashke me trushplaret tane,duhet ta filloj reportazhin e saj qe ne momentet e para se cfare beri partia komuniste demokratike me minierat ku banoret e hanin nje cope buke.
    A nuk ishte bastardi sali berisha qe shkatrroi Bulqizen se ishte komuniste dhe ja dha minierat komunistave te tij mafioz.
    Dhe cben hajdutet komunist mafioz(qe dikur ne kohen e soc i trajtonin minatoret pak a shum si njerez) i hodhen te gjithe ne rruge,ata qe i mbajten i paguajne dhe i shfrytezojn si skllever,ku ka me dhjetra te vrare,nuk ka asnje siguri qe te mos flasim qe u hoq dhe statusi i minatorit apo mosha pensionit u rrit.
    Dhe te gjitha keto ben qe edhe femijet te sulmojne copat e kromit,te len shkollen dhe te mbijetojne per nje cop buke.
    Partia komuniste demokratike premtoi se do sillte parajsen me cekun e bardhe dhe solli varferin,shkatrrimin,percarjen ,drogen prostitucionin,vrasjet ne rruge dhe ne familje.
    solli trushplaret si info mark uku qe e cafte ujku,solli bllokmenet si sypeshkaqeni e co qe kane miliona dhe qajne hallin e te varfereve,qe derdhin lot krokodili……..

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 November 14, 10:20

      idiot
      para saliut e ka fajin enveri,para enverit e ka zogu,para zogut e kanë turqit,para turqve e kanë sërbët,bullgarët,bizantinët,rromakët e para tyre muti që të hash ti dhe K/muti ynë!!
      problemi qëndron sot!!
      dhe kërkohet zgjidhja sot!!
      K/muti ynë e fsheh,nuk thotë “flm dhe do të bëj gjithçka që të dalim nga kjo gjëndje”!!
      ku me sheh ndryshimin me saliun ti or kar i PD??

      Reply to this comment
  9. Vladimir November 14, 09:58

    Ndjek me kenaqesi gjithe punet e mira qe zoti Rama ben dhe e uroj per to, por ketu ka gabuar. Druaj qe nuk e ka pare fare e misionin i cili ishte shume njerezor, realist dhe dashamires.
    Ne se vlen nje keshille miqesore, kryeministri duhet te kerkoje ndjese.
    Le Iene ka nje grup gazetaresh denoncues serioze e qe ju shkojne puneve deri ne fund.
    Te mos harrojme shqiptarin qe e shoqeruan me kamera ne shtepine e lindjes ne Cameri. Gjej rastin ti falenderoj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*